Për festën e ‘Halloween’ thehen xhamat e autobusëve në Prishtinë, reagon Ahmeti

Për festën e Halloween janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160444788377166

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshjen për Parkun e Aventurave në Gërmi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot së bashku me Swiss Contact dhe SportMarketing, kanë nënshkruar kontratën për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave në Gërmi, shkruan KultPlus.

Ky Park, pritet t’i ketë gjithsej 67 elemente në total të kategorizuara për moshat 4+ vjec, me kapacitet 110 vizitorë dhe padyshim se do të e vendos Prishtinën në hartën e vendeve atraktive për të vizituar.

Projekti i parkut do të zbatohet nga kompania Slovene KoreenSports me metodë joinvazive në natyrën ekzistuese sikurse që janë instaluar edhe në zona të mbrojtura në Bled, Bohinj, Belgjike, Austri e Norvegji.

‘Falënderojmë bashkëpuntorët dhe e gëzofshim së bashku!’, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në njoftimin e dhënë. / KultPlus.com

Shpend Ahmeti pas takimit me Zemajn: Nuk jemi të interesuar për karantinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar sot se nuk do të tolerohet askush që nuk respekton masat anti-COVID. Ai tha se qytetarët duhet të respektojnë masat, në mënyrë që të mos ketë masa shtesë.

Pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ahmeti në një konferencë për media tha se duhet bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, që të mos merren masa restriktive.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministrin Zemaj. Do të punojmë bashkë të mos ketë restrikcione shtesë, po mundohemi mos me pasë, nuk varet nga komuna dhe ministria, por nga qytetarët. Nuk jemi të interesuar të bëjmë karantina, me e reduktua orarin, por kjo ndodh vetëm nëse jemi na bashkëpunim me qytetarët dhe respektohen masat”, ka deklaruar Ahmeti.

“Dje kam ngritur një alarm, sepse para një muaji kemi pasur një krizë më të madhe kur tjerët vende nuk e kanë pasur. Krejt Evropa është duke shku kah mbyllja, kurse ne kemi pasur nën 100 raste në 1 milion banorë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se numri i rasteve në Prishtinë është më i madh se në qytetet tjera sepse në kryeqytet po bëhen më shumë testime.

“Jemi të brengosur për shtimin e rasteve, ju lusim të punojmë bashkë, të mos na detyrojnë të bëhemi më inspektorë se inspektorët. Nëse kafiteritë duhet të mbyllën në 23:30, do të mbyllen në 23:30. Te kafet e rakisë brenda nuk ka njerëz, por në rrugë rrinë rreth 200 veta. Numri i rasteve në Prishtinë është më i madh, sepse ka më shumë testime”, ka thënë Ahmeti. / Gazeta express/ KultPlus.com

Ahmeti sqarohet rreth pagesës për vetura: Prioritet mbi prioritete – shëndeti i qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, është munduar të tregoj më shumë rreth pagesës për vetura. Sipas tij, kjo është keqinterpretuar. Sepse gjithçka vjen në të mirë të shëndetit dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

“Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë. Gjatë periudhës së ndotjes marrim tepër shumë komente nga qytetarët për zgjidhje afatshkurtër e të cilat për ndotje janë të pamjaftueshme për ta zbutur situatën. Por në prill, pastaj harrohet e tëra dhe kjo temë shkon në fund të agjendës publike”, shkruan Ahmeti duke treguar tutje se sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund ti ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike.

Por ka dy gjëra që mund ti ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shtëpi individuale, të cilën e adreson me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror.

E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje.

Tutje ai tregon planin për vikend: Për vikend kishte shumë diskutime në rrjetet sociale se si ne po duam të vendosim rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.

Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë.

Pra përveç parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem.

Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.

PRIORITET MBI PRIORITETE – Shëndeti i qytetarëve

Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam veçse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve.

Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e veturës. Transportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut”, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com

Teatri ‘Dodona’ hapë dyert me premierën e shfaqjes për fëmijë ‘Mik – Mik’

Teatri ‘Dodona’ ka hapur dyert për shikuesit pas mbylljes që nga fillimi i pandemisë, me premierën e shfaqjes për fëmijë “Mik – Mik”, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se përgjatë këtij muaji krahas kësaj shfaqje do të jepen edhe shumë të tjera, por me respektimin e masave kundër virusit.

“Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit “DODONA” hapi dyert e veta per shikuesit me premierën e shfaqjës për fëmijë “Mik-Mik”. Në Teatrin e Qytetit “DODONA” përgjatë muajit tetor do të mund të shihni edhe shfaqje të tjera duke respektuar të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit “DODONA” hapi dyert e veta per shikuesit me premierën e shfaqjës për fëmijë “Mik-Mik”.

Shfaqja “Mik-Mik” vjen me skenar e regji nga Kaltrim Balaj e skenografi e kostumografi nga Vesa Bunjaku.

Në Teatrin e Qytetit “DODONA” përgjatë muajit tetor do të mund të shihni edhe shfaqje të tjera duke respektuar të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë e mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë!

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim!/ KultPlus.com

Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit "DODONA" hapi dyert e veta per shikuesit me premierën e shfaqjës për fëmijë…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Samstag, 17. Oktober 2020

Ahmeti: Në buxhetin e vitit 2021, do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Teatrit ‘Dodona’

Mungesa e trupës rezidente në Teatrin ‘Dodona’, mosrespektimi i ligjit për teatrin, si dhe vonesat që tash e disa vite po bëhen nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë teatër, ka shtyrë aktorët e Prishtinës drejt protestës për aprovimin e kërkesës së tyre.

Ndërkaq sot, ka reaguar edhe Shpend Ahmeti në lidhje me këtë çështje, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë keni statusin e plotë të Ahmetit

Këto ditë kam marr disa mesazhe nga aktorët për Teatrin e Qytetit. Ata kanë të drejtë.

Është totalisht e pakuptueshme se si të gjitha qytetet e mëdha në Kosovë kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrnohet me gjysëm pagesa vit për vit në Dodonë.

Problemi është i thjeshtë. Ne kemi buxhet, ne nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qëndror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona.

Për këtë kam dërguar disa shkresa në Ministri të Financave.
Çdo buxhet i Kosovës për çdo institucion të Kosovës e ka të caktuar buxhetin per Paga, NUMRIN e punëtorëve në çdo departament dhe këto nuk na lejojnë ti lëvizim.

Sivjet na kanë lejuar 5 vende shtesë por kjo nuk mjafton për trupë rezidente. Nuk duam gjysmë zgjidhje.

Në takimin që kam patur me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Zv Ministrin Agim Krasniqi para një muaji, prapë na është thënë e njejta gjë.

Megjithatë, ne kemi vendosur të bëjmë lëvizje të brendshme. Në buxhetin e vitit 2021, pra prej janarit do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Prishtinës. Synimi është 20 artistë rezidentë.

Konkursin do ta bëjmë të hapur dhe transparent. Titullin e artistit rezident do ta bëjmë pozitë të arritshme për artistët ndër më të mirët’, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com

Ndriçohet Biblioteka Kombëtare në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën nga Covid19

Janë bërë gjashtë muaj prej kur në Kosovë u konfirmua rasti i parë me Covid19, prej marsit të këtij viti në vendin tonë e në botë kanë ndryshuar shumë gjëra në mënyrën e jetesës sonë.

Ajo çfarë edhe është më e dhimbshmja e krejt kësaj situate, janë jetët të cilat i kemi humbur gjatë kësaj periudhe.

Për të nderuar të gjithë ata që humbën jetën nga Covid19, kupolat e Bibliotekës Kombëtare u ndriçuan me të bardhë.

Lajmin e bëri të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili shprehej se bashkë mund ta kalojmë këtë sfidë.

Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë’‘, thuhet ndër të tjera në statusin e Ahmetit. / KultPlus.com

UNICEF-i dhuron donacion me mjete mbrojtëse për 39 shkolla në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme ka bërë pranimin e një donacion nga UNICEF-i dhe USAID me mjete mbrojtëse për fëmijët lidhur me COVID-19.

