Susan Sarandon: Dua të lidhem me dikë që është vaksinuar kundër Covid-19

Aktorja Susan Sarandon ka folur së fundmi për jetën e saj personale.

E ftuar në emisionin “Divorced Not Dead”, aktorja u shpreh që dëshiron të ketë një partner , por me një kusht.Ajo dëshiron që partneri i saj të jetë vaksinuar kundër Covid-19.

“Dua të njoh dikë që është vaksinuar për COVID-19.Nuk më intereson nëse është një burrë apo grua. Dua të them, unë jam e hapur për të gjitha moshat, me të gjitha ngjyrat. Dhe ato për mua, ato gjëra janë thjesht detaje.Por ajo që më intereson është dikush që dëshiron të jetë aventuresk”, u shpreh Susan.Ajo gjithashtu tregoi se nuk po kërkon të krijojë familje, pasi tashmë ka katër fëmijë të rritur./ KultPlus.com

Susan Sarandon: Për të fituar një Oscar duhen shumë para

Susan Sarandon ka qenë në festivalin e Torontos për të prezantuar ‘Blackbird’, filmin e ri ku ajo interpreton. Pyetjes së mediave për mundësinë për të fituar me këtë rol, artistja i është përgjigjur me një sulm kundër Akademisë.

‘E pamundur të matesh me Harvey Weistein-ët e të gjithë botës. Merita nuk vlen, për të fituar një Oscar duhen shumë para’, ka deklaruar aktorja e famshme duke u përgjigjur drejtpërdrejtë pyejtes, transmeton KultPlus

Artistja që në vitin 1996 u shpall si interpretuesja më e mirë femër me filmin “Dead Man Walking”, ka folur për situatën aktuale që lidhet me Oscarin dhe se si ka ndryshuar situata në dekadat e fundit.

‘Ndershmërisht mendoj se kinemaja është bërë biznes’ ka deklaruar ajo. Në kohën kur unë merrja 5 nominime, duke fituar një Oscar, nuk ishte e nevojshme t’i harxhoje të gjitha paratë’. Më pas ajo ka treguar se si organizohen fushata të tëra lobingu, që zgjasin deri në 6 muaj, për të marrë vota./koha.mk/ KultPlus.com