Taste2 dhe X Binakaj me këngë për korrupsionin në Kosovë (VIDEO)

Këngëtari nga Prishtina, Milot Hoxha që ndryshe njihet si Taste 2, gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar më reperat e njohur të estradës kosovare si Ellinel edhe si solo artist.

Taste 2 ka lansuar videoklipin e fundit në bashkëpunim me X Binakaj, kënga titullohet 24h në jetë ku si tematikë fokusohet korrupsioni në Kosovë.

Gjatë tekstit ai ka përmendur dinamikën në Kosovës, neopotizimin ku dëshpërimi është shumë i madh, duke shprehur mllef tek udhëheqësit dhe këputja e së ardhmes tek rinia.

Taste2 gjithashtu përmes kësaj kënge mundohet të jap mesazhin një lloj ballafaqimi ku një ditë nuk do të ekzistojë askush, sidomos trendin e mbërritjes në meritat e dikujt tjetër, pasi të gjithë do të përplasen me të vërteten. /KultPlus.com

Taste2 sjellë “Sa Thu” (VIDEO)

Reperi nga Prishtina Taste 2 ka publikuar projektin muzikor të radhës.

“Sa Thu” është kënga e tij më e re, që e sjell edhe me videoklip, transmeton Koha.net.

Taste 2, që njihet për kritikat e mëdha që i bën shoqërisë përmes muzikave të tij, edhe përmes “Sa Thu” bën të njëjtën gjë.

Teksti është shkruar nga vet reperi, kurse videoklipi është punuar nga produksioni “Djemt e Abdullahit”./KultPlus.com

“Vet” kënga e re nga Taste2

Reperi nga Prishtina, Milot Hoxha i njohur si Taste2 ka publikuar këngën e tij më të re.

“Vet” është kënga e tij e re, e shkruar nga vet reperi, transmeton Koha.net. Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Sponca, kurse beati është bërë nga KrissiO.

Për videoklipin është përkujdesur produksioni “Djemt e Abdullahut”./ KultPlus.com

‘Boss’, vjen episodi i dytë humoristik nga Taste2 dhe Skirton Pruthi (VIDEO)

Është lansuar një skeç humoristik i ri nga Taste2 dhe Skirton Pruthi me emrin SkipDays. Ideja e skeçit rrjedh nga seria e ngjarjeve humoristike të cilat më parë janë paraqitur në foto në internet me emrin e njëjtë, po tash materialet e reja të krijuara nga ata do të krijohen në video format, përcjellë KultPlus.

SkipDays është krijuar që të mund të shikohet në pajisje apo ekrane të ndryshme në çfarëdo situate, sepse ato janë të shkurta dhe shumë humoristike. Po ashtu, ekipi i tyre ka punuar gjatë për të krijuar një format i cili mund të pëlqehet edhe nga komuniteti i shurdhmemecëve dhe të verbërve, ku videot e tyre kanë kuptim dhe janë humoristike edhe nëse nuk dëgjohen apo nuk shihen.

Taste2 i njohur si Milot Hoxha është reper dhe skenarist i njohur në Kosovë, dhe Skirton Pruthi një biznesmen i Prishtinës janë shokë të vjetër, të cilët gjithmonë kanë krijuar vepra humoristike, por asnjëherë nuk i kanë shndërruar ato në audio apo video për publikun e gjerë, deri tash.

Video e tyre e parë e cila u publikua nga dyshja ishte “Instervista”, por tashmë ata kanë sjellë videon e dytë të titulluar “Boss”. Skeçet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me situatën në vend. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=zTYvUZ1EiKI

‘Intervista’, vjen episodi i parë humoristik nga Taste2 dhe Skirton Pruthi (VIDEO)

Është lansuar një skeç humoristik i ri nga Taste2 dhe Skirton Pruthi me emrin SkipDays. Ideja e skeçit rrjedh nga seria e ngjarjeve humoristike të cilat më parë janë paraqitur në foto në internet me emrin e njëjtë, po tash materialet e reja të krijuara nga ata do të krijohen në video format, përcjellë KultPlus.

SkipDays është krijuar që të mund të shikohet në pajisje apo ekrane të ndryshme në çfarëdo situate, sepse ato janë të shkurta dhe shumë humoristike. Po ashtu, ekipi i tyre ka punuar gjatë për të krijuar një format i cili mund të pëlqehet edhe nga komuniteti i shurdhmemecëve dhe të verbërve, ku videot e tyre kanë kuptim dhe janë humoristike edhe nëse nuk dëgjohen apo nuk shihen.

Taste2 i njohur si Milot Hoxha është reper dhe skenarist i njohur në Kosovë, dhe Skirton Pruthi një biznesmen i Prishtinës janë shokë të vjetër, të cilët gjithmonë kanë krijuar vepra humoristike, por asnjëherë nuk i kanë shndërruar ato në audio apo video për publikun e gjerë, deri tash.

https://www.youtube.com/watch?v=TLKd8OZV480&feature=youtu.be

Videot e SkipDays mund ti përcjellni në kanalin apo faqen e tyre: https://www.youtube.com/watch?
v=TLKd8OZV480&feature=youtu.be