Kjo ishte gruaja shqiptare që lundroi me tetë anije, Bubulina shqiptare në kartëmonedha, shtatore e filma

Rajna Kovaçi

Veprimtaria e grave të shquara shqiptare është e lidhur ngushtë me rrethanat në të cilat u krijua, veproi dhe jetoi populli shqiptar. Si rrjedhim është më se i nevojshëm një rrugëtim i shkurtër nëpër të kaluarën për të njohur më thellë jetën dhe veprën e këtyre figurave. Padyshim ndjenja e përkatësisë etnike si dhe robërimi i gjatë krijuan llogjikën e qëndresës së përhershme shqiptare ndaj pushtuesve të ndryshëm. Sic e dimë shtyllë e fuqishme e kësaj qëndrese ka qene gruaja. Ajo e bëri këtë përmes edukimit të gjeneratave, edukim ky që niste që nga ninullat e para që mbajti frymën liridashëse, kultivoi ndjenjën e mosgjunjëzimit e të respektit ndaj vlerave njerëzore e kombëtare. Prandaj në udhën e stërgjatur të historisë meritat e gruas shqiptare zënë një vend shumë të rëndësishëm.

Nëse do të donim të strukturonim një skemë për letërsinë feministe, do të pranonim se Simone De Beauvior e Virginia Wolfe kanë një pararendëse të femnizmit europian dhe romantik e kjo ishtë Elena Gjika. Kjo figurë ka fituar një rëndësi të vecantë për ne shqiptarët nga prejardhja e saj shpallur prej vetë asaj.

Në historinë mijëvjecare të njerëzimt nuk është i madh numri i grave që patën mundësinë të shquhen në sfera të ndryshme të jetës. U njohën kryesisht , emrat e atyre grave që zëvëndësuan apo përkrah burrave të tyre të shquar i mbështetën në cdo hap. Laskarina Bubulina ishte ndryshe, për kohën që jetoj ishte nga gratë më të emancipuara e më trime të kohës. Bota e mbyllur por vepruese dhe krijuese e gruas nisi të gjejë shprehje vetëm nga shekulli XVIII. Në shekujt vijues, falë këmbënguljes individuale të femrave dhe më pas nisi të shpaloset energjia krijuese e gruas. Fundi i shëkullit të XIX shënon inkuadrimin e gruas në të gjitha sferat e jetës dhe, mbi të gjitha në qarqet e vendimarrjes, duke pasuruar kështu trashëgiminë e cmuar të njerëzimit.

Por jashtë rrjedhave historike nuk mbeti as gruaja shqiptare. Duke patur parasysh ulje ngritjet historike të kombit shqiptar, një mori grash meritojnë të njihen më mirë, sepse ishin shtylla të mirëfillta dhe të qëndrushme të familjes dhe të kombit me njemërues të përbashkët: grua shqiptare. Por ashtu si e sheh gruan shqiptare Margaret Jursenal kur shkruan :”Për nënë do të doja një shqiptare!…” Andaj nuk është rastësi që nga gjiri I popullit shqiptar doli Donika Kastrioti, Elena Gjika, Motrat Qirjazi, Dhaskalina Bubulina, Shën Angjelina, dhe më pas, Nëna më e madhe e botës së sotme, Shën Nëna TEREZA.

Qëndresa dhe sakrifica, si formë e rezistencës e grave shqiptare në luftërat për liri dhe pavarësi, sipas burimeve historike paraqitet në vazhdimësi. Ato u rezistuan tendencave të asimilimit atje ku jetonin si dhe të akulturimit, duke mëkuar që nga kohët antike frymën e edukimit human, familjar,patrotizmin si dhe traditën krijuese popullore. Pra siç e dimë ky nuk ishte fushëveprimi I vetëm I gruas shqiptare, ajo u shqua jo vetëm në fushën politike, ushrarako-luftarake, të arsimimit por dhe të kulturës dhe shkencës. Nga bashkësia e grave shqiptare, të cilat qëndruan dhe vepruan në rrethana të vështira të kohëve, dolën personalitete të shquara, veprat e të cilave I tejkaluan kufijtë gjinorë e kombëtar. Ja cfarë thotë Dora d’istria për grate:” Ato dëshmuan se truri nuk ka gjini dhe me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund t’I ndalë synimet e shenjta të një populli për vetëvendosje, emancipim të gjithëanshëm dhe arritje të barazisë gjinore…”
Dhaskalina Bubulina…?