Pranimi i donacionit u bë në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

“Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë!Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të rihap shkollat,…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Donnerstag, 10. September 2020

Shpend Ahmeti për hapjen e shkollave: E kemi mbërri kulmin e infektimeve, të shohim si do t’ia bëjmë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar çka është biseduar në takimin ne sotëm me homologët e tij dhe kryeministrin Hoti

Ahmeti ka shkruar se në takimin me Hotin dhe kabinetin e tij, u diskutua për vendimin për fillimin e mësimit në vend.

“Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenare për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjës në komunat e tyre”, ka shkruar Ahmeti.

Kreu i Prishtinës thotë se nuk ka mjaftueshëm informata për hapjen e shkollave.

“Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në menyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti.

“Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përbara bashkarisht”, ka shkruar i pari i kryeqytetit. / KultPlus.com

Shatrolli i drejtohet Ahmetit: Në emër të brezit të babait tuaj, kërkojmë të plotësohet trupa rezidente e Teatrit ‘Dodona’

Teatrit “Dodona” tash e njëzet vite i mungon trupa e qëndrueshme rezidente e aktorëve. Numri i aktorëve të punësuar në këtë teatër është shumë i vogël. Tash e një kohë ky teatër funksionon vetëm më pesë aktorë. Mungesa e një trupe rezidente më e madhe në këtë teatër ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e aktorëve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Dramaturgu Naser Shatrolli i ka bërë ftesë publike kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit që të dal në një vendim final, në të mirën e aktorëve dhe teatrit “Dodona”. Ai këtë thirrje e ka bërë edhe në emër të brezit të aktorit të njohur Ali Ahmeti, që njëkohësisht është edhe babai i ndjerë i Kryetarit të Prishtinës.

Sipas tij skena ku Faruk Begolli i dha kuptim jetik teatrit, ishte kumti më i madh për artin në kohën sa ishim të okupuar. Prandaj edhe sot Teatrit Dodona – skenës së Faruk Begollit, i duhen aktorët e rinjë, ngase edhe vet teatri sot identifikohet me të.  

“I dashur Kryetar! Do te ishte feste e madhe nese do te krijohej nje trupë e qendrueshme artistike teatrore per Prishtinën ne teatrin “Dodona”. Andaj, ju beje ftese publike edhe ne emer te brezit te babait tuaj, aktorit tone te njohur, tashme i ndjer, Ali Ahmeti, me te cilin me ka ra shorti qe te luaja me te ne teater dhe te Kafeneja jone. Te lutem merr guximin dhe dil me nje verdiktim final, duke rezonuar pro kerkeses se kesaj trupe dhe ketij komuniteti teatror, qe sot ata i duhen si asnje moment tjeter skenes se Faruk Begollit – Dodona gjersa identifikohet edhe me emrin e tij”, ka reaguar Shatrolli nëpërmjet një postimi në Facebook.

Reagimi i Shatrollit ka ardhur si mbështetje e komitetit të aktorëve të Prishtinës të cilët në mëngjesin e sotëm kanë mbajtur një konferencë për media. Gjatë kësaj konference ata kanë kërkuar që numri i aktorëve të punësuar në Teatrin “Dodona” të rritet minimalisht në 10 ashtu siç ligji e kërkon, dhe jo vetëm në pesë ashtu siç operon tash e sa vite. Gjithashtu gjatë kësaj konference është thënë se do të shqyrtohet edhe mundësia e realizimit të protestave para objektit të Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Ahmeti: Rihapja e çerdheve do të lejohet nga e hëna, presim përgjegjësi nga prindërit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna synon rihapjen e çerdheve me kushte nga e hëna, pasi që Qeveria e Kosovës ia ka lënë Komunës përgjegjësinë për rihapjen e tyre, shkruan KultPlus.

Postimi i Ahmetit:

Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë Komunave.

Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020.

Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë.

