Bruce Springsteen nderohet nga Akademia e Ivors

Ylli i muzikës rok, Bruce Springsteen është bërë tekstshkruesi i parë i huaj që nderohet me një çmim nga Akademia e Ivors që nderon emra të njohur të muzikës në Britaninë e Madhe.

Ai mori çmimin nga këngëtari i njohur, Paul McCartney dhe u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë jo vetëm përmes këndimit, por edhe shkrimit të teksteve të këngës.

“Fakti që jam artisti i parë ndërkombëtar që merr këtë çmim, veçanërisht si amerikan, duke qenë se gjithmonë  mendoja se britanikët ishin paksa dyshues ndaj mënyrave tona të çuditshme, e bën një përvojë shumë domethënëse për mua”, është shprehur Springsteen.

Bruce Springsteen shtyn koncertet për arsye shëndetësore

Bruce Springsteen shtyn koncertet për arsye shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Springsteen në profilet e tij sociale.

“Për shkak të një sëmundjeje të Bruce Springsteen janë shtyrë dy koncertet e 16 dhe 18 gushtit me E Street Band”, thuhet në njoftimin e këngëtarit të konfirmuar edhe nga arena i cili ka ftuar fansat dukshëm të zhgënjyer që të mbajnë biletat që do. të jenë të vlefshme kur koncertet të ricaktohen.

Springsteen është 73 vjeç dhe ndodhet nëpë koncerte që prej shkurtit. Pas përfundimit të serisë së parë të koncerteve në muajin prill, këngëtari kishte rezultuar pozitive me Covid.

Tri data të tjera të turneut të Springsteen ishin shtyrë në mars për arsye shëndetësore, megjithëse nuk është e qartë natyra e sëmundjes./KultPlus.com