Ajo ka një histori të rrallë, arvanitësja –Kapedania, kjo grua e rrallë, me legjendën më të vecantë e të rrallë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Jeta e Bubulinës është një luftë legjendare e jetuar në detet e Greqisë e mesdheut. Shkrimtari francez Michel de Gece përshkruan me vërtetësi betejat historike të Bubulinës të revolucionit grek. Arvanitësja që kishte ardhur në Hidra në këtë ishull sëbashku me shumë emigrant të tjerë shqiptar rretha fër tre shekuj më parë, sic kishun bërë në ishujt e tjerë të Greqisë atje pranë si në Specaj, Psaros, në Peloponez dhe Eubë. Është vërtetë shumë interesant fakti që në muzeun Zhan D’Arka”në Rouen në Francë. Krahas figurave gra luftëtare të vlerësuara nga bota e kulturuar qëndron krenare edhe Bubulina jonë.

Kush ishte Dhaskaina Bubulina?

Dhaskalina lindi në një burg të Stambollit i quajtur “ Kështjella e shtatë kullave”, në mëngjezin e 11 majit të vitit 1771. Nëna e saj Parashqevia, kishte shkuar të takonte burrin e saj Kapiten Stavri Pinotis, që mbahej I burgosur nga turqit. Ai ishte një luftëtar I rezistencës greke, që luftonte për clirimin e Greqisë. Ajo kishte shitur gjithshka që kishte, vetëm që të shkonte e të takonte në burgun e tmerrshëm burrin e saj. Rruga për në Stamboll kishte qenë shumë e gjatë. Më kot kishte kërkuar ta ndihmonin në dyert e Fanarit, por më në fund kishte mundur të siguronte një leje që të shihte bashkëshortin e saj. Fatkeqësisht kur kishte arritur në qelinë e burgut ajo e gjetit ë vdekur burrin e saj. Nga trishtimi I madh gruaja fatkeqe e lindi fëmijën para kohe. Burzino shoku i Pinotis-it ishte i burgosur bashkë me të shoqin të saj, e ndihmoi Parashqevin gjatë lindjes dhe I vuri emrin Dhaskalina, në kujtim të nënës së tij. Më pas bashkë me Dhaskalinën e dobët Shqevo( i thërrisnin shkurt Parashqevisë) u kthye në Hidra, në shtëpinë e saj. Pas disa kohësh Shqevo shkon në Specaj , ku edhe martohet për të dytën herë. Edhe Specaj ishte populluar me arvanitas, por më të butë e më të dashur se ata të Hidrës që ishin edhe rivalët e tyre.
“Në Specaj flisnin arvanitika, pra shqip”, shkruan Michele de Grece nëpërmjet gojës së Bubulinës. “ Në fakt nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qenë të tillë, Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideale dhe sigurisht grekë, të sakrificës, sepse ne jepnim edhe jetën tonë për Greqinë. Por jo grekë nga gjaku. Unë jam një arvanitase, me një fjalë shqiptare. Që prej kohësh tepër të largëta, raca e jonë ka patur emra tepër të ndryshëm. Vallë a janë pellazgët, ilirjanë. Di që Hidra është shqiptare dhe Specaj gjithashtu…”
Bubulina ka qenë një nga gratë më të shquara ndër pjesëmarrësit që luftuan në revolucjonin grek të vitit 1821. Në moshën 17 Bubulina u martua me kapitenin arbëresh të marinës së Specës-Dhimitër janozës. Në atë kohë Hidrotët dhe Spicotët ishin në luftë me piratët, që e vështirësonin shumë tregëtinë e tyre në detin mesdhe. Më në fund trimat i thyen piratët por në këtë betejë të ashpër mbeti i vrarë bashkëshorti i bubulinës.
Pas disa vjetësh Bubulina u martua përsëri me një kapiten shqipëtar,speciotin Dhimitër Bubulina, nga i cili mori mbiemrin dhe u bë e njohur dhe hyri në historinë e njerëzimit. Nga të dyja martesat pati gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Lufta që vazhdonte kundër piratëve i mori jetën edhe burrit të dytë, ishte viti 1811. Bubulina vuri në shërbim të luftës kundër turqve të gjithë pasurinë që kishte. Kjo zonjë mori pjesë në shumë beteja, si trime dhe burrëneshë e vërtetë si nëpër betejat në tokë ashtu edhe në det. Vetë ajo i udhëhoqi trimat edhe në Greqinë jugore. Shumë fitore të kryengritësve grek kundër pushtuesve turq kanë lidhje me sgjuarësinë si një stratege e vërtetë dhe trimërinë e saj. Tregojnë që në një betejë shumë të ashpër pasi i armatosi luftëtarët e saj arbëreshë dhe përgatiti anijet. Ajo mori drejtimin e anijes më të madhe, anijet më të vogla i la nën komandën e djemve të saj –janit dhe Gjergjit. Si fillim bllokoi Nafion, zbarkoi në Milos dhe furnizoi me ushqime ushtrinë e këtij qyteti. Më pas Bubulina mori pjesë në rrethimin dhe clirimin e Tripolicës dhe Monemvasit që ndodhet në Peloponez. Por fatkeqësit e ndoqën, në betejën e fundit ju vra i biri –jani. Në të gjitha betejat ku ajo luftoi dolën në pah aftësitë dhe talenti i saj i rrallë si një stratege, trime – një ushtarake e vërtetë., ku spikaste heroizmi dhe guximi shqiptar.
Historianët tregonin, se në Tripolicë ajo hyri e para hipur mbi një kalë, në krye të ushtrisë dhe për cudi ajo cliroi haremet e pashait. Bubulina trime mori pjesë edhe në luftën për clirimin e Naflios, i cili më vonë u caktua edhe kryeqyteti i përkohshëm i Greqisë. Kapedanen e tokës dhe të deteve e gjeje kudo mes luftëtarëve të saj. Bubulina shkoi kudo, e gjeje mes luftëtarëve si me Kollokotronin.
Shkrimtari i madh rus Gogol-i dhe shumë historianë e përshkruanin Bubulinën si një sokoleshë të vërtetë, truplidhur, të hijshme, të fortë si lisi, guximtare, e pajisur me një mencuri natyrale, stratege e vërtetë. Një historjan grek, Filimoni jepte këtë përcaktim për Bubulinën:” frikacaku përpara saj turpërohej, ndërsa trimi tërhiqej…” Kjo figurë e spikatur historike u quajt “heroinë” nga poetët dhe shkrimtarët e asaj kohe. Këtë grua trimëreshë e gjen të përshkruar me gjithë madhështinë e saj tek poeti arbëresh Zef Serembe, Zhyl Verni, tek historiani grek Kosta Biri, Michael Kokkinaris etj. Ajo tashmë është një legjendë nga gojëdhanat, poezia popullore, ka hyrë në pikturë, skulpturë, mbetet e tillë si në Greqi dhe Shqipëri, tek arbëreshët e Greqisë.
Kështu i këndonte Naim Frashëri asaj dhe trimit arbëresh Kanarit:” … Bubulina dhe Kanari shqiptar dhe bij shqiptari…”

