Prishtina pritet të bëhet me stadium të ri

Klubi i futbollit Prishtina, pritet të bëhet me stadium të ri.

Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, dhe kryetari i Federatës së Futbollit Agim Ademi, diskutuan rreth projektit të ndërtimit.

Ky impiant sportiv do të ndërtohet në Bërnicë dhe do të jetë i kategorisë së katërt.

Stadiumi do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane.

“Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë. Kryetari Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë. Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e FFK-së përcjell Klankosova.tv/KultPlus.com

Mediet braziliane për “Air Albania”: Një nga stadiumet më të bukur në Evropë

Finalja e Conference League tërhoqi vëmendjen jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Kjo jo vetëm nga dy skuadrat që u përballën në finalen e Tiranës, por edhe nga stadium ku luajtën ato.

Shumë media të huaja shkruajtën për “Air Albania”, por duket se ky impiant vijon të impresionojë akoma.

Së fundmi është “GOAL Brasil” që postoi një video duke shkruar për stadiumin “Air Albania”: “Një nga stadiumet më të bukur në Evropë! Ejani të takoheni me stadiumin Arena Kombëtare, në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë Stadiumi i parë që priti një finale të Ligës së Konferencës!”.  / KultPlus.com

Rita fantastike në ‘Stamford Bridge’, shënon gol

Rita Ora ka perfomuar dje në pushimin mes pjesëve në lojën e yjeve të organizuar për bamirësi nga SoccerAid.

Mbrëmë është mbajtur një event nga SoccerAid, ylli i së cilës ka qenë Rita, ku ka performuar në pushimin mes pjesëve të lojës së futbollit ku kanë luajtur shumë lojtarë të njohur të futbollit anglez.

Këngëtarja ka shfrytëzuar rastin për të gjuajtur drejt portës së një prej stadiumeve më të mëdhenj në Londër dhe fotot janë fantastike, shkruan Gazeta Express.

Rita ka ndezur atmosferën në stadium, pasi ka performuar disa prej këngëve të saj, perfomancë kjo që është lavdëruar shumë nga të pranishmit dhe mediat angleze.

UNICEF me këtë rast ka publikuar edhe një vide të Ritës të kohës kur ajo ka bërë vizitën në vendlindjen e saj, në Kosovë.

https://www.instagram.com/p/By0HIv2FYdN/?utm_source=ig_web_copy_link