Lëshohet për qarkullim të autobusëve dhe automjetet emergjente rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë

Është lëshuar për qarkullim të autobusëve urbanë dhe automjeteve emergjente rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Trafikut Urban përmes një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni njoftimin:

Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm./ KultPlus.com