Sipas Elena Gjikës, kur shkoi në kryeqytetine Perandorisë Osmane , u pranua në organizatën e shoqërisë së miqve(Heteris), e cila nën shembullin e revolucionit francez, i pranonte me dëshirë gratë në lëvizjen shoqërore revolucionare.

Sa e ashpër dhe e rëmbyer ishte në beteja kundër armiqve, aq e urtë dhe me shpirt humanist ndaj njerzve të pafajshëm. Por në majin e vitit 1825 vdiq Bubulina, e vranë në Specia tradhëtisht, jo në fushëbetejë. Një nga historianët e shumtë grek ,Diege Seria, shkruante për humbjen e Bubulinës:” Duart e një vrasësi e derdhën atë gjak, që gjatë betejave , hekuri i armikut e kishte “respektuar” për tu kushtur lirisë…” Ndërsa Michael Kokinaris thotë kështu për Bubulinën:” Ajo e filloj revolucionin dhe ishte e vetmja grua në histori që ju dha titulli i madh Gruaja e Parë Admirale nga Perandori rus…” Kurse italiani Periviane Xekini theksonte:” Bubulina ishte aq guximtare, sa në det ashtu edhe në tokë, i njihte rreziqet dhe vetëm i përbuzte, ajo luftonte vetëm për lirinë. Edhe pse kanë kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, por edhe Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur, Shqipërinë. Historianët dhe biografët e saj thonë që Bubulina u jepte urdhëra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe. Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatatrët arbëresh të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit. Ajo luftoi kundër armikut të përbashkët të Gadishullit Ballkanik. Historiani Hijasin Hekardi në veprën e tij: ” Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme”, pasi vë në dukje se, ”historia jep provat e shkëlqyera të energjisë, zgjuarësisë dhe veprimtarisë të shqiptarëve”theksonte se:” Shqipëria i ka dhënë historisë personalitete të ndritura, njëra prej tyre ka qenë edhe trimëresha Bubulina…”
Për Bubulinën janë ngritur shtatore, figura e saj është përdorë në kartmonedhat greke, sikurse janë realizuar edhe dy filma, i fundit në vitin 2005./KultPlus.com

Shqiptarja që para një shekulli në vend të pajës dërgoi një piano

Në shekullin e kaluar e ndoshta edhe më larg, ishte obligim që vajza që martohej të sjelltë pajë te burri. Kjo lloj dhurate përfshinte veshje solemne, qëndisje, ari, stoli, ndonjëherë edhe para.

