Rrëfimi i mbesës së Al Capones: Ishte baba i dashur

Ishte dita e Krishtlindjeve e vitit 1946 kur gangsteri famëkeq i Çikagos Al Capone mori gruan e tij dhe katër mbesat për një shëtitje në molin e vilës së në Palm Island duke shijuar lirinë e tij pas Alcatrazit ku shleu dënimin për shtatë vite për evazion fiskal.

174 artikuj që i përkasin familjes Capone  do të dalin në ankand në California  ku midis tyre fotografi personale, armë zjarri, bizhuteri, etj.

Ora e xhepit Patek Philippe prej platini e diamanti është e vlerësuar të shkojë deri në 50,000 Dollarë, ndërsa pistoleta e tij e preferuar Colt 45 në 150,000 Dollarë.

Diane Capone, 77 vjeç, e dyta nga katër mbesat e gangsterit tha se vendimi për të shitur sendet erdhi për shkak të moshës dhe zjarreve në Kaliforninë Veriore.

Deri më tani në ankand janë regjistruar 1.000 ofertues ndërkohë që Diane tha se shpresonte që këto objekte të zbulonin anën njerëzore të gjyshit të saj, në vend të dhunës së pamëshirshme të Çikagos së viteve 20 ku ai mori edhe famën.

Artikulli që ilustron më shumë këtë, tha ajo, është një letër personale që Al Capone i shkroi djalit të tij, Sonny nga Alcatraz e vlerësuar 50,000$.

“Është një letër kaq e bukur. Këto nuk janë fjalët apo idetë e një njeriu që është një gangster i pamëshirshëm. Këto janë fjalët e një babai të dashur”, tha ajo./KultPlus.com

Rrëfimi i mbesës së Al Capones: Ishte baba i dashur

Ishte dita e Krishtlindjeve e vitit 1946 kur gangsteri famëkeq i Çikagos Al Capone mori gruan e tij dhe katër mbesat për një shëtitje në molin e vilës së në Palm Island duke shijuar lirinë e tij pas Alcatrazit ku shleu dënimin për shtatë vite për evazion fiskal.

174 artikuj që i përkasin familjes Capone  do të dalin në ankand në California  ku midis tyre fotografi personale, armë zjarri, bizhuteri, etj.

Ora e xhepit Patek Philippe prej platini e diamanti është e vlerësuar të shkojë deri në 50,000 Dollarë, ndërsa pistoleta e tij e preferuar Colt 45 në 150,000 Dollarë.

Diane Capone, 77 vjeç, e dyta nga katër mbesat e gangsterit tha se vendimi për të shitur sendet erdhi për shkak të moshës dhe zjarreve në Kaliforninë Veriore.

Deri më tani në ankand janë regjistruar 1.000 ofertues ndërkohë që Diane tha se shpresonte që këto objekte të zbulonin anën njerëzore të gjyshit të saj, në vend të dhunës së pamëshirshme të  Çikagos së viteve 20 ku ai mori edhe famën.

Artikulli që ilustron më shumë këtë, tha ajo, është një letër personale që Al Capone i shkroi djalit të tij, Sonny nga Alcatraz e vlerësuar 50,000 $.