Dua Lipa shkëlqen në krijimet e stilistes shqiptare Nensi Dojaka

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, “Cold Heart”.

Kënga në bashkëpunim me artistin e madh britanik, Sir Elton John, është pritur tej mase mirë nga publiku.

Dua vendosi që të shtunën të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke pozuar krah Elton Johnit, teksa gëzojnë suksesin e projektit të tyre më të fundit.

26-vjeçarja dukej mjaft atraktive e veshur me një kostum, i përbërë nga pantallona të zeza dhe një bluzë transparente në pjesën e sipërme, e përbërë vetëm nga një reçipetë.

Kjo veshje është as më shumë e as më pak se kreacion i një stiliste shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Nensi Dojaka, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.

Dua në një postim të bërë në InstaStory e uroi bashkëkombësen e saj për çmimin e fundit, ndërsa edhe ka bërë me dije se ishte ajo dizajnerja e veshjes së saj në këtë paraqitje.

“Veshur nga një stiliste shqiptare, Nensi Dojaka. Urime Nensi për fitoren e çmimit LVMH”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, ajo e cila e uroi e para stilisten me prejardhje shqiptare për këtë fitore – gjithashtu përmes një postimi në InstaStory. / KultPlus.com

Stilistja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton

Nensi Dojaka është fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi talentin shqiptar.

“Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Çfarë talenti. Çfarë krenarie”, tha Rama.

Nensi Dojaka është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton dhe do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër. Koleksioni u vlerësua nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave antikovid.

Çmimi i Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota.

Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA./atsh/KultPlus.com

Deniona Grillo, stilistja shqiptare që organizonte sfilata në Afrikë

Deniona Grillo aktualisht jeton në Bruksel, por ka jetuar në Afrikë për rreth 15 vite. Për 8 vite Deniona ka punuar në Tanzani ku ka themeluar bashkë me nënat afrikane që kishin fëmijë me aftësi të veçanta një organizatë jo fitim prurëse.

Projektet kishin për bazë t’u mësonte atyre si të prodhonin aksesorë shumëngjyrëshe afrikane e më pas t’i shisnin ato. Ajo ka organizuar dhe sfilata mode, ku është vlerësuar me çmimin “Humanitarian Awards of the Year 2016”, sfilatë që bëhej një herë në vit.

Aktualisht Deniona gjendet ne Bruksel me familjen ku vazhdon të punojë në fushën e modës. E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” ajo rrëfeu sesi ishte eksperienca e jetës në vendin më të pasur nën tokë dhe me të varfër mbi tokë.

“Afrika është një vend shumë normal për të jetuar, duke e parë me një sy europian themi si kanë mundësi që hanë me duar, por kjo është pjesë e kulturës tyre. Arsyeja pse flenë në tokë, nuk mbajnë frigorifer, por ata janë shumë të lumtur me jetën e tyre, ne habitemi, por ata mund të jenë më të lumtur se ne. Për mua ka qenë një kurë shpirtërore kjo mënyrë e jetesës tyre. Për mikeshat e mia në Afrikë, kuzhina jonë ishte shumë e veçantë, sepse unë isha shqiptarja e parë që shkoja në atë zonë. I kam prezantuar me byrekun, tavë dheu, perime të mbushura etj.. Kur im shoq më tha do ikim në Afrikë, i thash menjëherë: Po ikim. Fakti që unë vija nga Shqipëria, ishte ndoshta kjo arsyeja pse u përshtata sepse ishin disa gjëra që nuk më trembnim, si varfëria, pluhuri, rrëmuja. Janë një popull shumë i çiltër, shumë miqësor, çdo gjë që kanë e ndajnë me njëri-tjetrin”, thotë ajo.

Pas përfundimit të kontratës së punës që bashkëshorti kishte në Afrikë, ata vendosën për tú kthyer sërish në Bruksel, sepse donin që fëmijët e tyre, tashmë adoleshentë të njiheshin me kulturën europiane.

“U kthyem në Bruksel, pasi fëmijët janë adoleshentë dhe ishte koha të përballeshin me një jetë tjetër. Një nga djemtë lindi në Afrikë dhe gjatë asaj kohe unë isha në shtëpi dhe kujdesesha për fëmijët. Duke qëndruar në shtëpi nisa të merrem me pasion tim për të stiluar dhe nisa të krijoi bizhuteri. Më pas nisi projekti me gratë afrikane për të krijuar bizhuteri, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm. Ambienti atje ishte shkaku kryesor më frymëzoi të nis këtë projekt. Atje kishte shumë copa, shumë ngjyra dhe mendova të përdor materiale që i gjeja atje, me një produkt që vinte nga ai vend, ndaj nisa të krijoi bizhu me copa shumëngjyrëshe. Unë vazhdoj ende krijoi me produkte afrikane, por duke i përshtatur pak me ambientin ku jam tani.” /diasporashqiptare/ KultPlus.com

“Big See Fashion Design Award 2019″,stilistja shqiptare Stela Sallaku rrëmben çmim në kompeticionin europian

Stilistja Stella Sallaku e cila ndonëse është në moshë të re ka arritur të prekë në vendin tonë një sukses të madh. E shohim shpesh në panele televizive apo në mbrëmjet e personazheve VIP në Tiranë për të qenë syri vëzhgues i stilit të veshjeve që zgjedhin zonjushat dhe zonjat.

Stela Sallaku ka qenë e ftuar në emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News24 ku ka folur për punën e saj si stiliste, për projektet e reja që ka në dorë por edhe për një ngjarje të rëndësishme. Stilistja ka arritur të marr një çmim ndërkombëtar falë punës dhe përkushtimit të saj si stiliste. Ky çmim e ka renditur atë si një ndër dizajnerat e rinj shumë premtues sidomos në Europë. BallkanWeb/KultPlus.com