Nusja, pos bukurisë vlerësohej edhe për pajën qe sjelltë. Shpesh paja e sajë ekspozohej dhe mysafirtë me ditë të tëra kishin rast ta vlerësonin e komentonin këtë pasuri të sjellë . Këto dhurata e punëdore simbolizonin edhe pasurinë e vajzës të trashëguar nga prindërit, pas ndarjes fizike nga familja. Mirëpo, në të vërtetë kjo as përafërsisht nuk mbulonte pasurinë e cila sipas kodeve të sotme do të i takonte vajzës si pjesëtare e barabartë më vëllezërit në pasurinë familjare.

Për pajën qe sjelltë nusja, në fshat e qytet flitej me javë e muaj. Një vajzë shqiptare ka shkaktuar komente rreth pajës së sajë, jo disa muaj, por disa dekada. Ishte kjo Nevreze Frashëri, e bija e poetit të famshëm Naim Frashërit e cila solli një pajë, jo të zakonshme për kohën. Rreth vitit 1890 Nevrezëja u martua me Xhafer Luarasin, si pjesë të pajës ajo solli edhe një piano. Ishte ajo kohë, kur tërë Shqipëria mund të ketë pasur 4-5 piano, kurse femra pianiste ishte gati e panjohur në këtë vend. Kjo pajë-piano, ishte befasi e madhe për atë kohë, ndaj mbeti e shënuar në gazetat e atyre viteve, por edhe në biografinë familjare të Frasherlinjëve.

Në fotografinë e më poshtë shihen vëllezërit Sami e Naim Frashëri (në këmbë) me familjet, fotografuar në Stamboll rreth vitit 1882. Vajza pianiste e ardhshme, është në anën e majtë në prehrin e bashkëshortes së Naim Frashërit i cili qëndron në këmbë në anën e djathë pranë Samiut.

Naim Frashëri kishte dy vajza. Vajza e parë me emrin Nerqeze i vdesë herët, tre vjeçare, në vitin 1881. Poeti e vajton atë në vjershën “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”. Vajza e dytë “pianistja” me emrin Nevreze i lind në Stamboll. Ajo rritet dhe edukohet me një kulturë të gjerë, fliste arabisht, frëngjishte, shqip e turqisht, udhëtonte nëpër Evropë dhe kishte dashuri për arte, sidomos – muzikë.

Sado që ajo bëri bujë me pianon e sajë, duket se muzika as pianoja nuk e ndihmuan në këtë martesë të hershme. Pas tri vitesh ajo u nda nga bashkëshorti Luarasi për shkak të kundërshtimeve që kishte me zakonet e rregullat e familjes së tij, të cilat i dukeshin prapa kohës. Duket se edhe familja e Xhafer Luarasit nuk pajtohej me sjelljet dhe kulturën e natyrën e hapur të nuses, e cila ishte rritur në një familje moderne intelektualësh, për kohën.

Pianistja Nevreze, tani vejushë e re, nuk dëshpërohet nga kjo ndarje. Disa vite më vonë martohet në Stamboll me Shain Kolonjën, atdhetarin veprimtarin e publicistin i cili, një kohë ishte edhe deputet i Korçës në Parlamentin Osman dhe anëtarë i Komisionit të Gjuhës të Kongresit të Manastirit. Pianoja e saj, mbeti shembull e pjesë e historisë së familjes Frashëri, por nuk dihet çfarë ndodhi me të dhe me dashurinë e pianistes për muzikën./ Albumi Akordet e Kosovës/ KultPlus.com

Erolina, shqiptarja e parë shofere e autobusit në kantonin Ticino

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër.

Kësaj radhe, për dallim nga herët e tjera, Albinfo.ch ju sjell një storie suksesi që ka të bëjë me një vajzë shqiptare, vozitëse autobusi në kantonin e Ticino.

Ani pse në shtetin e Kosovës vozitja e autobusëve nga një femër vazhdon të jetë e pazakont, në shtetet evropiane kjo gjë është më se normale, veçmas në Zvicër.

Erolina (Maliqaj) Gashi është vetëm 25-vjeçare dhe po në këtë moshë arriti të bëhet shoferja e parë e autobusit në kantonin e Ticinos, ëndërr kjo që në moshën e saj të re, shkruan tutje albinfo.ch.

