‘Fillo! Fillimi është gjysma e suksesit’

100 Thëniet më të Bukura Latine, të cilat do t’i lexoni me shumë kënaqësi.

Ai i cili bëhet i pasur për një vit, është dashur varur para dymbëdhjetë muajsh.

Ai që arrin vonë, do të ulet keq.

Ai që e mohon fajin bënë gabim të dyfishtë.

Ai që është mik i të gjithëve, është shumë i pasur dhe shumë i varfër.

Ai që gënjen për ty, do të gënjejë edhe kundër teje.

Ai që mbjell erë do të korrë, furtunë.

Ai që pikturon lulen, nuk e pikturon dhe aromën e saj.

Ai që prashit pemën – ka të drejtë të presë se do të marrë fryt; ai që e plehëron – ka të drejtë të besojë se do të marrë fryt; ai që e krasit – i urdhëron pemës të japë fryt.

Anija me shumë kapitenë, shpesh është në rrezit ta humbë drejtimin.

Aq e madhe është fuqia e ndershmërisë, sa edhe armikun e ndershëm e nderojnë.

Ari provohet në zjarr, ndërsa burrëria në fatkeqësi.

Asgjë s’sështë më e ëmbël se drita e të vërtetës.

Askush nuk është i dijshëm nëse nuk është i durueshëm.

Askush nuk është i paprekshëm nga ligji.

Ashtu si pika gërryen gurin, jo me forcë, por pa pushim, ashtu dhe njeriu bëhet i ditur, jo me forcë, por veç me mësim.

Avantazhi i budallait është se ai është gjithnjë i kënaqur me veten.

Balli, sytë dhe pamja shpeshherë na mashtrojnë ndërsa fjalët edhe më tepër.

Barazia e rrejshme është pabarazi e dyfishtë.

Barnat e forta, në duart e një mjeku të paditur, janë si shpata në dorën e djathtë të të çmendurit.

Bashkimi me martesë, shkalla e parë dhe qeliza e shoqërisë njerëzore.

Besoja barkën erërave, por mos ia beso vajzës shpirtin, sepse dallgët janë më të sigurta se besnikëria e femrës.

Beso, por më parë verifiko kujt.

Bëhu bamirës nëso do të bëhesh i dashur.

Bëhuni të rreptë ndaj vetvetes, ndërsa të mëshirshëm ndaj të tjerëve.

Borxhliu i borxhliut tim nuk është borxhliu im.

Çasti i fundit të gjithëve na barazon.

Çdo fillim është i vështirë. (Omne vivum ex ovo)

Çfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lëvdohet, e meriton të jetë i lavdëruar.

Çfarëdo pune të bësh, mendoja përfundimin (mbarimin).

Çfarë është bariu, e tillë është edhe kopeja. (“Qualis rex, talis grex”).

Çka bën meçuria, e prish pija.

Dëshironi të dini cilat janë tri të këqijat më të mëdha për njeriun? Ja shkurtimisht: gruaja, zjarri, vërshimi.

Doktori është për t’u pasur frikë më shumë se sëmundja.

Drejtësia ndaj Zotit quhet religjion, ndaj prindërve dashuri (respekt), kurse ndaj sendeve të lëna në besim (në ruajtje) nder.

Dhuro sa është e jotja, pas vdekjes, edhe ashtu s’do të jetë më e jotja.

Edhe sikur të jesh njeri i shenjtë, është lavdi e madhe të jesh dhelpnak në luftë kundër të keqes.

E ëmbël si mjalta, e mprehtë si shpata, e lehtë si era, e bukur si pranvera, e rëndë si çeliku është fjala.

E pyetën ujkun: “Pse e ke qafën e trashë?”. U përgjigj: “Sepse i bëj punët vetë.”

Fati është i paqëndrueshëm dhe të kërkon t’i kthesh shumë shpejt ato që të ka dhënë.

Festina lente – ngutu ngadalë.

Fillo! Fillimi është gjysma e suksesit.

Fol me derën që të dëgjojë dritarja.

Forca e elokuencës bën të mundur që ato që dimë t’ua mësojmë të tjerëve.

Gabimi është njerëzor, por insistimi në të është djallëzor.

Homo, homini lupur. Njeriu, është ujk për njeriun.

I shkurtër është vrapi i jetës sonë.

Janë katër fjalë magjike: të dish, të duash, të guxosh, dhe të heshtësh.