Falemnderit për mirëkuptim! /KultPlus.com

IKSHPK me mesazh të çuditshëm, reagon edhe Shpend Ahmeti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një postim aspak të pëlqyer nga ana e qytetarëve të cilët janë shprehur që përmes këtij statusi Instituti ka përhapur panik dhe frikë të qytetarët e që në fakt do të duhej ta bënin të kundërtën, shkruan KultPlus.

“Virusi vret!
Prindër! Vendosni maskën!
Unë jam fëmiu juaj!
Dua të rritem më prind!”, ky është statusi të cilin Instituti e ka shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në Facebbok e për të cilin ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit dhe duhet të jetë në mënyrë më profesionale e më pak të çuditshme.

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:

Përderisa pajtohem me qëllimin, mjeti, mënyra dhe përçuesi i porosisë lënë për të dëshiruar.

Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar.

Instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politikbërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore.

Mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Këtu pajtohem plotësisht. Por ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo.

Përndryshe përgëzime për punën e Institutit.

Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë s’do të ketë nevojë për masa tjera restriktive. / KultPlus.com

Ahmeti ju lutet për kujdes: Nuk do të ketë krevate për tu shtrirë e mjekë për të ju mjekuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke i lutur qytetarët për kujdes dhe respektim të masave. Ai kësaj radhe ju drejtohet jo si kryetar i Prishtinës, por si qytetar e familjarë duke kërkuar që të respektohen masat, shkruan KultPlus.

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:

Gjatë këtyre muajve të pandemisë kam takuar qindra njerëz, kam qenë në kontakt me mjekë, e në lagjet me infeksion. Gjasat për ta marr virusin kanë qenë të larta. Por, kam përcjellur rekomandimet e mjekëve në maksimum. Masken, jo kontakte fizike dhe larje e dezinfektim të rregullt të duarve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virus është shtuar gjasat janë që të infektohem.

Deri atëherë do ta luftoj me gjana të thjeshta. Maskë, distancë e larje e dezinfektim.

Nanën e kam 72 vjeçare dhe nuk dua ta rrezikoj. Kam parë shumë raste të rënda për ta kaluar si hajgare.

Prandaj sonte nuk po ju flas si kryetar komune por si qytetar e familjar. Këto rekomandime të thjeshta nuk janë të vështira. Përndryshe ska shtet në botë që do ta ndalte përhapjen!

Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet. Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për tu shtrirë e mjekë për të ju mjekuar. / KultPlus.com

Përfundon viti shkollor 2019-2020

Pas një periudhe prej 4 muajsh e cila bëri që zhvillimi i mësimit të vazhdojë në platformën online, sot ka përfunduar viti shkollor 2019-2020, shkruan KultPlus.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ururar nxënësit për durimin dhe sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe aspak të lehtë për ata.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shprehur falenderim të madh edhe për prindërit e mësuesit të cilët me përkushtim të madh punuan me fëmijët dhe nxënësit e tyre.

”I uroj nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe plot sfida, si dhe i falënderoj prindërit e mësimdhënësit të cilët punuan me përkushtim që mësimi online të mos i lë nxënësit prapa më mësime.
Uroj që në vitin e ardhshëm shkollor t’i kthehemi normalitetit dhe nxënësit bashkë me mësuesit t’i kthehen ambienteve shkollore!
‘, u shpreh Ahmeti. / KultPlus.com

Ahmeti: Në qoftë se vazhdohet kështu mund të merren vendime më drastike, prandaj iu lus t’i respektoni rregullat dhe distancën

Pas numrit të madh të infektimeve me virusin covid-19 që ndodhi sot në Kosovë, ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili bën thirrje për respektim të masave, ndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sapo e kemi marr informatën nga IKSHP sot për 129 raste të reja në Kosovë e 45 në Prishtinë. Këto janë shifra alarmante. Para se të vendosni se cili ministër ka faj, ju kisha lut të mendoni mirë për veten dhe familjet e juaja. Shumica e rasteve janë raste të kontaktit, pra vajtje ardhje me njerëz me virus. Disa janë pa simptome dhe mendojnë se nuk ka lidhje që dalin. Disa mendojnë që është konspiracion i shteteve të mëdha.