Ajo ka lindur në një fshat Kosovar, Poslisht, nga komuna e Prizrenit. Ndërkohë që moshën pesëvjeçare emigroi në Zvicër, për t’iu bashkuar familjes së saj.

“Në moshë shumë të re, kur i kisha vetëm 5 vjeç, emigrova në Zvicër dhe iu bashkova familjes sime, babait tim, Misinit, bashkë me mamin, Jetmiren dhe motrën Mirinda. Babai ka jetuar dhe ka punuar në Zvicër që nga viti 1989, e bashkimi i familjes ishte parësor dhe një nismë e re për familjen time dhe mua, në realizimin e ëndrrave të mia”, tregon Erolina.

Gjithashtu, ajo ndan edhe historinë e saj për Albinfo.ch lidhur me ambientimin jo të lehtë në Zvicër, shoqërinë, shkollimin etj.

“Në filim ishte shumë e vështirë për mua, isha mësuar me një kulturë tjetër në Kosovë, pavarësisht që isha shumë e re. Pastaj, përjetimi i luftës si fëmijë, traumave, gjërat që i kishim përjetuar sikurse të gjithë njerëzit e Kosovës në atë kohë, kanë pasur ndikim tek unë. Por, me kalimin e kohës, ne si familje dhe personalisht unë gradualisht u intergrova shumë mirë, si në ambientin e shkollimit, ashtu edhe në shoqërinë zvicerane”, shprehet ajo.

Vlen të theksohet se Erolina mësimet i ka përfunduar në shkollën “Media” në Viganello, ku më pas vazhdoi edhe 3 vjet të tjera në nivelin profesional “Arte Mestieri SAMS Viganello, Lugano”, shkruan albinfo.ch.

Dëshira që një ditë të bëhet shofere e autobusëve

Erolina që e vogël kishte shprehur dëshirën për vozitje dhe aq më shumë kur shikonte ngasjen e autobusëve.

“Kur isha në moshë shumë të re, ëndërroja se do të bëhem shofere dhe vazhdimisht e pyesja babain se a do të vijë dita që edhe ne femrat të vozitim, duke ia përshkruar autobusin që kalonte pranë nesh”, tregon ajo.

Misini, babai i Erolinës, ka qënë një nga motivuesit kryesor që vazja e tij të ndjekë çdo ëndërr të saj dhe ta realizojë atë, me punë dhe sakrificë, shkruan albinfo.ch.

“Babi më thoshte se çdo punë e mirë është e mundshme dhe e realizueshme në jetë. Dhe, prej atij momenti kam pasur këtë dëshirë, që një ditë të bëhem shofere e autobusit gjigant që po e shihnim përballë nesh në atë kohë”, shprehet ajo.

Erolina ka mësuar dhe ka ndjekur me shumë pasion vozitjen e autobusëve, duke përfunduar me afat rekord të gjitha provimet e saj teorike dhe praktike lidhur me vozitjen.

Në moshën 25-vjeçare ajo u bë shqiptarja e parë vozitëse në kantonin Ticino, në komunën Lugano, ku jeton dhe vazhdon të punojë edhe më sot.

Nga ana tjetër, Misin Maliqaj, babi i Erolinës, ndjehet krenar për arritjet e vajzës së tij, aq më shumë në profesionin që ajo kishte ëndërr që e vogël.

“Unë, së bashku me familjen, jemi shumë krenarë për sukseset e Erolinës që ia arriti qëllimit për realizimn e ëndrrës së saj që kishte që në ditët e para të ardhjes në Zvicër, për t’u bërë një shofere e denjë dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundon Misini. /Albinfo.ch / KultPlus.com

101-vjeçarja shqiptare mposhti COVID-19, merr vëmendjen e mediave italiane

Historia e një 101-vjeçareje shqiptare që jeton në Itali e që i ka mbijetuar koronavirusit, ka marrë vëmendjen e mediave italiane, përcjell KultPlus.

Bajame Goxhabelli është nëna e shtatë fëmijëve, gjyshja e 15 nipërve e mbesave dhe stërgjyshja dhe stërgjyshja e 25 stërnipërve e stërmbesave. Ajo pasi që u sëmur nga koronavirusi, pati probleme të mëdha me frymëmarrje, por ia arriti të shërohej.