Këtu është vendi ku vdekja ndihmon jetën.

Kija frikën lëvdatave të lira të mbuluara me lëkurë dhelpre.

Koha bren gjithçka, si limë pa zhurmë.

Kishte arritur çdogjë, vetëm ndërgjegjja i mungonte.

Koprracët edhe pse kanë shumë, prap se prapë janë të varfër.

Kur të prin fati duhet të kesh kujdes, sepse rrota është e rrumbullakët.

Kush diagnostikon mirë, kuron mirë.

Ligjet ndonjëherë flenë, por kurrë nuk vdesin.

Mbaje rregullin, dhe rregulli do të mbajë ty.

Me harmoni rriten edhe gjërat më të vogla, pa harmoni edhe më të mëdhatë prishen.

Më lehtë është ta shkrish hekurin se ta korrigjosh kokëfortësinë e gruas.

Mosbesimi është prova e shpirtit.

Mos e festo triumfin para fitores.

Në rastet e paqarta, përmbahu.

Nëse punon ndershmërisht, mos u frikëso nga përgojimi i të pandershmëve.

Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm andrrallat.

Nuk mësojmë për shkollën, por për jetën.

Opinioni, drejton botën.

Përça e sundo.

Përpiqu me jetuar ashtu, që mbi varrin tënd të qajë edhe varrtari.

Puno si skllav, por ushqehu si lord.

Rinia dembele e bën plakun lypsar.

Sa herë t’i ndihmosh njeriut të mirë, dy herë i ke ndihmuar vetvetes, dhe brezit që vjen.

Suksesi i bën të duken të ndershëm kriminelët e krimet.

Shqiponja nuk gjuan miza.

Të jetosh, do të thotë të luftosh.

Të mirëve u bën dëm ai që i mbron të këqijtë.

Tokës dhe gruas nuk i humb vlera kurrë.

Veset përvetësohen edhe pa mësues./shkollaesuksesit.com/KultPlus.com

Disa thënie latine: Arti është i gjatë, jeta e shkurtër

Më poshtë ju sjellim disa thënie në gjuhën latine, të cilat janë përkthyer në gjuhën shqipe.

-Aquila non captat muscas – shqiponja nuk zë mushkonja

-Fortuna caeca est – fati është qorr

-Cogito, ergo sum – mendoj, pra ekzistoj

-Honores mutant mores – nderimet ndryshojnë sjelljet

-Finis coronat opus – mbarimi zbukuron veprën

-Ars longa, vita breris – arti është i gjatë, jeta e shkurtër

-Mangna pars artis imitatio est – një pjesë e madhe e artit është imitim

-Et optimum et pessimum in homone est lingua – gjëja më e mirë dhe më e keqe te njeriu është gjuha

– Amicus Plato, sed magis amira veritas – mik Platoni, por më mike e vërteta

-Dificillima est imitationes imitato – imitimi i imitimit është më i vështiri

-Summum ius summa iniuria – drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe

-Barbam video, philosophum non video – mjekrën po e shoh, filozofin jo

-imperare sibi maximum imperium est – pushteti më i madh është të zotërosh veten

-carpite florem, qui, nisi carpitus erit, turpiter ipse cadet – këputeni lulen, nëse nuk e këputni, ajo do të bie turpshëm

-Pecare licet nemini – askujt nuk i lejohet të gaboj

-Scribe scribendo, discero dicendo disces – duke shkruar mëson të shkruash, duke folur mëson të flasësh

-Nihil es dictu facilius – asgjë nuk është më e lehtë se të thuhet

-Naturalia non sunt turpia – gjërat natyrale nuk janë të turpshme

-Quod differtur non aufertur – çka shtyhet nuk ndërprehet

-Libentur homines credunt quod volunt – njerëzit besojnë me ëndje atë që dëshirojnë

-Orator fit, poeta nascitur – oratori formohet, poeti lind

-Primo panem dein de philosophari – më parë buka pastaj filozofia

-Nemo de artificio potest iudeceve nisi artifex – askush nuk mund të gjykoj për një vepër artistike nëse nuk është artist

-Age, quod agais – ç të punosh, punoje
-Vis loqui? disce tacere pius – dëshiron të flasësh, më parë mëso të heshtësh

-Ut ameris, ama – duaj, të të duan. /KultPlus.com