Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”, atraksion turistik

Turizmi speleologjik, vijon të tërheqë vizitorët vendas dhe huaj kuriozë të natyrës dhe historisë në Shqipëri, që është e pasur me një larmi të madhe shpellash dhe formacione gjeonatyrore.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, solli sot në rrjete sociale, foto nga Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, ku shpaosen bukuri të radha natyrore të ndërthurura me peisazhin piktoresk që të ofron zona.

“Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, është vizituar nga speologët për herë të parë në vitin 1995, dhe tashmë njihet si një ndër gjashtë shpellat karstike në Evropë”, shkroi Ekonomi.

Shpella e Zezë e Pëllumbasit gjendet në juglindje të Tiranës mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen. Ajo ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo të shfaqet befas dhe vjen duke u zgjeruar përherë dhe më shumë kur i afrohesh. Shpella e Zezë e Pëllumbasit shtrihet në një thellësi prej 300 m (e eksploruar) dhe të tërheq vëmendjen me formën e saj, por edhe me ndërtimin e brendshëm, si në thellësinë e një galerie të stërmadhe miniere.

Tavani shkëmbor është i mbushur me stalagmite gjithfarë formash dhe dyshemeja e saj me stalaktite. Interesante janë gropat në dysheme, por edhe tavani i shpellës me togëzimet gëlqerore të gurëzuara dhe me struktura nga më të çuditshmet./atsh/KultPlus.com

Një mrekulli natyrore zbulohet në zonën e Elbasanit

Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më parë dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.

Fundjava nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë. Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.

Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan. Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet monument natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve.

Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë (në foto shpella e zbuluar në Klos të Elbasanit)./ KultPlus.com

Ndërpriten punimet në Austostradë, alarmohet për shkatërrim të shpellës

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”…/ KultPlus.com