Vdes në moshën 71 vjeçare aktori, Enver Hyseni

Ka vdekur në moshën 71-vjeçare aktori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”,  Enver Hyseni! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! U prehsh në paqe, Enver Hyseni”, thuhet në njoftimin e teatrit “Migjeni”.

“Homazhet zhvillohen nesër, më 30 tetor, nga ora 10 deri në 12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet tutje në njoftim.

Prej vitit 1975, Hyseni numëron role të shumta në teatër, por nuk kanë munguar as rolet e tij në filma. / KultPlus.com