77 vjeçari O Yeong-su, aktori i parë korean që fiton çmim në ‘Golden Globes’ për rolin e tij në “Squid Game”

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin “aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globes, për rolin e tij në dramën hit të Netflix.

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam. I referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim. Ai mundi Billy Crudup (The Morning Show), Kieran Culkin (Succession), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

“Pasi dëgjova lajmin, i thashë vetes për herë të parë, ‘ti je një tip i mirë’”, tha O në një deklaratë të lëshuar nga Netflix.

“Nuk jemi më ne brenda botës, është bota brenda nesh. Duke përqafuar aromën e kulturës sonë dhe dashurinë për familjen time, ju falënderoj të gjithëve në botë. Ju uroj një jetë të bukur”, tha tutje ai.

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967. Kjo përpara se ai të kalonte në film dhe televizion.

Që nga publikimi i tij në shtator, ‘Squid Game’ është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime. / KultPlus.com

Koreja Veriore dënon me vdekje burrin që kontrabandoi e shiti kopje të serisë “Squid Game”

Koreja Veriore ka dënuar me vdekje një burrë që kontrabandoi dhe shiti kopje të serisë së famshme, “Squid Game”, pasi autoritetet kapën shtatë nxënës të shkollës së mesme duke e shikuar serinë e popullarizuar, i thanë burimet në këtë shtet Radios Azia e Lirë.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Thuhet se kontrabanduesi kishte sjellë një kopje të serisë në Korenë Veriore nga Kina dhe kishte shitur USB me këtë seri. Burimet thanë se dënimi do të zbatohet përmes skuadrës së pushkatimit, shkruan Radio Azia e Lirë.

Një nxënës që bleu një USB me këtë seri është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjatë të tjerë, të cilët e shikuan serinë, janë dënuar me pesë vite punë të rëndë. Mësuesit dhe administratorët e shkollës janë shkarkuar nga puna dhe përballen me dëbim për të punuar vetë ose në miniera, thanë burimet.

Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se kopjet e serisë me skena të dhunshme kishin arritur në shtetin e izoluar pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve që të mos lejohet depërtimi i medieve të huaja. Kopjet besohet se filluan të shpërndaheshin përmes USB-ve dhe kartelave SD.

E tëra kjo filloi javën e kaluar, kur një nxënës i shkollës së mesme në mënyrë të fshehtë bleu një USB me dramën e Koresë Jugore, Squid Game, dhe e shikoi atë me një nga shokët më të mirë në klasë”, i tha një burim i organeve për sundimin e ligjit në provincën e Hamgyong-ut Verior Shërbimit Korean të Radios Azia e Lirë të hënën.

Sipas burimit, arrestimi i pesë nxënësve e shënon herën e parë që qeveria koreane po e zbaton ligjin e miratuar së fundi për “Eliminimin e Mendimit dhe Kulturës Reaksionare” në një rast ku përfshihen të miturit.

Në bazë të ligjit të ri, shikimi, mbajtja ose shpërndarja e medieve nga shtetet kapitaliste, veçanërisht Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara, mund të dënohet maksimalisht me vdekje. / KultPlus.com

Konfirmohet sezoni i dytë i serialit “Squid Game”

Është zyrtare, seriali hit i Netflixit, “Squid Game”, do të rikthehet me sezonin e dytë, ani pse shumica e projekteve televizive në Korenë Jugore transmetohet vetëm për një sezon. Por, për shkak të suksesit global të këtij shou, krijuesi, skenaristi dhe regjisori i tij, Hwang Dong-hyuk, tha se pothuajse nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë.

“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit. Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën,” shpjegoi regjisori gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.

Seriali “Squid Game” në të cilin rolet kryesore i luajnë aktorët, Lee Jung-jae, Park Hae-soo, Jung Hoyeon dhe të tjerë, fokusohet në një grup njerëzish të cilët janë të dëshpëruar për para, dhe kështu pajtohen të marrin pjesë në disa lojëra të fëmijëve të cilët rezultojnë vdekjeprurëse.

Drama për mbijetesën nga Korea Jugore u shndërrua në serialin më të shikuar në historinë e Netflixit. Dhe me gjithë këtë sukses, yjet protagonist të shout kanë arritur të fitojnë famë anembanë botës dhe jo vetëm në vendlindje.

Modelja e shndërruar në aktore, Jung Hoyeon, është mësuar të udhëtojë për sfilata të ndryshme të modës. Por, në udhëtimin e saj të fundit nga Korea në Los Angeles, ajo u takua me fansine saj të parë në aeroportin LAX, i cili i kërkoi autografin.

Aktori protagonist, Lee Jung-jae, ka më shumë se 25 vjet që punon në projekte filmike e televizive në Korenë Jugore. Tani, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht sepse edhe njerëzit nëpër rrugët e Amerikës e njohin se kush është.

Aktorët dhe krijuesi i “Squid Game”, që të gjithë ëndërrojnë që një ditë të punojnë në projekte të Hollywoodit.

Projekti i radhës i aktorit Park Hae-soo është, “Korea Money Heist”, i cili bazohet në serialin e njohur spanjoll “Casa de Papel”. Në shoun e ardhshëm Park e luan rolin e Berlinit.

“Squid Game” transmetohet anembanë botës përmes platformës digjitale Netflix. / KultPlus.com

Kjo është vlera marramendëse që ka arritur ”Squid Game”

Seria horrorr e ”Squid Game”, pasi është shpallur zyrtarisht si lançimi më i madh i Netflix, ajo tani vlerësohet se ka arritur vlerën prej 891.1 milionë dollarë për shërbimin e trasmetimit.

Kjo seri në vete ngërthen një trailer me nëntë episoda që eksploron një realitet distopian në të cilin një organizatë misterioze rekruton njerëz në borxhe për të konkurruar në një seri lojërash vdekjeprurëse të fëmijërisë për mundësinë për të fituar një shumë parash që ndryshon jetën.

Drama në gjuhën koreane ishte një goditje e papritur për platformën kur u publikua më 17 shtator dhe me 12 tetor Netflix kishe njoftuar se i kishin thyer të gjitha rekordet me drramën dispotike.

Ndërkaq, ”Squid Game”, ka arritur zyrtarisht 111 milionë tifozë duke e bërë serinë e Netflix njërën nga seritë më të mëdha ndonjëherë./ KultPlus.com