FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial ‘Fadil Vokrri’

FC Prishtina Futsal ka njoftuar se do të organizojë turneun memorial kushtuar legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.

“Nga data 23 dhjetor FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina Futsal.

Në këtë turne, sipas këtij njoftimi, do të marrin pjesë: Shkollat e Futbollit të licencuara nga FFK me kategoritë, U13, U15 dhe U17, gjithashtu këtë vit në formë gare do të jenë të pranishme Liga e Veteranëve e licencuar nga FFK si dhe në natën finale mediat kosovare e skuadrat me Syndron Down.

Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së që kanë stemën e FIFA-së./RTK/KultPlus.com

Dua Lipa nis turneun pas dy vitesh shtyrje

Ajo humbi një paraqitje në Brit Awards 2022 për shkak të faktit së turneu i saj po fillon në ShBA, por megjithatë arriti të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Dhe se turneu është organizuar mirë dhe më në fund po zhvillohet, Dua Lipa u pa duke mbërritur në FTX Arena në Miami përpara performancës së saj të parë të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, dukej tipike me stil teksa doli nga një veturë ‘4X4’ e bardhë në ambientet e ngjarjes, e veshur me një këmishë të madhe që tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Të martën në mbrëmje, Dua u dërgoi një video-mesazh shikuesve të Brit Awards teksa pranoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”.

Dua e pranoi çmimin me një video-mesazh të përgatitur, në të cilin falënderoi ekipin e saj dhe fansat pas fitores.

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut. / KultPlus.com

Elina Duni nesër nis turneun në Itali

Artistja shqiptare e muzikës xhaz, Elina Duni do të nis këtë të shtunë turneun e saj në Festivalin e Ethnos në Napoli. Më pas më datë 23 shtator këngëtarja shqiptare do të performojë në Firence, dhe një ditë më pas më 24 shtator në Venecia.

Gjatë kësaj vere artistja Elina Duni zhvilloi një tur ballkanik, ku sigurisht nuk mund të mungonte Shqipëria. Këngëtarja shqiptare e xhazit, e cila kombinon këngët tradicionale folklorike shqiptare me jazzin, interpretoi me Rob Luft, Gent Rushin dhe Viktor Filipovski.

Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore. / KultPlus.com

Billie Eilish publikon datat e turneut

Billie Eilish ka zbuluar planet për turneun me albumin e radhës “Happier Than Ever”.

Ylli i pop-muzikës do të fillojë rrugëtimin më 2022 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlanda, nëpër qytetet si, Londër, Mançester, Birmingham, Glasgow, Belfast dhe Dublin, në qershor.

Biletat për turneun në botë të saj do të dalin në shitje më 28 maj, shkruan NME, transmeton KultPlus.

Billie e pati anuluar turneun e dhjetorit 2020 për shkak të pandemisë me koronavirus. / KultPlus.com

Beyonce konfirmon zyrtarisht turneun “On The Run Tour 2” me Jay Z

Beyonce sapo është siguruar që sërish të gjithë në internet të flasin për të pasi ka konfirmuar edhe zyrtarisht turneun botëror “On The Run Tour II” me Jay Z.

Mbretëresha e pop muzikës ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të konfirmuar turneun me bashkëshortin e saj.

Ajo e konfirmoi turneun me një klip bardh e zi që shfaqë dashurinë e madhe që mbretëresha ka për reperin.

Duke filluar nga e mërkurja e 6 qershorit, çifti do të ndalet në plot 15 qytete përreth Britanisë së Madhe dhe Evropës, e 21 qytete tjera të Amerikës së Veriut, shkruan Telegrafi.

Në verën e vitit 2014, Beyonce dhe Jay Z performuan gjasht ëjavë dhe arritën që të shesin biletat e të gjitha koncerteve.

Turneu u mbyll me dy koncerte ndërkombëtare në Paris ku u xhirua edhe një video nga rrjeti televiziv HBO që mori edhe nominim Emmy.

Shitja e biletave fillon nga 14 marsi në ora 10:00. /KultPlus.com

Dua Lipa me turne në qytete të ndryshme të botës

Dua Lipa i ka publikuar tashmë datat e koncerteve të turneut të saj, me titull “Dua Lipa: The Self-Titled Tour”.

Turneu ka për qëllim promovimin e albumit debutues të këngëtares, dhe do ta dërgojë atë në më shumë se 20 qytete të ndryshme të botës.

Koncerti i parë besohet se do të zërë vend në Brighton të Anglisë më 5 tetor, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm në Seattle të SHBA-së.

Në këtë projekt madhor të muzikës, Dua, do të shoqërohet edhe nga ylli Bruno Mars dhe grupi “Coldplay”./ KultPlus.com