Por e vërteta është se virusi është në mesin tonë. Natyrisht, nuk kemi besuar se do të mbesim me zero raste, por edhe pakujdesi të plotë nuk kemi menduar.

Në qoftë se vazhdohet kështu IKSHP dhe Ministria mund te marrin vendime më drastike, prandaj ju kisha lut ti respektojmë rregullat, pastrimi i duarve shpesh, distanca, dhe në mungesë distance maska.

Ende po i presim detajet nga IKSHP por është e qartë që tashmë gjurmimi është më i vështirë dhe lufta me sëmundjen bazohet në vullnetin e secilit prej neve.

Lajm më pozitiv është fakti se numri i pacientëve me komplikime nuk është shtuar sikurse numri i të infektuarve dhe nuk kemi fatalitete shtesë por kjo nuk do të mbahet kështu në qoftë se rriten numrat e të infektuarve.

Ne si komuna, do të zbatojmë vendimet e qeverisë sipas rekomandimeve të IkSHP por tani mendojmë se është koha për decentralizim të testimeve në komuna dhe shtim të testeve për virus dhe testimeve serologjike. Ajo do të jetë mënyra e vetme për të kuptuar rrjedhën e virusit.

Siç po thonë edhe ekspertët, do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin deri në vaksinë por nuk duhet të lejojmë humbje të kontrollit.

Me respekt e distance me njëri tjetrin! /KultPlus.com

Ahmeti për mbylljen e çerdheve në Prishtinë: Edhe 30 fëmijë do të testohen

Janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19 dje në Kosovë, e 10 nga to janë nga komuna e Prishtinës.

Derisa, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti sot përmes një konference për media, ka dhënë detaje në lidhje me këto raste, duke njoftuar se 2 nga to janë fëmijë, prandaj edhe kanë mbyllur 3 çerdhe.

“Edhe 30 fëmijë do të testohen. Do të ishte mirë që nëse dikush ka pasur kontakt me rastet që kanq dalë pozitiv të vetëizolohen.

Faza e tretë na ka sjellë edhe raste të reja, prandaj të bëjmë kujdes mos t’na ndodhë si në Maqedoni.

Deri më tani e kemi situatën nën kontroll, do të vazhdojmë edhe me vëzhgim e monitorim, siç vepruam edhe mbrëmë me 3 çerdhe që i mbyllën për t’i dezinfektuar që virusi mos të shpërndahet.

Në momentin që i kemi dezinfektu klasët, fëmijët që kanë qenë dy pozitiv, ata s’do të shkojnë në çerdhe, po ashtu edhe klasët do të mbyllen për dy javë. Presim që të gjitha rastet e tjera të dalin negativ. Edukatoret s’do të shkojnë në punë.

I pari i kryeqytetit informoi se kana mbyllur çerdhen “Xixëllonjat” për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv me Coronavirus.

Ai ka thënë se do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave.

Ahmeti tha se pavarësisht kësaj një relaksim i tepërt munden me na kthy pas, pasi që mjaftueshëm kemi pas edhe humbje ekonomike, derisa shtoi se po vazhdon inspektimi në lokalet e Prishtinës. /KultPlus.com

Ahmeti: Mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, nesër iu informojmë për masat shtesë

Dhjetë nga 40 rastet e reja me koronavirus sipas njoftimit të IKSHPK-së janë nga Prishtina.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se tanimë kanë më shumë informacione rreth këtyre 10 rasteve, njofton Klan Kosova

Ahmeti theksoi se fatkeqësisht papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut ka shkaktuar shumë telashe më të mëdha.

Mes tjerash Ahmeti tregoi se duke anuar nga kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohen për dezinfektim të plotë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë. /KultPlus.com

Ahmeti: Prindër mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike deri t’i marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që mos të dërgohen fëmijët në çerdhe publike derisa t’i marrim vendimet, shkruan KultPlus.

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat”, ka shkruar fillimisht ai.