“Bajame është një grua e lindur në Shqipëri në 12 Mars 1920 e cila jeton në Tricesimo për shumë vite. Por kur, në moshën gati 101 vjeç rezultoi positive me Covid-19, një shqetësim i madh përfshiu të gjithë familjen e saj të madhe. Por Bajamja, me këmbëngulje dhe forcë, iu bashkua jetës dhe arriti të mposhtte sëmundjen, e rrethuar nga dashuria e familjes së saj”, shkruan udinetoday.it.

Për gjendjen e saj ka folur edhe mbesa, Esmeralda.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi Covidit dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor. Ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”, ka thënë ajo. / KultPlus.com

Studentja shqiptare del më e mira në universitetin e Athinës

Albiona Mancho, vajza e dy emigrantëve shqiptarë është diplomuar në univeristetin e Athinës në Greqi.

Studentja theu stereotipet dhe matësin e shpejtësisë në Panhellenic  të këtij viti me 20 në Shkencat Kompjuterike, 20 në Ekonomi, 18,6 në matematikë dhe 16,4 në Gjuhë Letërsi Moderne Greke.

Ajo doli e para (dhe më e mira) në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Athinës pa nevojen e studimeve ekstra, vetëm me përpjekjen e saj dhe mbështetjen e mësuesve të saj në shkollën publike. OraNews / KultPlus.com

Shqiptarja që para një shekulli në vend të pajës dërgoi një piano

Në shekullin e kaluar e ndoshta edhe më larg, ishte obligim që vajza që martohej të sjelltë pajë te burri. Kjo lloj dhurate përfshinte veshje solemne, qëndisje, ari, stoli, ndonjëherë edhe para.

Nusja, pos bukurisë vlerësohej edhe për pajën qe sjelltë. Shpesh paja e sajë ekspozohej dhe mysafirtë me ditë të tëra kishin rast ta vlerësonin e komentonin këtë pasuri të sjellë . Këto dhurata e punëdore simbolizonin edhe pasurinë e vajzës të trashëguar nga prindërit, pas ndarjes fizike nga familja. Mirëpo, në të vërtetë kjo as përafërsisht nuk mbulonte pasurinë e cila sipas kodeve të sotme do të i takonte vajzës si pjesëtare e barabartë më vëllezërit në pasurinë familjare.

Për pajën qe sjelltë nusja, në fshat e qytet flitej me javë e muaj. Një vajzë shqiptare ka shkaktuar komente rreth pajës së sajë, jo disa muaj, por disa dekada. Ishte kjo Nevreze Frashëri, e bija e poetit të famshëm Naim Frashërit e cila solli një pajë, jo të zakonshme për kohën. Rreth vitit 1890 Nevrezëja u martua me Xhafer Luarasin, si pjesë të pajës ajo solli edhe një piano. Ishte ajo kohë, kur tërë Shqipëria mund të ketë pasur 4-5 piano, kurse femra pianiste ishte gati e panjohur në këtë vend. Kjo pajë-piano, ishte befasi e madhe për atë kohë, ndaj mbeti e shënuar në gazetat e atyre viteve, por edhe në biografinë familjare të Frasherlinjëve.

Në fotografinë e më poshtë shihen vëllezërit Sami e Naim Frashëri (në këmbë) me familjet, fotografuar në Stamboll rreth vitit 1882. Vajza pianiste e ardhshme, është në anën e majtë në prehrin e bashkëshortes së Naim Frashërit i cili qëndron në këmbë në anën e djathë pranë Samiut.

Naim Frashëri kishte dy vajza. Vajza e parë me emrin Nerqeze i vdesë herët, tre vjeçare, në vitin 1881. Poeti e vajton atë në vjershën “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”. Vajza e dytë “pianistja” me emrin Nevreze i lind në Stamboll. Ajo rritet dhe edukohet me një kulturë të gjerë, fliste arabisht, frëngjishte, shqip e turqisht, udhëtonte nëpër Evropë dhe kishte dashuri për arte, sidomos – muzikë.

Sado që ajo bëri bujë me pianon e sajë, duket se muzika as pianoja nuk e ndihmuan në këtë martesë të hershme. Pas tri vitesh ajo u nda nga bashkëshorti Luarasi për shkak të kundërshtimeve që kishte me zakonet e rregullat e familjes së tij, të cilat i dukeshin prapa kohës. Duket se edhe familja e Xhafer Luarasit nuk pajtohej me sjelljet dhe kulturën e natyrën e hapur të nuses, e cila ishte rritur në një familje moderne intelektualësh, për kohën.

