Tirana ndez dritat e festave të fundvitit (VIDEO)

Tashmë në gjithë botën kanë nisë përgatitjet për festat e fundvitit, e një ndër to që është edhe më e rëndësishmja në këto festa, është zbukurimi i qyteteve dhe shtëpive.

Kësisoj mbrëmë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ndezi dritat në Sheshin Skënderbej, shkruan KultPlus.

Kjo gjë u bë nga i pari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili këto momente magjike i ndau edhe me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

“Gezuar Festat – Tirana i ndezi dritat e festes, solidaritetit e bujarise shqiptare!”, ka shkruar Veliaj, i cili poashtu ka publikuar edhe një video pikërisht të momentit të ndezjes së dritave. / KultPlus.com

Shkëlzen Doli ‘mbyllë’ sheshin ‘Skënderbej’

Të shtunën më 23 shtator në sheshin Skënderbej në Tiranë, do të mbahet koncerti i violinistit shqiptar Shkëlzen Doli.

Ky projekt i quajtur nga vetë Doli ‘Shkëlzen Doli-Albanian Soul’, pritet të jetë një ndër koncertet më madhështore të realizuara së fundmi në Tiranë.

Kësisoj pikërisht për këtë ngjarje të madhe të muzikës shqiptare dhe jo vetëm sheshi Skënderbej që nga e enjtja më 21 shtator e deri më 23 shtator do të jetë i mbyllur dhe hyrja për në koncert do të jetë vetëm me bileta, shkruan KultPlus. Kështu ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë violinisti shqiptar, i cili poashtu ka treguar se janë rezervuar dhe janë shitur rreth 70% e biletave deri më tani./ KultPlus.com

Shkëlzen Doli interpreton veprën e kompozitorit Florent Boshnjaku

Maestro i violinës, Shkëlzen Doli, më 23 shtator në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, do të sjellë magjinë e interpretimit përmes projektit të tij ‘Albanian Soul’.

Ky koncert tashmë është paralajmëruar që do të ketë një program të pasur artistik duke u bazuar në muzikën e të gjitha trevave shqiptare por nuk do të mungojnë edhe perlat e muzikës botërore.

Ky koncert që pritet të jetë madhështor në Tiranë, do të përmbyllet me një pikë të kompozuar nga kompozitori kosovar Florent Boshnjaku. Këtë gjë e bëri të ditur për KultPlus, vetë kompozitori Boshnjaku, i cili tregoi se kjo pikë është kompozuar enkas për këtë koncert dhe do të luhet nga mjeshtri i violinës Shkëlzen Doli.

“Në këtë koncert do të luhen një pjesë e veprave të njohura klasike të ri-orkestruara dhe pastaj do të luhet një program me muzikë shqipe (këngë të dëgjuara të ri-orkestruara, ku edhe këtu e kam një orkestrim timin). Pastaj ka edhe pika origjinale të kompozuara enkas për koncert. Numri im do ta përmbyllë koncertin dhe është origjinal, pra i kompozuar enkas për këtë koncert dhe luhet nga Shkëlzen Doli bashkë me orkestër dhe bend”, ka thënë për KultPlus Florent Boshnjaku.

Vepra quhet ‘E bukura’, ndërsa më 23 shtator në sheshin ‘Skënderbej’, kjo vepër do ta përmbyll koncertin e Shkëlzen Dolit ‘Albanian Soul’./ KultPlus.com