Driton Selmani, pjesë e ekspozitës “The map is the territory”

Alberina Haxhijaj
Fotografia: © Stacion – Center For Contemporary Art Prishtina

Artisti Driton Selmani do të jetë pjesë e ekspozitës “The map is the territory” e cila do të kurohet nga Albert Allgaier dhe Sophie Lapalu, shkruan KultPlus.

Artisti Driton Selmani do të paraqitet me veprën “Fountain of Doubt”, intervenim në hapësirë publike, Landhaus Brengenz – Bregenz Biennale 2018.

Me rastin e ceremonisë së hapjes së Bienales së Bregenz-it, një piranja do të lëshohet në fontanën e cila është në hyrje të ndërtesës Landhaus Brengenz.

“Fontana e dyshimit” , punë kjo e artistit nga Kosova, Driton Selmani, është një simbol se të punuarit së bashku është një mënyrë e mirë për t’i përfunduar gjërat. Njëkohësisht ajo është edhe prezantim i egërsisë dhe shkatërrimit të armiqve.

The Map Is The Territory – © Bregenz Biennale

Kur Theodore Roosevelt, udhëtoi në Amerikën e Jugut në vitin 1913, ai hasi në mesin e shumë krijesave të tjera edhe disa lloje të ndryshme të piranjave.

Në ditarin e tij në lidhje më këtë udhëtim ai ka shënuar: Piranjat janë peshku më mizor në botë, edhe peshqit më të frikshëm si peshkaqeni apo barrakuda zakonisht sulmojnë krijesat më të vogla se ato, por piranjat zakonisht sulmojnë krijesat shumë më të mëdha se ato vet.

“Fontana e dyshimeve” qëndron si një kujtim se ne duhet të kalojmë përmes gjërave që na frikësojnë. Ndonjëherë edhe pse mund të ngecni në disa aspekte do dëshmoni se jeni një kundërshtar i frikshëm nëse tregoni aftësitë e juaj të tjera.

Driton Selmani – Fountain of Doubt, Intervenim në hapësirë publike.
Landhaus Brengenz © Bregenz Biennale 2018/ Hartinger

Pjesë e kësaj ekspozitë janë artistët: Lina Aušra, Francisco Babo, Samuel Bich, Simone Borghi, Elena Borghi, Godomira Buroskwy, Kevin Desbouis, Damien Dion, Victoria Durnak, Jona Einarson, Stefano Faoro,FAXEN, Romain Gandolphe, Steve Giasson, Akba Gurundi, Token Black Guy, Tim Hartmann, Stefanie Heine, Robert Huber, Florence Jung, Fatmir Mustafa Karlo, Stefan Klein, Marika Konstantinidou, Mikko Kuorinki, Sophie Lingg, Mmmmmegumi, José Oliveira, Will Owen, Alice Pamuk, Philipp Preuss, Anahita Rahzmi, Christopher Richmond, Valentine Ridde, Karl Salzmann, Liv Schulman, Driton Selmani, Lena Sieder-Semlitsch, Semino Spataro, Martin Sturm, Andreas Trobollowitsch, Emmanuel Troy, Salvatore Viviano, Robin Waart, Dimitri Waschkov, Noboru Watanabe dhe Bernhard Weber./KultPlus.com