Orkestra Filharmonike sjell koncertin e radhës me violonçelistin Konstantin Manaev

Orkestra Filharmonike e Kosovës nesër mbrëma do të mbaj koncert nën dirigjimin e dirigjentit amerikan Gregory Charette, që për solist ka violonçelistin, Konstantin Manaev, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 29 tetor në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike./KultPlus.com