Dua Lipa rrëzohet gjatë performancës së saj në koncertin në Milano (VIDEO)

Dua Lipa po dhuron performanca të jashtëzakonshme në koncertet e saj në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Së fundmi, 26-vjeçarja është gjetur në një moment të sikletshëm, ku edhe është rrëzuar në skenë gjatë kohës kur po performonte.

Ajo se çfarë e bën të veçantë në një lloj forme këtë rrëzim, është se Lipa ngritet menjëherë me ndihmën e një balerine që po performonte në skenë.

Pothuajse nëpër të gjitha koncertet që ka marrë pjesë Dua Lipa në Evropë, sallat kanë qenë të mbushura dhe nuk është lënë asnjë biletë pa u shitur.

Këngëtarja shqiptare kishte pasur edhe një tjetër moment të tillë gjatë koncerteve të saja, kur i kishte rënë mikrofoni në tokë.

Koncerti i saj i radhës do të jetë në Lyon të Francës më 30 maj. /KultPlus.com