Briken Calja fantastik në stilin e shkëputjes, një kg larg titullit botëror

Pa shumë zhurmë dhe vetëm me familjarët e miqtë e tij, ka zbritur në aeroportin Nënë Tereza, nënkampioni dhe kampioni i botës në stilin e shkëputjes, Briken Calja. Rezultatet e tij në Tashkent të Uzbekistant ku po zhvillohet aktiviteti më i madh i peshëngritjes, ishin historike për të dhe për këtë sport në vendin tonë i cili ende prodhon modele dhe ngre flamurin kombëtar.

342 kg dhe 3 medalje botërore nuk kanë mbërritur më parë në venin tonë.

Ndërkohë trajneri i tij Gerald Toska tregon më tepër për pritshmëritë dhe se si shkoi kjo garë e fundit për vitin 2021.

Ashtu si në olimpiadë ku humbi medaljen për 1 kg edhe këtu titulli botëror, peshëngritësit nga Shtërmeni, i humbi vetëm për 1 kg.

Shqipëria në Botërorin e Peshëngritjes mori pjesë me 5 sportistë, ku Evangjeli Veli u rendit e katërta në një stil, Erkand Qerimaj i katërti i Botës në shkëputje shtytje dhe dy garësh dhe Briken Calja kampion bote në shkëputje, nënkampion bote në shtytje dhe dygarësh.

Tashmë pritet edhe gara e Daniel Godellit dhe Krenar Shorajt. / KultPlus.com