Në Stokholm jehon kënga shqipe

Nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, sot në Stokholm u mbajt koncerti me këngë popullore shqiptare të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare:

Lola Aleksi Gjoka (1910 – 1985)

Koncerti u mbajt në Kishën e Shën Klarës – Sankta Klara Kyrka ku në trupën artistike muzikore udhëhequr nga Maestro Zhani Ciko performuan:

Mariana Leka – Soprano 

Erinda Agolli – Soprano 

Gerald Murrja – Tenor

Antonio Zefi – Bariton 

Rudina Ciko – Pianiste

Ermira Lefort – Pianiste

Feride Gillesberg – Soprano

Programin e hapi Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci Sherifi e cila falënderoi pjesëmarrësit e shumtë nga kori diplomatik, organizatat ndërkombëtare, publikun seudez dhe bashkatdhetarët nga te gjitha trojet shqiptare. Ajo foli edhe për personalitetin e Lola Gjokës duke thënë se ky koncert sjellë për publikun në Stokholm, këngët e bukura shqipe që flasin për bukuritë e trojeve tona, për dashurinë dhe mbi të gjitha për gruan shqiptare që është simbol i virtytit, i sakrificës, besës dhe përkushtimit. E tillë ishte edhe Lola Gjoka, “Artiste e Popullit” shtoi ajo, që nuk i la të shkojnë në harresë thesaret e çmueshme shqipe por i aranzhoi dhe i transkriptoi 51 këngë popullore, të cilat sot kemi mundësi me mburrje t’i prezantojmë para publikut europian duke promovuar kështu vlerat tona si njëri ndër popujt më të vjetër  të këtij kontinenti. Koncerti u përmbyll me një fjalë përshëndetëse edhe nga zv. Ambasadori i Shqipërisë, z. Albert Jerasi.

Falënderim dhe mirënjohjë e veçantë iu dedikua bashkatdhetarit dhe afaristit të njohur nga Kosova, z. Labinot Demaliaj që jeton dhe vepron në Stokholm për përkrahje në realizimin e këtij aktiviteti kulturor.

Në koncert ishin të pranishme edhe e bija dhe mbesa e pianistes Lola Gjoka, znj. Juki Maria Rako dhe Ina Pashaji. /KultPlus.com

Uta Ibrahimi e ftuar në Stokholm për të rrëfyer rrugëtimin e saj si alpiniste

Uta Ibrahimi është femra e parë shqiptare nga Kosova që pushtoi majat më të larta në botës, shkruan KultPlus.

Me rrëfimin e saj, alpinistja ka frymëzuar dhe inkurajuar shumë njerëzit e sidomos të rinjtë.

Kësaj, radhe ajo është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Stokholm që të shpalos një rrëfim mahnitëse.

“Tregimi i Utës është tepër frymëzues andaj inkurajojmë sidomos të rinjtë që të na bashkohen në këtë evenimet. Ejani dëgjojeni dhe njihuni me Utën”, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të mbahet më datë 24 nëntor, në ora 15:00 në ABF Stokhom. / KultPlus.com

Kejsi Tola një kukull në Suedi, këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e muzeut të Stokholm (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Kejsi Tola është bërë pjesë e një ekspozite në muzeumin e Stokholm në Suedi. Kejsi është kthyer në një kukull miniaturë, me veshjet që kishte që në performancën e festivalit të “Eurovizion” ku përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2009.

Këngëtarja mjaft krenare për këtë arritje e ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.“Unë dhe djali blu. Eurovison 2009,”- ka shkruar Kejsi krahas fotos së publikuar.

“ABBA The Museum” në Stokholm, është krijuar për bandën e ‘pop’-it ABBA dhe në këtë muze herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën. Në të përfshihen arritje të këngëtarëve, veshje të tyre e shumë të tjera, shkruan Shqiptarja.