‘Sunny Hill’, tatuja e parë e Dua Lipës: Lagjia ku janë rritur prindërit e mi (VIDEO)

“Sunny Hill” është tatuja e parë e këngëtares së njohur, Dua Lipa, përcjell KultPlus.

Këtë tatu ajo e bëri në janar të vitit 2015, atëherë kur ishte 19 vjeçare, sipas festivalit “Sunny Hill”.

“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, u shpreh ajo në videon e publikuar në rrjetin social Twitter.

“Sunny Hill” është edhe njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare dhe zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë.

Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili në edicionet e mëparshme solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar. / KultPlus.com

Shpend Ahmeti tregon se ku do të mbahet tash e tutje Sunny Hill Festival

Në bashkëbisedimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke i shpalosë edhe projektet që do të ndodhin në të ardhmen, shkruan KultPlus.

Ahmeti ka njoftuar se tash e tutje Sunny Hill Festival do të mbahet në afërsi të Bërnicës, e jo sikurse tash në Gërmi.

Ndërkohë, Lipa, nëpërmjet telefonit ka treguar edhe për pamjen e kësaj hapësire, ku do të ketë edhe liqe artificiale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti. /KultPlus.com

Kjo është video kur Dua Lipa elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar

Dua Lipa ka qenë kryetema e këtyre ditëve në Kosovë, falë pjesëmarrjes së saj në Festivalin Sunny Hill.

Ylli me renome ndërkombëtare ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë të këtij festivali, i cili mbahet në parkun e Gërmisë në datat 10, 11 dhe 12 gusht.

Këngëtarja e famshme e ka mbajtur koncertin e saj në ditën e parë të festivalit (të premten) duke krijuar një atmosferë të paharruar.

SHQIPE 👐🏼🇦🇱🇽🇰👐🏼🇦🇱🇽🇰👐🏼

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndërkaq, 22-vjeçarja ka qenë e pranishme në zonën VIP edhe në natën e dytë të Sunny Hill duke shijuar atmosferën e krijuar nga yjet vendore dhe shqiptarët tjerë të famshëm./ KultPlus.com

Dua Lipa: Urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës

Fondacioni Sunny Hill mbrëmë ka ndarë 100 mijë euro për organizata dhe festivale të ndryshme në Kosovë dhe të gjithë ata që kanë përkrahur fondacinin dhe festivalin “Sunny Hill”, shkruan KultPlus.

Shtatë organizata që punojnë me persona me aftësi të veçanta – përfshirë këtu Doën Syndrome Kosova, Hendikos, Atomi dhe Shoqata e Autizmit, janë në mesin e organizatave që kanë përfituar nga Fondacioni Sunny Hill, i formuar pas koncertit të para dy vitesh të këngëtares Dua Lipa.

Dua Lipa e cila bëri ndarjen e këtyre fonde, sot ka postuar fotografi nga konferenca e mbrëmshme me media ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur Fondacionin dhe festivalin “Sunny Hill”.

“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku për përparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosovë”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në instagram.

Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves. ——— Thank you to everyone for their support towards Sunny Hill Foundation and Sunny Hill Festival. To date Sunny Hill Foundation has raised €100,000 and we have chosen to give it all out to charities close to our heart , cultural organisations and music schools in Kosovo. Thank you from the bottom of our heart for all of your help and I hope that this is the beginning of a very long lived establishment that works towards the future of art, culture and the youth of Kosova.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Fonde kanë marrë edhe DamFest, ChopinFest, Teatri Dodona e Siparantum Choir ndërsa këtu përshihen edhe pesë shkolla të muzikës në qytete të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i Fondacionit Sunny Hill është dhurimi i parave për ndihmë në artin dhe kulturën dhe mirëqenien në Kosovë./ KultPlus.com

Në këtë orë nisë performancën Dua Lipa në Prishtinë, Martin Garrix do të qëndrojë rreth 90 minuta në skenë

Sunny Hill, festivali ndërkombëtar i muzikës që mbahet në Parkun e Gërmisë më 10, 11 dhe 12 gusht, do të mbledh shumë yje botërore e vendore.

