Shtatëvjeçari me aftësi të veçanta që jeton t’i frymëzojë të tjerët

Sirio Persichetti është shtatë vjeç, por nuk mund të flasë dhe ushqehet vetë. Pavarësisht kësaj, ai ka kapur botën e mediave sociale, duke treguar se një paaftësi nuk është pengesë për të frymëzuar të tjerët.

Sirio është i diagnostifikuar me tetraplegji spastike, një formë e paralizës cerebrale që ndikon në lëvizjen e tre gjymtyrëve. Goja e tij është gjithmonë e hapur, duke ia pamundësuar formimin e ndonjë fjale siç duhet apo të gëlltisë diçka. Ai ushqehet me ushqim të lëngshëm përmes një tubi në stamok dhe ka një trakeotomi që t’i ndihmojë të marrë frymë, shkruan Reuters.

Dëshira dhe gjallëria e tij për jetën e shtyu nënën e tij, Valentinën, që të krijojë faqe interneti, llogari në disa rrjete sociale, në mënyrë që të ndajë momente nga jeta e tij dhe të ndikojë në frymëzimin e të tjerëve.

“Ne donim të tregonim historinë e aftësisë së kufizuar në një mënyrë tjetër, për ta treguar atë që është, diçka që nuk është e lehtë për t’u përballur, por që nëse kanalizohet në drejtimin e duhur, me ndihmën e duhur, mund t’i lejojë këta fëmijë të shijojnë diçka që në të vërtetë mund të quhet jetë, ”tha Valentina.

Deklarimet e saj kanë marrë dhenë në internet dhe video-mesazhi ka kaluar tashme 130 mijë shikime.

Ajo publikon video të Sirios duke shkuar në shkollë me një çantë të madhe pothuajse sa ai, ose duke drejtuar një makinë elektrike lodër. Valentina ka thënë se donte ta thyente stigmën që shpesh rrethon aftësinë e kufizuar duke treguar se të kesh nevoja të veçanta nuk do të thotë fund i argëtimit për një fëmijë.

“Ne e kuptuam se është absolutisht e nevojshme të flasim për aftësinë e kufizuar pa (kërkuar) keqardhje, ndryshe nga mënyra e zakonshme e transmetimit të aftësisë së kufizuar”, tha ajo./ KultPlus.com