Mbi 1 milionë turistë në Shqipëri

Rritja e fortë e sektorit të turizmit në vendin tonë, po reflektohet edhe në shifrat e aeroportit të vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Muaji gusht pritet të shënojnë numrin më të lartë të pasagjereve, të rregjistruar ndonjëhërë, shifër e cila dot të kalojë 1 milon.

“Një vit më parë, në kemi arritur numrin rekord të pasagjerëve në 22 mijë në ditë. Këtë gusht ne presim që numri maksimal të arrijë në 38 mijë. E thënë ndryshe mesatarisht në ditë gjatë muajit gusht numri pasagjarëve në aeroportin e Rinaës do të jetë mes 36-38 mijë, që për ne është një rritje domethënëse”, -shprehet Maksim Ethemaj, nga autoriteti i aviacionit civil”

Sipas statistikave një nga shifrat më domethënëse është edhe numri i pasagjereve nga vijnë nga Anglia.

“Për këtë sezon veror janë shitur 450 mijë bileta. Ne kemi 8 fluturime në ditë për dhe nga Anglia. Ndërkohë që me hyrjen e Rayan Air fluturimet nga ky shtet do të rriten më shumë vitin që vjen.”

Këtë vit aeroporti pritet të shënojë 7 milion pasagjerë përgjatë gjithë vitit. Por a janë këto shifra sipas parashikimeve të autoritetit?

“Për ne shifra prej 7 milion pasagjerë nuk e kishim parashikuar. Këtë shifër mendonin se do e arrinim në 2028. Pra jemi pesë vite në avancë, ndaj detyra jonë është që ofrojmë kapacitet e duhura për të përballuar këtë fluks- vijon më tej Ethemaj”

Rritja e numrit te pasagjerëve në aeroport lidhet me faktin se janë shtuar fluturimet direkte. Tirana lidhet me 105 destinacione europaine dhe jo vetëm, nga 84 që ishte një vit më parë kjo shifër.

Puka, parajsa e fshehtë e veriut

E kthyer tashmë në një destinacion turistik, Puka parajsa e fshehtë e veriut e gjitha për t’u zbuluar, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Pas një ecjeje në Malin e Munellës apo eksplorimit të siteve historike në Qelëz, Iballë dhe Koman, mbrëmja kalohet bukur në qytezën alpine, tashmë me hapësira publike dhe parkun e liqenit të vogël tërësisht të rinovuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar projektin per rikualifikimin urban të Pukës për llogari të qeverisë shqiptare.Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Një nga pikat më atraktive të Pukës është edhe parku i gjelbër i qytetit, i cili është harmonizuar natyrshëm me liqenin e rivitalizuar.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë Veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm./ata

Çifti anglez të mahnitur me Shqipërinë: Vendi më i sigurt në Evropë (VIDEO)

Një çift anglez kanë ardhur për të vizituar bukuritë shqiptare. Ata kanë mbetur të mahnitur nga njerëzit të cilët sipas tyre janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë, gjithashtu të mrekulluar nga vendet turistike të cilat janë të shumta në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video ku ky çift anglez flet për eksperiencën e tyre në Shqipëri dhe shpreh përshtypjet që kanë marrë nga ky vend, e ku thonë se do të donin të rrinin gjatë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë përshkrim të bukur të Shqipërisë, sjellë drejtpërdrejt e me thjeshtësi nga përjetimi i këtij çifti anglez turistësh”, shkruan Rama në Facebook. / KultPlus.com