Ahmeti thotë se duhet pritur Ministria e Arsimit që ta qartësojë situatën si dhe rregullat.

“Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte”, shkruan Ahmeti, duke vazhduar:

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri t’irim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje”. /KultPlus.com

Ahmeti kërkon hapjen e çerdheve, kafeneve dhe mbylljen e karantinës në QS

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që sa më shpejt të hapen çerdhet dhe kafeteritë të fillojnë punën e plotë. Ai ka kërkuar që të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se sugjerimi i tij është që çerdhet të hapen të parat. Sipas tij, nuk ka më kuptim që të që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve, sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa, transmeton Klan Kosova.

“Sugjeroj që çerdhet të jenë të parat që hapen, jo që ka dallim të madh të shkollave por meqenëse njerëzit punojnë ka filluar hapja e kompanive. Po ashtu,  siç kanë vendos edhe shtetet skandinave të Evropës, njëherë janë hapur  klasat 1-5 ku edhe mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël, ku na jep kohë që ngadalë të rihapim krejt Kosovën”, tha ai.

Kryetari Ahmeti ka thënë se tashmë duhet të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve sepse më nuk ka nevojë për një karantinim të tillë.

“Kam kërkuar që nuk ka kuptim ta mbajmë QS në karantinë. Një pjesë e madhe e qytetarëve po dalin si shkak të arsyeve të ndryshme. Tash duhet t’i kthehemi masat që kemi pasur në fillim, dikush kur vjen ta ketë vetizolimin e detyruar, ta nënshkruaj një formular që të qëndrosh i vetëizoluar në shtëpi për aq periudhë sa thonë mjekët. Nuk ka nevojë për një karantinë të tillë”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se është shumë e nevojshme që kafenetë të hapen sa më para për shërbim të plotë.

“Janë dy gjëra të cilat duhet t’i kuptojmë, nuk mjafton me thënë hape për take aëay sepse nuk e kanë qarkullimin e njëjtë si gjithmonë. Kur i ke masat ku qytetarët nga 2 orë me dal atëherë nuk ka myshteri si duhet. Pa hapjen e tyre më të plotë nuk do ta ketë efektin e njëjtë sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike”, tha ai.

Ahmeti është shprehur se nuk ka më kuptim që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve, sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa.

“Kam kërkuar që masat të lehtësohen në tempo më të shpejt për shkak se mendoj numri i të infektuarve nuk arsyeton më këto masa. Për më shumë është çështja se në pjesë të madhe nuk po respektohen nga qytetarët dhe është bërë vështirë implementimi i tyre, siç është orari i lëvizjes ku më shumë njerëz po dalin”.

“Të bëjmë menaxhimin më të fokusuar, t’i mbrojmë njerëzit e moshuar, ata që janë më sëmundje kronike e të filloj hapja graduale e çerdheve dhe klasave të para, kurse fokusin ta kemi që nëse dikush është i infektuar ta izolojmë. Kemi 10 raste aktive, nuk ka kuptim që krejt ekonominë ta mbajmë mbyllur për shkak të dhjetë rasteve”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës ka punuar në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit dhe tu ndihmojë qytetarëve edhe ekonomikisht.

“Ne kemi pasur rolin që të zbatojmë vendimet e nivelit qendror dhe natyrisht të plotësojmë hendeqe aty ku janë. Në momentin kur dikush  testohet edhe nëse del pozitiv ose negativ, ne e kemi marrë detyrën që t’i ndihmojmë atyre në vetizolim”.

“Sigurohemi që nuk dalin, nuk infektojnë tjerë. Ideja ka qenë që ta ndalim përhapjen e sëmundjes, t’i dalim  në ndihmë atyre që kanë nevojë qoftë një aspektin ekonomik e shëndetësor dhe të bëhemi gati për pjesën e pasojave ekonomike”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti: Ende ka shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook ka thënë se fëmijët me nevoja të veçanta duhet të jenë të lirë nga pengesat, dhe se ata duhet të përfshihen për t’u zhvilluar, shkruan KultPlus.

