Aktori i filmit Batman kërkon foto nga Kosova për projektin e tij

Aktori i njohur hollivudian, Joseph Gordon-Levitt, pak orë me parë ka publikuar një kërkesë në profilin e tij në Facebook nëpërmjet së cilës kërkon fotografi interesante nga Kosova.

Levitt nuk jep shpjegime por thotë se bëhet fjalë për një projekt të ri shumë intersant.

Ylli i njohur i filmave: “The Dark Knight Rises”, “Snowden”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception” dhe “The Trial of the Chicago 7”, në rrjetin social Facebook kërkon nga banorë të Kosovës dhe jo vetëm, fotografi nga lokacione të ndryshme.

Në krah fotos së realizuar në Kosovë ai shkruan:

Hey Kosova!  Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri. Kështu që gjeni një foto tuajën dhe dërgojeni në këtë Link. / KultPlus.com

Ndërprehen xhirimet e “The Batman”, Robert Pattinson rezulton pozitiv me koronavirus

Aktori Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv për koronavirus, për çka filmi “The Batman” ku ai kishte rolin kryesor, është suspenduar, ka njoftuar Vanity Fair dhe Hollywood Reporter, të enjten.

Studioja Warner Bros ka thënë se “një anëtar” i produksionit kishte rezultuar pozitiv duke mos dhënë emër.

Vanity Fair dhe Hollywood Reporter kanë shkruar se personi pozitiv është Pattinson, ylli i filmit.

Filmi me producent Matt Reeves, ka rifilluar xhirimet ditë më parë pas gati 6-muajsh pauzë për shkak të pandemisë me koronavirus.

“The Batman” do të duhej të shfaqej në qershor të vitit 2021, por është shtyrë për në tetor për shkak të situatës. / KultPlus.com