Emër i paharrueshëm i botës së filmit, Stan Lee

Sot shënohet 100 vjetori i lindjes së krijuesit të superheronjve shumë të njohur, Stan Lee, shkruan KultPlus.

Ai ishte një shkrimtar, redaktor, botues dhe producent amerikan i librave komik. Ai u ngrit në radhët e një biznesi familjar të quajtur Timely Publications, i cili më vonë do të bëhej Marvel Comics.

Lee ishte udhëheqësi kryesor krijues për dy dekada, duke udhëhequr zgjerimin e saj nga një divizion i vogël i një shtëpie botuese në një korporatë multimediale që dominonte industrinë e komikeve dhe filmit.

Lee është krijuesi i “The Fantastic Four” në vitin 1961 e më pas solli edhe tituj të tillë si “Spiderman” apo “The Incredible Hulk”.

Vdiq më 12 nëntor të vitit 2018. /KultPlus.com

Vajza e Stan Lee zbulon super-heroin e fundit që ai krijoi para se të vdiste

Vajza e Stan Lee ka zbuluar se ka punuar me babanë e saj në krijimin e një karakteri të ri para se të vdiste.

Ikona e “Marvel Comics” ka vdekur këtë javë në moshën 95 vjeçare në Qendrën Mjekësore ‘Cedars-Sinai’, në Los Anxhelos.

Ndërsa ngushëllimet po vazhdojnë, vajza e tij J.C. Lee thotë se legjenda e librave komik ka bërë edhe një kreacion të ri për botën.

“Ne kemi qenë duke punuar në një karakter të ri të quajtur Dirt Man”, zbuloi ajo në një intervistë për TMZ-në, transmeton Koha.net.

“Engjëlli i vogël i fundit të cilin e kemi krijuar quhet Dirt Man. Unë thash: ‘Babi, të lutem, jo llafazanë, jo çelik ose ndonjëra nga këto. Le të ulemi dhe të bëhemi të pistë. Le të bëjmë atë se çfarë po ndodh me dashurinë. Le të bëjmë Dirt Manin”, ka thënë ajo.

“Është shumë interesante. Ende kemi një djallëzi të vogël”, shtoi ajo.

Kur është pyetur nëse karakteri i ri mund të bëhet një film i ardhshëm i Marvelit, ajo është përgjigjur: “Shpresoj që po”./KultPlus.com

Super-heronjtë kujtojnë krijuesin e tyre, Stan Leen

Nderime nga e gjithë bota po bëhen për shkrimtarin amerikan dhe ish-presidentin e “Marvel Comics”, Stan Lee, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare.

Lee është krijuesi i “The Fantastic Four” në vitin 1961 e më pas solli edhe tituj të tillë si “Spiderman” apo “The Incredible Hulk”.

Aktori Chris Evans, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Captain America” të kompanisë Marvel, shkroi në rrjetet sociale se “nuk do të ketë kurrë më një Stan Lee të dytë”.

Edhe protagonisti kryesor i “X-Men”-it, Hugh Jackman shprehu keqardhjen për “humbjen e një gjeniu kaq krijues”.

Robert Downey Jr., i cili luajti rolin e “Iron Man”-it, i dedikoi gjithashtu një mesazh: “Mirënjohës për gjithçka jam. U prehsh në paqe Stan!”.

Kevin Feige, producent dhe president i “Marvel Studios” dha gjithashtu mesazhin e tij, teksa tha se “askush nuk ka pasur më shumë ndikim në karrierën time dhe për gjithçka që bëjmë në Marvel Studios, sesa Stan Lee”, shkruan tch.

Autori i librave legjendarë ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Angeles, sipas avokatit të familjes së tij.

Tom Hardy, që shkëlqeu në rolin e “Venom”-it, filmi i fundit bazuar në karakterin e “Marvel Comics”, shpërndau në rrjetet sociale një foto të Leet gjatë xhirimeve./KultPlus.com