Aktori Tom Hardy do të lexojë përralla për më të vegjlit në një TV për fëmijë

Në një veprim që do të vijë si lehtësim i ëmbël për prindërit britanikë, aktori Tom Hardy do të marrë përsipër detyrën rrëfimit të përrallave për një javë.

Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC në emosionin “Historitë e gjumit” në vitin 2016 dhe do t’i rikthehet këtij roli nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për media të mërkurën.

Aktori i njohur më së shumti për rolet e tij në “Inception”, “Peaky Blinders” dhe “The Revenant”, u dëshmua si një lexues shumë i popullarizuar i përrallave, me leximet e tij në vitin 2016 duke arritur një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC-së.

Lajmi për kthimin e Hardy-t u prit shumë mirë edhe nëpër mediat sociale.

Gjatë “javës së Tomit”, Hardy do të lexojë “Hug Me” nga Simone Ciraolo; “Under the Same Sky” nga Robert Vescio dhe Nicky Johnston; “There’s A Tiger In The Garden” nga Lizzy Stewart; “Don’t Worry, Little Crab” nga Chris Haughton; “The Problem With Problems” nga Rachel Rooney dhe Zehra Hicks, dhe një përrallë më shumë që mbetet për t’u konfirmuar.

Tom Hardy dekorohet me medalje nga Princi Charles

Tom Hardy, aktori i njohur i Hollywoodit, nuk mundi të përmbajë buzëqeshjen teksa po merrte një medalje nga Princi Charles.

Aktori është dekoruar me medaljen CBE (‘Commander of the Most Excellent Order of the British Empire’ – ‘Komandandi më i Shkëlqyer i Rendit i Perandorisë Britanike’) për shërbimet e tij në dramën ‘The Queen’s Birthday Honours’, dhe pas performancës së tij në filmat ‘The Revenant’, ‘Locke’, ‘Bronson’, ‘Dunkirk’, ‘Star Trek: Nemesis’ dhe ‘Venom’, transmeton Koha.net.

Ai ka pranuar këtë medalje nga Princi i Uellsit dhe në fotografitë duket shumë i lumtur.

Gjithashtu, Hardy është ambasador i shoqatës së Princit Charles për bamirësi – Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie e cila u ndihmon njerëzve që të gjejnë punë, si dhe ishte në mesin e të ftuarve në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Marklet në muajin maj.

Sa i përket të ardhmes, Hardy ka thënë se ka nënshkruar që të bëjë tri filma ‘Venom’, të cilët do të ndodhin nëse i pari shkon mirë fillimisht. Po ashtu, ai beson se edhe dy vazhdimet e filmit ‘Mad Max’ që i ka nënshkruar do të ndodhin.

Në fillim të këtij viti, Hardy ka ndryshuar tërësisht veten për të luajtur rolin e gangsterin legjendar Al Capone në filmin ‘Fonzo’, i cili ka filluar të xhirohet në muajin mars dhe aktualisht ende nuk ka ndonjë datë të publikimit./KultPlus.com