Rita Ora pushtohet nga emocionet teksa sheh babain duke derdhur lot për vajzën e tij në audicionet e “The Voice Australia”

Gjërat u bënë shumë emocionale për Rita Orën, pasi një baba shpërtheu në lot duke parë të bijën në audicionin për The Voice Australia.

Ylli i popit, gjykon edicionin austriak të konkursit të këngës së bashku me Jason Derulo, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Dhe ashtu si çdo version i The Voice, ka shumë momente lotësh, me një prind mbështetës që vjedh zemrat e shikuesve kudo, shkruan Metro UK, përcjell KultPlus.

Chris Watson, 53 vjeç, bëri audicionin për reality show-n e hitit Channel Seven fillimisht për të frymëzuar vajzën e tij, Shanae, 21 vjeçe, që të mposhtte frikën e saj dhe të dilte në skenë.

Ishte një ndryshim i diskutueshëm rregullore, por shefat e The Voice e lejuan atë dhe Shanae ishte në gjendje të performonte para trajnerëve pasi i takoi ata gjatë performancës së mëparshme të babait të saj.

Megjithatë, askush nuk ishte i përgatitur për atë që do të pasonte.

Si performanca e fundit në ditën e parë të audicioneve, e reja i mahniti të gjithë me vokalin e saj të fuqishëm.

Krijuesi i hiteve të Ridin’ Solo, Jason ishte gjyqtari i parë që shtypi butonin e tij dhe u kthye, i ndjekur më pas nga Guy, Rita dhe më pas Jess.

Në pamundësi për të fshehur krenarinë e tij, babi Chris së shpejti kishte një krizë emocionale.

I mbështetur tek gruaja e tij teksa e kapi momentin, ai qau dhe më vonë tha: ‘Më falni, e humba’.

Gjyqtarët u befasuan kur panë pamjen e vajzës që fshihej pas zërit, duke e njohur menjëherë Shanae nga audicioni i babait të saj.

“Kjo është vajza!” tha Guy i emocionuar.

Ndërsa Rita Ora, me sy të përlotur, thirri: “Babai yt, kur filloi të qante – kjo më mori, thjesht më mori me të vërtetë”.

“Kjo tregon se nuk ka ego, nuk ka krenari, kjo është vetëm një fitore e plotë për të gjithë familjen. Dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë.’ / KultPlus.com

Rita Ora shpërthen në lot teksa flet për betejën e nënës së saj me kancerin

Rita Ora shpërtheu në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin në “The Voice Australia”.

Këngëtarja 31 vjeçare e cila është pjesë e jurisë në versionin Australian të shfaqjes së talentëve, u prek nga historja e familjes së Aleisha Gram, pasi e reja zbuloi se nëna e saj kishte luftuar me kancerin për dy vitet e fundit.

Rita shpjegoi se nëna e saj Vera, kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa ajo u përlot nga kujtimet e kohërave të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan. Duke folur për këtë pjesë shumë të vështirë, Rita fshiu lotët, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë. Nëna ime, ajo gjithashtu kishte kancer”, u shpreh ajo në emision, teksa vlerësoi performancën e Aleishës.

“Kur ajo shkonte dhe merrte trajtimin e saj dhe po i humbisnin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, si të mos ishte superheroin që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote”.

Rita tha se kishte vështirësi të fliste për të gjitha.

Ajo shtoi: “Unë as që mund të flas”.

“The Voice Australia” rikthehet me sezonin e ri, Rita Ora pjesë e jurisë

Për të gjithë adhuruesit e emisioneve muzikore, “The Voice Australia” rikthehet me sezonin e ri.

Qytetarë të talentuar nga pjesë të ndryshme të vendit, fusha të ndryshme të jetës e mosha të ndryshme, dolën në skenë për të kënduar me zemër në përpjekje për t’u zgjedhur nga ndonjëri prej anëtarëve të jurisë, që t’i drejtojë ata në këtë shou garues të njohur anembanë botës.

Edhe këtë vit, katërshja e mentorëve të “The Voice” përbëhet nga yjet e muzikës, Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jess Mauboy, raportoi të martën portali “7News”. 

Ata e bënë hapjen e emisionit me një performancë të shkëlqyeshme ‘live’, të këngës, “High Hopes”, për t’ia liruar më pas skenën konkurrentëve, disa prej së cilëve tashmë kanë pak eksperiencë si performues derisa të tjerët janë talent i pastër natyral.

“The Voice Australia” transmetohet çdo javë. Fillimisht është duke u shfaqur faza e parë e konkurrimit e njohur si “Blind Auditions”, për të vazhduar tutje me fazat tjera të përzgjedhjes së pjesëmarrësve deri në netët e performancave ‘live’.

Gjasat që këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, ta fitojë këtë sezon janë të mëdha, marrë parasysh se ajo është një prej anëtareve më të pëlqyera nga konkurrentët.

Rita Ora do të rikthehet sërish si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”

Channel Seven në Australi ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”.

Të dielën, kanali televiziv zbuloi se të katër trajnerët – Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora – do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të nivelit të spektaklit sivjet, shkruan DailyMail.

Përkundër spekulimeve muzikantja shqiptaro-britanike Rita, 30 vjeçe, nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt “mezi pret” të kthehet dhe të ribashkohet me “familjen e saj të zgjeruar” vitin e ardhshëm.

“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, tha ajo për The Daily Telegraph.