Dukagjin Lipa, organizatori i këtij festivali për emisionin “Prite të Gjelbrën” ka dhënë më shumë detaje rreth këtij festivali.

Sipas tij, që nga dita e sotme fillon ardhja e mysafirëve ndër të cilët Action Bronson, reperi i njohur i cili arrin sot në Prishtinë, për t’iu bashkuar emrave të mëdhenj të muzikës, ku do të mbajë konferencë për media.

Lipa ka thënë se më 10 gusht, nga ora 12:30 fillojnë aktivitetet e shumta, të cilat ndahen në disa arena, fillimisht në pishinë, food court dhe sunny chill. Sipas tij fillojnë me performanca akustike dhe bende vendore, pjesa e heronjve lokalë përfundon me Jerichon dhe Oda, për të vazhduar pastaj me Grace Carter dhe Stanaj, dhe në fund me Dua Lipën që fillon nga ora 00:30.

Aktivitetet e natës së dytë, fillojnë me hiphop artistat në mainstage: si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lyrical Son, Lumi B, Buta, pastaj Gashi dhe Col3trane. Nata e tretë do të ketë muzikë elektronike, ku do të performojnë Dj vendor dhe ndërkombëtar si: Bondax, SG Leëis.

Aktivitetet e natës së tretë përfundojnë me Martin Garrix, Dj e njohur ndërkombëtar i cili do të performojë 90 minuta vetëm në Prishtinë, gjë që sipas Lipës nuk ka ndodhur më herët në festivale tjera.

Dukagjin Lipa ka thënë se nuk ka financa prej shtetit dhe se përmes këtij festivali po promovohet shteti dhe rinia e Kosovës.

“Po mendoj qe jemi duke ia arritur qëllimit, për me mujt me e paraqit Kosovën dhe të gjithë ne që jetojmë këtu. Si popull që nuk jemi të interesuar për konflikte, si popull paqedashës, si popull që jemi të interesuar me ec përpara”, ka thënë Lipa.

Ai tregoi se kanë mbet edhe rreth 3 mijë deri 4 mijë bileta për shitje. Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen online, nga e gjithë bota në www.sunnyhillfestival.com, në Shqipëri në gjitha pikat e Easy Pay, në rrjetin e shitjes Ria / Vllesa Co në gjithë Kosovën, si dhe në pikat fizike të shitjes të festivalit sikurse ajo në sheshin Zahir Pajaziti, në Albi Mall dhe shumë vende tjera publike.

Çmimet e biletave për tre ditë të festivalit fillojnë prej 40 euro, ose me mesataren ditore prej 13.3 eurove. Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta./ KultPlus.com

Të rinjtë nga shumë vende të botës po vijnë në Prishtinë për Sunny Hill Festival (FOTO)

Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës që do të mbahet në Prishtinë më 10,11 dhe 12 gusht, ka krijuar interesim të jashtëzakonshëm tek audiencat nga shtatë kontinente të botës.

Një hartë nga vizitat e faqes së Sunny Hill Festival e shfaq audiencën ndërkombëtare prej nga vijnë vizitat dhe trafiku në faqen e festivalit, e që sipas pamjeve në foto i bie që interesimi vjen nga shumica e vendeve të botës.

Interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje në festival nuk ka pasur vetëm nga fansat e muzikës së Dua Lipës, Action Bronson, Gashit apo Martin Garrix, meqë sipas përfaqësuesve të Sunny Hill Festival, interesim të madh ka pasur edhe nga shumë artistë të huaj të cilët kanë kërkuar që atyre t’i bëhet një vend për të pertformuar në festivalin e madh të muzikës që do të ndodhë në Prishtinë.

