Motrat shqiptare, studentet më të mira në Kanada

Motrat shqiptare nderohen me çmimin “Dean’s Honor Roll” si ndër studentet më të mira në “Canadian Mennonite University”.

Motrat shqipare, Klejdia dhe Kasandra Hila, janë studente në një nga universitetet më të njohura në Kanada, e së fundmi janë nderuar me një nga çmimet më të mira si ndër studentet më të mirat në Universitet.

Studentet shqiptare janë me prejardhje nga Lezha në Shqipërië. Ato studimet po i përfundojnë në Winnipeg të Kanadasë.

Rezultatet e tyre të studimeve janë treguar të suksesshme dhe janë nderuar nga autoritetet e Universitetit të Mennonite me çmimin “Dean’s Honor Roll” për arritje të larta akademike nga “Canadian Mennonite University”. Urime motrave Hila si edhe të gjithë nxënësve dhe studentëve për mbylljen me sukses të vitit akademik.

Të dy motrat shqiptare gjuhën shqipe e shkruajnë dhe e flasin bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj. /albinfo/ KultPlus.com

Fakulteti i Mjekësisë angazhon mbi 300 vullnetarë në parandalimin e Covid-19

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, përveç stafit akademik që janë edhe punëtorë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka angazhuar edhe mbi 300 vullnetarë në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, thirrjes nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i janë përgjigjur:

280 vullnetarë (mjekë të rinj, mjekë specialistë, mbi 55 studentë vullnetarë të Fakultetit të Mjekësisë, infermierë, psikologë, punëtorë socialë etj.);

41 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë, aktivë në qendrat e mjekësivë familjare në vend;

14 vullnetarë – aktualisht po ndihmojnë në Qendrën e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe Katër vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë në Qendrën e Studentëve;

Shumë vullnetarë të tjerë, studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me vendbanim nëpër komuna të Kosovës, janë në vazhdimësi duke shprehur dëshirë të ndihmojnë, e që janë duke u evidentuar të angazhohen sipas nevojës.

Qendra e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë:

Qendra e Thirrjeve (UP- IKSHPK-MSH) aktualisht gjendet e pozicionuar në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë dhe është në shërbim të qytetarëve, duke ofruar informacionet e duhura përmes telefonit.

Në këtë qendër, e cila qëndron e hapur 24 orë në ditë, raportohet të pranohen 200 deri në 300 thirrje brenda ditës, të cilat pranohen nga personeli i IKSHPK-së apo ndonjë nga vullnetarët (mjekë apo studentë) e Fakultetit të Mjekësisë.

Numri kontaktues i qendrës është: 038 200 80 800.

Universiteti i Prishtinës vazhdon t’u përgjigjet me profesionalizëm të gjitha kërkesave të institucioneve shëndetësore për ta ndihmuar vendin në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. / KultPlus.com

Kosovarja në Gjermani zgjedhet studentja më e mirë në Universitetin Teknik të Ingolstadt-it

Vajza nga Rahoveci synon të kthehet në vendlindje dhe të fillojë biznesin e saj.

Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Elona Morina nga Rahoveci e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjedhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Teknik te Ingolstadt-it ne Gjermani (Techniche Hochschule Ingolstadt).

Përveç studimeve të saj, Elona Morina ka kaluar disa semestra si tutore e matematikës, shkruan rtv21.tv, transmeton KultPlus.com