Stuhi bore në New York, mbyllen rrugët dhe anulohen fluturimet

Banorët në pjesën perëndimore të New York-ut janë goditur nga një stuhi masive bore, që ka mbyllur rrugët, ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe ka anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falënderimeve, sipas CNN.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit Deri të premten në mbrëmje, mbi 1.5 metra dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, NeW York. Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, dy banorë të qarkut humbën jetën në një përpjekje për të pastruar terrenin nga bora..

“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rrezikshme,” tha ekzekutivi i qarkut.

Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit.

Dhe reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës./abcnews.al/ KultPlus.com

Kosovarët zemërgjerë japin ushqim falas pasi Teksasi u godit nga stuhia e borës

Pronarët shqiptarë të restaurantit “Bella Italian”, kanë shpërndarë ushqim falas.

Kjo pasi që një stuhi e madhe e borës e ka goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton Fox News, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, kanë gatuar 500 racione.

Isufaj në një prononcim për “Fox News” të shtunën tha se ka vendosur ta bëj për t’ua kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që sipas tij ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi COVID-i. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër”.

“Kur i ftohti rekord goditi Planon, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca dëshironin të përkujdeseshin që banorët të kenë së paku ushqim të nxehtë. Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”.

Artikullin e plotë mund ta lexoniKËTU 

https://www.facebook.com/bellaitaliaplano/posts/3744780722224241 /KultPlus.com