“Ne kemi pranuar me dhjetëra kërkesa nga artistë amerikan të muzikës rap dhe hip hop, nga DJ të shumtë që vijnë nga Irlanda, Italia, Anglia dhe shumë e shumë vende të tjera të botës. Mirëpo, ne tashmë i kemi mbi 40 artistë që do të performojnë në festival, dhe nuk kemi pasur mundësi që të kemi aq shumë artistë, aq sa ka pasur kërkesë për të ardhur në Prishtinë” ka thënë Alban Kastrati, nga ekipi organizativ i Sunny Hill.

Përveç artistëve të huaj që kanë bërë plane të vijnë në Prishtinë, interesim të njëjtë kanë edhe mediat e ndryshme ndërkombëtare të cilët duan ta përcjellin festivalin nga afër dhe të raportojnë drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

“Ne tashmë kemi akredituar shumë media për Sunny Hill Festival. Kemi shumicën e mediave kosovare, dhjetëra media të rajonit, por edhe mediume të huaja të cilat do të jenë gjatë gjithë festivalit në Prishtinë. Është arritje e jashtëzakonshme për një festival i cili është vetëm në edicionin e parë të tij. Është interesim përtej secilës pritje që ne kemi pasur në fillim” ka vazhduar më tej Kastrati.

Përveç Dua Lipës, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit, në Sunny Hill Festival do të performojnë edhe Col3trane, Grace Carter, SG Lewis, Bondax, si dhe artistët më të mirë të skenës si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë.

Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen online, nga e gjithë bota në www.sunnyhillfestival.com, në Shqipëri në gjitha pikat e Easy Pay, në rrjetin e shitjes Ria / Vllesa Co në gjithë Kosovën, si dhe në pikat fizike të shitjes të festivalit sikurse ajo në sheshin Zahir Pajaziti, në Albi Mall dhe shumë vende tjera publike. Çmimet e biletave për tre ditë të festivalit fillojnë prej 40 euro, ose me mesataren ditore prej 13.3 eurove. / KultPlus.com

Dua Lipa: Po kthehem në shtëpi

Kanë mbetur edhe shumë pak ditë që nga ardhja e yllit ndërkombëtar, Dua Lipës në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa ka postuar një video si paralajmërim për festivalin ndërkombëtar “Sunny Hill”. Këtë video e ka shpërndarë edhe këngëtarja që po pushton skenën ndërkombëtare, Dua Lipa.

‘Prishtinë, shihemi edhe disa ditë. Po kthehem në shtëpi”, ka shkruar Dua Lipa ndërkohë në postimin e saj ka vendosur edhe flamurin e Kosovës.

Dua Lipa do të performojë në Prishtinë, këtë të premte në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill”, që do të mbahet për tri ditë në Parkun e “Germisë”, në Prishtinë.

Kjo është hera e dytë që Dua Lipa kthehet me koncert në vendlindje/ KultPlus.com

Konfirmohet pjesëmarrja e Dj Martin Garrix në festivalin “Sunny Hill”

Të ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21 ishin rokeri i njohur Dukagjin Lipa, njëherazi edhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa si dhe Alban Kastrati nga kompania Republika, të cilët kanë zbuluar detaje rreth festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet më datë 10- 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Nata e parë e festivalit i dedikohet muzikës pop dhe performuese kryesore është Dua Lipa, ndërsa në natën e dytë e cila i kushtohet muzikës hip-hop si performues kryesor i mbrëmjes do të jetë reperi Action Bronson.

Në natën e tretë tashmë është konfirmuar se do të përformojë Dj më i famshëm në botë Martin Garrix.

Organizatori kyç Dukagjin Lipa ndër të tjera ka zbuluar se Dua do të vijë në Kosovë dy ditë para fillimit të festivalit.

“Me datën 8 gusht Dua vjen në Prishtinë…atëherë do t’i kemi aktivitetet e fondacionit ku i ndajmë 100 mijë euro për aktivitetet në Kosovë”, tha Lipa.

Ndryshe, në këtë festival do të performojnë edhe artistë të tjerë si Carter, Bondax ,SG Lewis, Col3trane, Grace, Albert Stanaj si Ledri Vula, Mc Kresha, Buta, Jericho, Shpat Deda e të tjerë.