Kur dikush ju fajëson vazhdimisht, u thoni të lexojnë këtë fabul

Në vijim, kemi përzgjedhur një pasazh shumë të bukur të Thich Nhat Hanh, që ka të bëjë me fajësimin që u bëjmë të tjerëve me çdo gjë.

A është e drejtë kjo?

Ja çfarë krahasimi fantastik bën mjeshtri Thich Nhat Hanh…

“Kur ju e mbillni një bimë, nëse ajo nuk rritet mirë, ju nuk fajësoni bimën.

Ju kërkoni arsyet e tjera se, pse ajo nuk është rritur mirë.

Ajo mund të ketë nevojë për plehrosje, më shumë ujë ose më pak diell.

POR, ju asnjëherë nuk e fajësoni bimën.

Mirëpo, nëse ne kemi problem me ndonjë shok ose anëtar të familjes, ne gjithmonë e fajësojmë personin tjetër.

Por nëse ne dimë të kujdesemi për ta, ata do të rriten mirë, sikurse bima.

Fajësimi nuk ka asnjë efekt pozitiv dhe gjithashtu, as tentimi për ta bindur me arsye ose argument.

Kjo është përvoja ime.

Pa fajësime, pa argument, por vetëm mirëkuptim.

Nëse ju i kuptoni dhe ju e tregoni se po i kuptoni, ju mund të dashuroni dhe kështu, situata do të ndryshojë.” /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

“Mirëkuptimi është emri alternativ i dashurisë”

“Nëse hidhni një grusht kripë në një gotë me ujë, vështirë se do ta pini dot. Por nëse e hidhni kripën në lumë, njerëzit mund të vazhdojnë ta përdorin ujin e tij. Lumi është i pafund, sepse rrjedh, dhe ka aftësinë të pranojë, të mbajë.

Kur zemrat tona janë të ngushta, mirëkuptimi dhe dhembshuria janë të limituara. Dhe ne vuajmë. Nuk mund t’i tolerojmë ose t’i pranojmë të tjerët dhe dobësitë e tyre, ndaj kërkojmë që ata të ndryshojnë.

Por kur zemrat tona zgjerohen, këto gjëra nuk na bëjnë të vuajmë, sepse kemi mirëkuptim dhe dhembshuri të mjaftueshme; mund t’i pranojmë të tjerët ashtu siç janë.

Kur e mbështesim dhe e ushqejmë lumturinë tonë, ne jemi duke rritur mundësinë tonë për të dashuruar. Kjo është arsyeja se pse të dashurosh do të thotë të mësosh artin e kultivimit të lumturisë. Ta kuptosh vuajtjen e tjetrit është dhurata më e mirë që mund t’i bëni dikujt.

Mirëkuptimi është emri alternativ i dashurisë. Nëse nuk mund ta kuptoni këtë, nuk mund të dashuroni”. / KultPlus.com

Thich Nhat Hahn, murg budist