Dita Botërore e Sklerozës së Shumëfishtë

Sot është Dita Botërore e Sklerozës së Shumëfishtë. Kjo ditë krijon një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar sistemet mbështetëse.

Si një nga sëmundjet më të zakonshme të sistemit nervor qendror, skleroza e shumëfishtë prek më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën sipas Federatës Ndërkombëtare të Sklerozës së Shumëfishtë.  Termi sklerozë e shumëfishtë do të thotë “shumë plagë” dhe ky term lidhet me zonat që shfaqen në tru dhe palcën kurrizore pasi mielina që mbulon nervat tona dëmtohet ose vdes. Mielina e dëmtuar lë pas një lezion. Këto lezione identifikohen nga një MRI kur simptomat fillojnë të shfaqen.

Simptomat ndryshojnë dhe përparojnë me ritme të ndryshme për çdo person të diagnostikuar me këtë sëmundje e cila është e paparashikueshme, progresive dhe sfiduese për t’u diagnostikuar. Gjithashtu pak dihet edhe për shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj.

Ndërsa ende nuk ka një kurë, po punohet për të ndihmuar në ngadalësimin e përparimit të sklerozës së shumëfishtë si dhe për të ulur simptomat.

Simptomat përfshijnë spazma muskulore, probleme me të folurin dhe gëlltitjen, problemet e koordinimit dhe ekuilibrit, depresionin, luhatjet e humorit./ KultPlus.com