“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, tha Rita.

Thashethemet u përhapën kohët e fundit se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj.

Ndërkohë, Bella Taylor Smith – e cila ishte në skuadrën e Guy Sebastian, fitoi këtë vit.

Guy, 39 vjeç, i tha The Daily Telegraph se sezoni i kaluar ishte një nga “kohët më të mira që kam bërë ndonjëherë në televizion”, duke thënë se ai mezi priste të kthehej vitin e ardhshëm.

“Gjendja ishte e mrekullueshme, argëtimi ishte i vërtetë dhe, përsëri, ne zbuluam disa talente të mrekullueshëm australianë”, tha ai. “Mezi pres të kthehem sezonin e ardhshëm me Keithin, Ritën, Jess-in dhe ekipin e jashtëzakonshëm të prodhuesve dhe muzikantëve për të bërë më shumë magji”, shtoi ai./KultPlus.com

Rita Ora e përlotur kujton periudhën e vështirë të emigracionit

Rita Ora u përlot gjatë episodit të së martës në “The Voice Australia”.

Ylli shqiptar i muzikës pop ishte e mbushur me emocione pasi shikoi performancën e konkurrentes Rebecca O’Connor, një imituese e Tina Tuner nga County Cork në Irlandë.

Rebecca shpjegoi se duke u rritur, ajo ishte “vajza e vetme me ngjyrë në fshat” dhe duke parë Tinën në televizor, kjo gjë e fuqizonte atë, shkruan DailyMail.

“Oh, Zoti im! Mami, ajo duket pak si unë!”, kujtoi Rebecca atë kohë.

Rita filloi të kishte më shumë empati për konkurrenten se sa nga të gjithë anëtarët e tjerë të jurisë, me të dëgjuar që Rebecca u rrit duke dëgjuar Tinën dhe u ngushëllua në dikë tjetër, si ajo, duke qenë një sukses i tillë.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ka lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë para se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar si një fëmijë i vogël.

“Kjo më prek, po, sepse kur isha duke u rritur – u transferova në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një [vjeç] – dhe siç sapo e thatë, unë nuk isha vajza me pamje normale në lagjen time”, filloi Rita.

“Sapo dëgjova Tinën – do të filloja të qaja – sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh, më i madh në botë për kaq shumë arsye”, vazhdoi ajo.

“Sepse historia e saj është kaq frymëzuese. Për të fituar aq shumë sukses në moshën e saj – ajo nuk u bë me të vërtetë një artiste solo deri në fund të të tridhjetave”, theksoi artistja shqiptare.

“Dhe ajo kishte të gjitha ato probleme dhe vështirësi, dhe unë mendova me vete, nuk është kurrë vonë”, shtoi Rita, zëri i së cilës ishte i thyer dhe lotët i rridhnin në fytyrë.

 “Faleminderit Zotit për artistët si Tina, dhe unë jam vetëm duke qarë sepse edhe ajo e bëri këtë për mua. Dhe ajo e ka bërë atë për kaq shumë njerëz të tjerë”, vazhdoi ajo.

Këngëtarja e hitit “For You” duhej të bënte një pushim të menjëhershëm, duke pranuar: “Unë nuk mund të flas, jam kaq emocionale”, para se të fshinte lotët nga fytyra e saj.

Si Rita ashtu edhe kolegia e saj, trajnerja tjetër Jess Mauboy kishin kthyer karriget për Rebeccën dhe Jess filloi të shpjegonte se si një australiane autoktone, edhe ajo i kuptonte përpjekjet e Rebeccës për t’u përshtatur.

“Edhe unë e kisha shumë të vështirë, mendoj, të rritesha në këtë vend, të isha kjo që jam dhe në aspektin kulturor…”, filloi Jess, para se Rita ta ndërpriste atë.

“Jess!”, bërtiti Rita duke e ndërprerë, para se t’i bënte thirrje Rebeccës se ajo do të ishte më e përshtatshme për të gjetur ‘këngët e duhura’ për të punuar.

“Unë besoj se mund të gjej edhe këngët e duhura”, u përpoq Jess të argumentonte, por mendja e Rebeccës ishte e vendosur – ajo zgjodhi Ritën, e cila tani do të jetë mentorja e saj përgjatë këtij rrugëtimi në “The Voice Australia”./KultPlus.com

“The Voice Australia” shënon rritje të madhe të shikueshmërisë – ngjarja e dytë më e shikuar pas Lojërave Olimpike

“The Voice Australia” është aktualisht ndër emisionet më të ndjekura në kontinentin australian.

Konkursi i këndimit tërhoqi 1.066 milion shikues të martën, duke e bërë atë shfaqjen argëtuese më të shikuar të natës, shkruan DailyMail.

Kjo shënoi natën e tretë radhazi që programi kishte sjellë më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore – Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Në të kundërt, Australian Survivor i Channel 10 kishte një audiencë prej 664,000 shikuesish në orarin 7:30 pasdite, duke mposhtur “The Nine’s The Block” i cili kishte 634,000 shikues.

Episodi i dytë i “The Voice” kishte regjistruar 1,162,000 shikues të hënën.

Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i “The Voice Australia” nuk i reziston Rita Orës – zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Por ishte premiera e sezonit të së dielës që me të vërtetë tronditi valët e televizorit, duke shënuar nisjen e saj më të madhe në pesë vjet me 1.33 milion shikues në kryeqytetet./KultPlus.com