“Jericho Ridge” me regji të Will Gilbey do të xhirohet në Prishtinë, në film luan Capital T

Reperi Capital T së fundmi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge” të regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta, shkruan KultPlus.

Ai është shprehur të jetë tejet i emocionuar që po shkon drejt një rrugëtimi të ri përkrah aktorëve të njohur si Nikki Amuka Bird, që po ashtu janë nominuar në çmimet Bafta.

“Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë në radhë. Shumë faleminderit që më ftuat mua, Will dhe producentët: Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Krejt në fund ai e cilësoi këtë ndodhi si një lajm tjetër i mirë për arsye se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin e tij, në Prishtinë. / KultPlus.com