Pianistja Nevreze, tani vejushë e re, nuk dëshpërohet nga kjo ndarje. Disa vite më vonë martohet në Stamboll me Shain Kolonjën, atdhetarin veprimtarin e publicistin i cili, një kohë ishte edhe deputet i Korçës në Parlamentin Osman dhe anëtarë i Komisionit të Gjuhës të Kongresit të Manastirit. Pianoja e saj, mbeti shembull e pjesë e historisë së familjes Frashëri, por nuk dihet çfarë ndodhi me të dhe me dashurinë e pianistes për muzikën./ Albumi Akordet e Kosovës/ KultPlus.com

Shqiptarja që përfaqëson Qipron në Eurovizion: Ndihem mirë që jemi tre shqiptarë në Eurovizion, nuk e ndjej konkurrencën e tyre (VIDEO)

Shqiptarja që do të përfaqësojë Qipron në festivalin evropian të muzikës, ka sjell klipin e këngës pjesëmarrëse “Fuego”.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja ka folur edhe për dy shqiptarë të tjerë që do të shfaqen në Eurosong.

Ajo ka pohuar se nuk ndjen rivalitet me shqiptarët dhe se ndihet mirë që do të jenë tre në këtë festival.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurrencë ndaj tyre”, tha Furiera për “Jo vetëm modë”, duke kujtuar se Shqipërinë do ta përfaqësojë, Eugent Bushpepa ndërsa shtetin italian, Ermal Meta.

Ajo më tutje foli rreth pjesëmarrjes në festival duke premtuar se do të jep maksimumin e mundshëm.

“Do të jap gjithçka tek kjo performancë sepse skena për mua është një dashuri e vërtetë. Do të ketë shumë koreografi dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë performancën tonë. Do ta bëjmë të pamundurën që bota të ndjejë flakët tona”, tha Furiera./ KultPlus.com

Eleni Qirici, vogëlushja korçare që u bë ylli i Hollywood-it (FOTO)

Gjatë karrierës së saj ajo ka provuar të jetë aktore, kërcimtare dhe akrobate. Fillimisht ajo punoi në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të sukseshëm nëpër Itali.

Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea”, (E madhja hyjneshë e vogël). U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve të shoqërisë amerikane “Metro Goldëin Mayer”, të Hollivudit. Ajo qëndroi në Hollivud për shumë kohë ku interpretoi në shumë filma.
Eleni Qirici është shqiptare, e lindur në Australi. Artiste e famshme, me baba korçar dhe nënë australiane. Jetën e kaloi mes këngës, aktrimit dhe kërcimit.

Në rini ka qenë e bukur dhe gjithmonë e lakmueshme nga meshkujt. Korçën, vendin e të atit, e preku vetëm kur ishte nëntë muajshe. Kush i ka jetuar ato vite, apo e njeh mirë historinë, padyshim i kujtohet këngëtarja Elena Qirici. Dha pak koncerte në Shqipëri, duke nisur me Korçën, qytetin e serenatave, me Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, etj. Por pjesën më të madhe të suksesit të saj, Qirici e fitoi në Evropë dhe në Amerikë. Rrjedh nga familje artistësh, historia e të cilëve është e lashtë dhe e pasur. Kjo familje, që emigroi në vitin 1890 në Amerikë për arsye ekonomike, më pas do të bëhej një nga pjesëtaret më të rregullta të festave mondane. Eleni Qirici, artisja e famshme shqiptare, të cilën shtypi botërore e ka vlerësuar maksimalisht, e nisi karrierën e saj artistike që në moshën pesëvjeçare, ku filloi të këndonte, kërcente dhe të merrej me akrobaci, këtë të fundit të mësuar nga xhaxhai i saj. Për herë të parë, ashtu e ndrojtur dhe me çiltërsinë e një fëmijë, Qirici interpretoi në skenën e kinema “majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës. Kur ishte vetëm 13 vjeç, Eleni pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Eleni e dha në kinema “majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate. Koncerti u prit me entuziazëm të madh, gjë që e inkurajoi vogëlushen, e cila shumë shpejt u bë e njohur për talentin e saj edhe në skenat e qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës etj. Ajo befasonte publikun, ndërsa shtypi i kohës e pasqyronte turneun artistik të Elenis duke evidentuar talentin e saj artistik, veçanërisht për këngët.

