Kultura shqiptare në ekspozitën “The Homo Sapiens”

Në Parma, Itali është përuruar ekspozita “The Homo Sapiens” nga fotografi Arturo Delle Donne.

“Homo sapiens” eksploron dhe dokumenton diversitetet kulturore përmes veshjeve tradicionale që janë simbol i përkatësisë dhe kulturës dhe simbol i lidhjes me atdheun.

Në këtë ekspozitë të radhës ka zgjedhur të ekspozojë kulturën dhe simbolet e Shqipërisë.

Një vepër e madhe e kërkimit antropologjik dhe etnografik, pjesë e së cilës ka qenë edhe shoqata Skëndërbeg.

Projekti Homo sapiens u konceptua si një udhëtim zbulimi, eksplorimi. Ajo lind nga një ide e njohjes së një larmie kulturore që shpesh harrohet në emër të homologimit. Duke vlerësuar trashëgiminë kulturore, qytetërimi ynë, historik dhe monumental, shpesh harron trashëgiminë e madhe jomateriale të dhënë nga diversiteti kulturor.

Ekspozita mund të vizitohet sot dhe nesër. / KultPlus.com