Çdo fëmijë duhet të jetë i lirë nga pengesat në jetën e përditshme, edhe ato fizike edhe ato emocionale. Nuk ka zhvillim pa përfshirje. Qyteti jonë ende ka shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Falemnderit UNICEF Kosovo për fushatën që na kujton këtë prioritet. /KultPlus.com

Ahmeti: Ne teatrin e kemi shkatërruar moti me bager të përditshëm

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar një shkrim në Facebook pas rrënimit të godinës së Teatrit Kombëtar, shkruan KultPlus.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:

Në ditën e rrënimit të godinës së Teatrit në Tiranë, kur i hapa rrjetet sociale, murret e telefonit ishin të mbushura me reagime të njerëzve të tronditur nga rrënimi i këtij “institucioni” kulturor.

I madh, i vogël, i ri, i vjetër, burra e gra, djem e vajza të trishtuar nga bageri. Në dy ditët në vijim u kyqa në debatet televizive për këtë temë këndej e andej kufirit, por natyrisht pa e thënë asnjë fjalë, sepse nuk mendoj se më takon mua të flas për një godinë në Tiranë.

Nuk përfitova shumë nga debatet. Ndoshta pse pritja më shumë. Por, në fakt, e kuptova që për mua nuk ishte primare kjo temë kur mendoj për teatrin.

Unë jam rrit në Teatër. Prit! Spo du me thonë që kam shku në teatër si intelektual. unë jam rrit në teatër, sepse prindi jem ka qenë aktor teatri për më shumë se 30 vite. Në moshën 11 vjeçare e kam dit Koprracin e Molierit përmendsh, jo se kam qenë inteligjent që kam lexuar libra të Molierit në atë moshë, por se prindi im e mësonte tekstin në shtëpi. Unë ja lexoja dialogun e aktorëve tjerë e babi ushtronte.

Kam qenë në çdo premierë në fëmijëri dhe pas çdo premiere e shfaqje kam shku në backstage me fol me aktorët. I kam njoft personalisht secilin aktor të teatrit dhe i kam dit cka kanë qef e cka jo. Më kujtohet kur në moshën 14 vjecare, pas nje premiere babi dhe Sabri Fejzullahu mu kishin afru edhe me pysnin, he cka po mendon. Thojsha vet me veti cka mundet me ju interesu mendimi i nje 14 vjecari. Por kur ju thosha super ishte, e shihja gezimin ne syte e tyre. E kam njoft mire edhe Beqen i cili sigurohej qe une me pas ulesen kur metsha pa bilete.

Ka pas shfaqje në Teatrin e Prishtinës që është shfaq mbi 400 herë, ku në më shumë se 90 përqind salla ka qenë plotë. A mundeni me paramendu, 400 shfaqje të njejta, me salla plotë, e ku njerëzit edhe herën e 385 keshin e kajnë ndoshta edhe më shumë se herën e parë. Kam pa qindra prova, qindra të përlame, regjisorë që më dukeshin të çmendur kur insistonin për një detaj të vogël. Aktorë që humbnin kontrollin kur nuk e arrinin atë që dëshironin.

Ama, kur shihja publikun tu e ndje shfaqjen i harroja krejt. Nuk muj me ja u përshkru ftyrën e prindit tem kur një regjisor i ofronte një rol. Shkëlqim, lumturi e pastër. Pasonte diskutimi disaditor për rolin, shfaqjen etj.

Me fjalë tjera e di qysh frymon një artist, një aktor, një njeri i teatrit që ja kushton jetën me i argëtu të tjerët. Baba jem i ka përjetu edhe këtë kohë, e edhe kohën e pasluftës.

E tash, paramendone një aktor si baba jem. Në mbledhjen komemorative që u mbajt në vitin 2011 kur ai ndërroi jetë, familja ma besoi fjalimin. Aty e kam thonë një send që po ja u thom edhe juve. Baba jem ka qenë njeri që me pas kthy 100 herë në jetë prapë ish bo aktor. nuk e kuptoni dashurinë për një profesion (ose më mire thirrje) derisa nuk rini gjatë me një artist. Kur e kam pyt babën tem për këshillë cka me studiu: me ka thon, krejt djali jem ama bash krejt, vec aktor mos u bo.

