Filmi “Heshtja e Sirenave” me premierë botërore në Brazil (VIDEO)

Filmi “Silence of Sirens” ( Heshtja e Sirenave) me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, festivali i filmit Mostra, Sao Palo, Brazil (Edicioni i 47-të), në kategorinë New Film Makers Competition.

Ky film është bashkëprodhuar nga Frame production, Ikonë Studio, Alva Film, Albasky Film, Skopje Film Studio, RTS Radio Télévision Suisse, In My Country Post Production, me mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Me producentë: Arben Shala, Valon Bajgora, Britta Rindelaub, Thomas Reichlin, Paskal Semini, Tomi Salkovski dhe Gazmend Nela.

Në film luajnë: Sunaj Raça, Allmir Suhodolli, Armenis Nokshiqi dhe Rina Krasniqi.

Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datav 19 tetor dhe 1 nëntor./ KultPlus.com

‘Galaktika e Andromedës’, fitues i dy çmimeve kryesore në Matera Film Festival në Itali

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për filmin më të mirë artistik, dokumentarin më të mirë dhe kategorinë më të mirë të filmit të shkurtër të edicionit të dytë të ‘Festivalit të Filmit Matera’, i cili u mbajt në Città dei Sassi nga 2 deri më 10 tetor 2021, u zhvillua të shtunën, 9 Tetor, transmeton KultPlus.

Në kërë festival pjesëmarrës ishte edhe filmi ‘Galaktika e Andromedës’ i realizuar nën regjinë e regjisores nga Prishtina, More Raça. Ky film, i cili tashmë veçse ka dëshmuar suksesin e vet në festivale të ndryshme botërore të filmit, nga ky festival ka rrëmbyer dy nga çmimet kryesore, atë të Filmit më të mirë artistik, si dhe çmimin për aktorin më të mirë nga Sunaj Raça.

Juria e ‘Filmit Artistik’ e përbërë nga Maria Sole Tognazzi, Roberta Torre, Igort, Roberto De Feo, Paola Squitieri, filmit ‘Galaxy Andromeda’ nga More Raça i dorëzoi çmimin për ‘filmin më të mirë artistik’ dhe ‘çmimin për aktorin më të mirë’:

Filmi më i mirë artistik

Iu dorëzua filmit ‘Galaxy Andromeda’ të More Raça me motivimin e mëposhtëm: “Për njerëzimin e personazheve dhe delikatesën me të cilën ai vështroi vështirësinë e ekzistencës në një peizazh historik-politik shumë të komplikuar. Aftësia për të vënë në skenë sakrificën e dashurisë dhe mbrojtjes së dikujt me koston e jetës, dhe për ta bërë këtë pa kërkuar lot, por duke zgjedhur dinjitetin, çmimi për filmin më të mirë artistik shkon për ‘Galaxy Andromeda’ të More Raça.”

Çmimi për aktorin më të mirë

Iu dorëzua Sunaj Raça për ‘Andromeda Galaxy’ me motivimin e mëposhtëm: “Për faktin se kam qenë në gjendje të dozoj bukur, përmes aftësive të tij të shkëlqyera interpretuese, për të paraqitur gëzimin dhe dhimbjen e të qenit baba. Pa e lënë kurrë këtë rrjedhje. Të fundit para vajzës së tij, por duke u rezervuar vetëm për ne, ne jemi spektatorët e luftës së tij të dëshpëruar për mbijetesë ”. / KultPlus.com

‘Andromeda Galaxy’ fiton çmimin e filmit më të mirë në ‘Otranto Film Festival’

Filmi kosovar ‘Andromeda Galaxy’ me regji të More Raçës, ka fituar çmimin e filmit më të mirë në ‘Otranto Film Festival’, shkruan KultPlus.

Njoftimin e ka bërë vetë regjisorja përmes një postimi në Facebook.

“Andromeda Galaxy fiton çmimin e filmit më të mirë në Otranto Film Festival .
Ky është një film për një prind që nuk gjen punë në Kosovë. Për shkak të mungesës së zgjidhjes, detyrohet të largohet ilegalisht nga vendi i tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë bërë jetën të mjerueshme për njerëzit e rëndomtë, të cilët kur përballen me të fortit (të korruptuarit) gjithmonë mposhten dhe detyrohen të largohen ose t‘i dorëzohen një jete në mjerim” – ka shkruar regjisorja Raça./KultPlus.com

Sunaj Raça zgjedhet anëtar i jurisë profesionale në Sarajevo Film Festival

Aktori dhe regjisori Sunaj Raça, është zgjedhur anëtar i jurisë profesionale për tv serialet rajonale në Sarajevo Film Festival, shkruan KultPlus.

Për këtë sukses ka njoftuar vetë aktori përmes rrjeteve sociale.

Festivali i Filmit në Sarajevë është festivali kryesor dhe më i madh i filmit në Evropë. I themeluar në Sarajevë në 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në Luftën e Bosnjës, festivali sjell njerëz të famshëm ndërkombëtarë dhe vendas në Sarajevë çdo vit dhe shpalos një larmi të gjerë filmash me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga e gjithë bota. / KultPlus.com

Filmi ‘The Albanian Recruit’, premierë në TIFF

Film “The Albanian Recruit” është selektuar në festivalin Tirana International Film Festival pjesë e seleksionit Made in Albania, shkruan KultPlus.

Film flet për të rinjtë e rekrutuar në grupe kriminale ndërsa filmi vjen me skenar e regji të Sunaj Raça.
Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Edon Mulaj, Don Raca, Bekim Mulaj, Sunaj Raça, Safete Rogova, Marko Caka, Veton Osmani…
Filmi në muajin mars pritet të shfaqen shfaq premierën amerikane në Kaliforni./ KultPlus.com