“The Kissing Booth 3” së shpejti vjen në Netflix

Është publikuar traileri i vazhdimit të radhës së komedisë romantike të titulluar “The Kissing Booth 3”, me ç’rast kryepersonazhet si: Elle, Noah dhe Lee, e huazojnë shtëpinë e pushimeve të prindërve të tyre për të organizuar një ndejë verore me shoqëri, që njëkohësisht do të jetë hera e fundit që tre do të jenë së bashku, shkruan KultPlus.

Elle e cila sapo ka diplomuar nga shkolla e mesme, ndihet në presion për të vendosur se ku dëshiron t’i vazhdojë studimet tutje, në Harvard me të dashurin e saj Noah, apo në UC Barkley me mikun e saj të ngushtë Lee.

Ndërsa, në këtë film pjesë janë edhe dy personazhet e reja nga vazhdimi i dytë, Chloe, vjen në rolin e mikeshës së afërt së cilës Noah ia beson të gjitha sekretet, dhe Marko, djaloshi i cili bie në dashuri me protagonisten Elle dhe i cili është i sigurt se ai është personi i duhur për të.

Në këtë vazhdim rolet e përsëritura vijnë nga aktorët: Joey King, Jacob Elordi, Joel Courtney, Maisie Richardson-Sellers dhe Taylor Zakhar-Perez.

“The Kissing Booth 3”, do të lansohet në platformën Netflix më 11 gusht të këtij viti. / KultPlus.com

“The Kissing Booth 3” lansohet në verë të vitit të ardhshëm

Joey King do të rikthehet edhe një herë në rolin e “Elle Evans” në filmin final në Netflix, “The Kissing Booth 3”, teksa ka konfirmuar se do të lëshohet për publikun verën e vitit të ardhshëm. 

Pas pranimit të çmimit Comedy Movie Star në “People’s Choice Awards”, Joey dha lajmin.

“I thash vetes se nëse fitoj, do të shpërndaj një pjesë të lajmit me ju. Dua t’u them se ‘The Kissing Booth 3’ do të lansohet në verën e vitit 2021”, tha ajo.

“The Kissing Booth 2” po ashtu mori një çmim nga ajo ceremoni, atë për Filmin Komedi të 2020-s, shkruan Female First. / KultPlus.com