Nuk mu ka hjek asnjehere prej mendjes. Qysh mujti me thonë një send te tillë. Cfare tradhetie ndaj profesionit te vet. Por ne fakt ajo nuk ka qene tradheti ndaj profesionit, por mos tradheti ndaj meje.

Prindi jem nuk ësh;t rast unik. Secili që është artist e ka artist në afërsi e dijnë për cka po flas. A e din cka duheni me i bo një aktori si puna e babes tem për me fol ashtu. E besomni nuk po flas për rrogen e paret. por flas per respektin, dashurinë dhe thjeshtë Sa ja kemi dit dhe sa ja dijmë vlerën artit e kulturës.

Kqyrni shfaqjet sot, super talente, djem e vajza te reja që e lojne krejt jeten ne skene, e qe menzi e kalojne muajin. Sallat rrallë mbushen, e kur mbeshteten artistet, zakonisht ska buxhet per ta mbuluar krejt projektin. KUr mbeshtesim artiste gjate pandemise, ka me shume reagime se per milionat e humbur në korrupcion. Filmat tonë kanë suksese nëpër botë me buxhete minimale, dhe kur të vlerësohen andej kufirit mandej i shohim si suksese edhe te na dhe fillojmë ti lëvdërojmë.

Prandaj miq te nderuar, ne teatrin e kemi shkaterruar moti, me bager te perditshem, ja kemi hjek tullat një nga një dhe tashmë e kemi lënë të thatë, ndoshta edhe me themele të dëmtuara.

Sepse, ende nuk e kemi kuptuar se Teatri edhe pse godinë fizike (nuk e kam qellim ta uli rëndësinë), ajo nuk i ka tullat apo blloqet fizike. Tullat janë aktorët, regjisorët e producentët. Biletashitësit e bufeja e teatrit. publiku i teatrit, suflerat e punëtorët teknik.

E ne, këto blloqe e tulla i kemi nëpërkëmbë e poshtnu moti, duke i anashkalu, duke mos i respektu duke i shti me ja marr inati profesionit të vet për të ciilin jetojnë.

E me tulla të dobëta, godina fare lehtë rrëzohet. /KultPlus.com

Shpend Ahmeti: Nesër rifillon transporti publik, këto janë rregullat

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se prej nesër do të rifillojë qarkullimi i transportit publik, shkruan KultPlus.

Por ky qarkullim ka edhe rregullat e veta. KultPlus ju sjell të plotë statusin e kryetarit Ahmeti.

– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20

– nuk lejohet me hy në autobus pa maska

– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë

Autobusët tonë janë gati./KultPlus.com

Ahmeti: Para se me flejt mos kqyrni lajme – mendoni se sonte vetëm një person rezultoi pozitiv me Covid-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka propozuar qytetarëve që para se të flen mos të shikojnë lajme.

Ahmeti tha se qytetarët para se të flen të mendojnë se sot kemi marrë lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Para se me flejt mos kqyrni lajme!

Para se me flejt mendone se sot e kemi marr lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, dhe mbi 80 të shëruar.

Tash edhe vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

Prandaj mos u defokusoni me lajme ekskluzive. Gjumi i qetë është i rëndësishëm.

#rriNshpi

Shpend Ahmeti: Të hënën eksperta kushtetues, të martën ekonomista, e të mërkurën psikiatra

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili përgjatë kohës së pandemisë ka qëndruar shumë afër qytetarëve, si duket ka ironizuar me reagimin e panelistëve, por edhe të qytetarëve, të cilët japin mendime për fusha të ndryshme., shkruan KultPlus.  

Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se përgjatë vetëm tre ditëve, nga të njëjtit ndërrohen shumë profesione.

Ky është statusi i plotë i Ahmetit.

Të hënën eksperta kushtetues, të marten ekonomista, e të merkuren psikiatra. Të njejtit njerëz. Vend i mundësive./KultPlus.com