Premtimi 300 euro shtesë për stafin shëndetësor nuk u përmbush, protestojnë të martën

Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për të martën, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë që të realizohet pako prej 300 eurove .

Sipas njoftimit nga Këshilli Organizativ, kjo protestë do të fillojë të martën dhe do të vazhdojë deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës..

“Këtë ditë do të fillojmë me bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe Qeveria, ne do të vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.

“Ju drejtohemi 1.617 punëtorëve të stafit mbështetës shëndetësor qe të martën më 6 tetor në ora 10:00, pranë Drejtorisë së SHSKUK-së, do vazhdojmë me protestën e radhës për realizimin e kërkesës tonë që edhe për këto kategori, gjysmën në shumën e të punësuarve në QKUK dhe SHSKUK të realizohet pakoja prej 300€ për ne stafin mbështetsh ishte premtimi për “heronjtë” e luftës kundër Covid-19  nga  ana e kryeministrit, ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit tonë. Me këtë ftesë ju bëjnë thirrje që në reagimin tonë përmes kësaj proteste, të marrin pjesë dhe të na bashkëngjiten edhe të punësuarit e këtyre kategorive edhe nga regjioni i Prizrenit, Pejës e qendrave tjera të Kosovës dhe mbi 300 Specializantë që nuk janë përfshirë në këtë pako emergjente”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com