Ambasadorja shqiptare nga Tel Aviv: Jemi në kontakt me çdo shqiptar që jeton në Izrael

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje pas sulmit nga Hamasi me qindra të vrarë, që nisi mëngjesin e së shtunës. Ajo thotë nga aeroporti i Tel Aviv se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”.

“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.”, shprehet ajo./abcnews.al/KultPlus.com

Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, publikoi revista britanike ‘’The Economist’’.

Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë. Më pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë. Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.

Problemet me furnizimin dhe masat antikovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete  në botë, thuhet në analizën e ‘’The Economist’’.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme./KultPlus.com