Muharrem Mici dhe ‘Skofiarët’, në vitet e 80-ta në Strugë (VIDEO)

Muharrem Mici mbetet një prej atyre njerëzve që muzikën e pati për vite të mbjellur thellë në zemrën e tij.

Ai ishte i njohur dikur sidomos për mandolinën dhe për mishërimin me këtë instrument, në grupin Skofiarët, si themelues dhe solist i grupit.

E sjellim sot një video, në këtë mëngjes, të grupit Skofiarët në një lokacion diku në Strugë, si mysafirë të TV Shkupit, redaksia e programit në gjuhën shqipe.

Pos Muharrem Micit në këtë video shihen edhe të tjerë pjesëtarë, duke kënduar “Dashurija jonë”.

Këngë të tjera të njohura nga Skofiarët ishin edhe ‘Të kam dashtë dhe të dua’, ‘A të kujtohet’, ‘Falmi sytë e shkruar’ e këngë tjera që e përbëjnë bagazhin e grupit ndër vite. / KultPlus.com