Tekstshkruesi i këngës “I Love Rock ’n’ Roll” ndërron jetë për shkak të koronavirusit

Tekstshkruesi dhe këngëtari i këngës “I Love Rock ‘N’ Roll”, Alan Merrill, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vajza e tij, Laura nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ju nuk e mendoni se do të ndodhë me ju apo familjen tuaj të fortë. Qëndroni në shtëpi nëse jo për vete për të tjerët” shkruan ajo.

Në postimin e saj, Laura shkruan se Alan ishte duke u mjekuar për ftohje por më pas e kuptoi se ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Mendohet se ai mund të jetl infektuar në një koncert që mbajti disa javë më parë.

Këngët e artistit janë kthyer në frymëzim për brezat e rinj dhe në internet ekzistojnë shumë kovera të këngëve të tij. /KultPlus.com