Filmi ‘Virgjëresha Shqiptare’ triumfon në Festivalin e Filmit në Ostend

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” ka triumfuar në Festivalin e Filmit në Ostend, duke fituar Çmimin e Publikut, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, protagonistja Rina Krasniqi ka bërë të ditur edhe për çmimin e fituar.

“Faleminderit kastit dhe ekipit tim të mrekullueshëm, ekipit dhe njerëzve punëtorë që e mbështetën këtë projekt të përzemërt që nga dita e parë. Dhe mbi të gjitha, faleminderit publikut të bukur belg, i cili mbushi shfaqjet tona dhe na bekoi me këtë çmim të mrekullueshëm! Dhe kështu udhëtimi vazhdon!”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.

Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë. /KultPlus.com

Filmi “Triumf” vjen në shtëpinë tuaj

“Triumf” është një film dokumentar që sjell momentet më të spikatura me kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, skuadrën e tij dhe popullin shqiptar ndërsa ishin në udhëtimin e tyre historik në Kampionatin Europian 2016, shkruan albinfo.ch.

Ndiqni historinë e tyre të pasur dhe krenarinë kombëtare ndërsa ata ngrihen në renditjen botërore në rrugën drejt Kupës Europiane në vitin 2016.  Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Varshavës dhe fitoi çmimin e Audiencës në Dokufest.

Gjithashtu mori pjesë në festivale të ndryshme në Meksikë, SHBA, Gjermani, Brazil dhe Kolumbi. Tani “Triumf” vjen në shtëpinë tuaj. Filmi është në dispozicion në Apple TV, Amazon Prime Video & Google Play. Gjithashtu mund ta shihni me titra në shqip, anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Për ta parë klikoni në:

http://www.triumphthemovie.com/watchnow