Shkollimi në Vjenë dhe suksesi në Evropë
Prindërit, duke qenë vetë artistë kuptuan se vajza kishte aftësi të rralla artistike, ndaj vendosën ta çonin për studime në Vjenë, në një shkollë kërcimi. Nuk kishin kaluar as tre muaj që Eleni mësonte në këtë shkollë, kur u ngjit në skenën e teatrit variete të Vjenës. Interpretimi i saj plot jetë, shkathtësi dhe besim në vetvete ra menjëherë në sy të kritikëve të artit, të cilët filluan ta mbështesnin këtë talent të ri. Shtypi filloi të shkruajë për të dhe padyshim kjo tërhoqi vëmendjen e menaxherëve italianë, të cilët kërkonin talentet e reja dhe u ofronin rrugë drejt suksesit. Kështu ndodhi edhe me Elenin. Në një koncert të saj në Vjenë u paraqit përfaqësuesi i shoqërisë italiane “Frateli Schëarz”, tepër e njohur në atë kohë, që i ofroi një marrëveshje 6-mujore. Në këtë shoqëri bënin pjesë 80 artistë, por Elenie vogël u bë shumë shpejt protagonistja kryesore, duke siguruar suksesin e shoqërisë “Bertoldissimo”. Shfaqjet artistike të organizuara nga kjo shoqëri në shumë qytete të Italisë ishin një sukses i madh dhe sigurisht e ndihmuan Elenën të bëhej e njohur shumë shpejt në jetën artistike italiane. Shtypi italian i rezervoi Eleni Qiricit një vend të veçantë dhe për të u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emërtohej si “La picola grande diva” (vogëlushja hyjneshë e madhe). Me këtë koncert ajo interpretoi gati në të gjitha skenat e qyteteve të mëdha italiane si në Romë, Milano, Bolonjë, Firence etj. Por kjo jetë artistike i shërbeu për të dalë tej kufijve të Italisë. Tek Eleni mbërritën menaxherë të shoqërive evropiane, mes të cilëve artistja e re korçare zgjodhi shoqërinë franceze “A.B.C” të Parisit.

Rrugëtimi drejt Hollivudit
Tek Eleni ishin ndërthurur gjithë cilësitë e mira: talenti si këngëtare, kërcimtare dhe akrobate. Bashkëngjitur talentit, bukuria e stili i veçantë që e karakterizonte në jetë, këto veçori bënë që Qirici të tërhiqte vëmendjen e shoqërive kinematografike amerikane. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij. Pranoi. Që në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë, Qirici interpretoi disa role kryesore, në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Talenti i saj shumë shpejt të ishte e mirëpritur nga artdashësit amerikanë. Pa vonuar, vepra e vajzës shqiptare u pasqyrua edhe në mjaft media amerikane, të cilat nisën ta krahasojnë me balerinën e famshme amerikane të kohës Eleonor Pauell. Në verën e vitit 1938, Eleni bashkë me prindërit u kthye në Korçë, ku veç kujtimeve, kishte aty edhe plot të afërm. Për t’i respektuar ajo vendosi të japë një koncert tek kinema “majestik”, prej nga mori rrugë veprimtaria e saj artistike. Bashkë me të interpretonin edhe prindërit. Disa ditë më vonë ky koncert u dha në kryeqytet. Shtypi i kohës bënte reklamën një ditë më parë: “Të mërkurën, ora 9 në kinema “Nacional” interpreton ylli kinematografik shqiptar Eleni Qirici, këngëtare, valltare dhe akrobate… Tërë shtypi evropian dhe amerikan i kanë ngritur lart cilësitë e të voglës Eleni Qirici. Ajo ka entuziazmuar publikun e Londrës, Parisit, Vjenës, Romës, është artistja kryesore e dy filmave në Hollivud. … Është një artiste që posedon me të vërtetë diçka që nuk mësohet, por vetëm lindet, që me të vërtetë nderon gjithë kombin shqiptar në botën e huaj”. Një ditë pas shfaqjes në shkrimin me titull “Sukses i jashtëzakonshëm i vogëlushes Eleni” shkruhej: “… ishte një eveniment i madh artistik për gjithë Shqipërinë, ishte shfaqësina e artistes me famë botërore Eleni Qirici. Elena e jeton muzikën që kërcen me një harmoni të mbaruar lëvizjesh dhe buzëqeshjesh. Në Amerikë është konsideruar më tepër se një yll”.

Martesa në Amerikë dhe mbyllja e karrierës
Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës. Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë. Ai parandiente se martesa me një amerikan apo ndonjë të huaj tjetër do ta largonte nga prindërit, të afërmit, vendi i tij. Ishte kjo arsyeja që ai refuzonte edhe kërkesat që i vinin për martesë nga djem të kombësive të tjera. Pavarësisht kësaj, Qirici u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Fordi. Por kjo martesë i kushtoi artistes shqiptare të hiqte dorë nga bota e artit, duke iu përshtatur kështu jetës mondane.(Marrë nga Konica.al)./ KultPlus.com