Karnavalet së bashku, pjesë e festimeve në Tuz të Malit të Zi edhe artistët dhe banda e qytetit të Shkodrës

Shkodra i është bashkuar festimeve në Komunën e Tuzit në Malin e Zi, në festën e Karnavaleve.

Banda e qytetit dhe artistët shkodranë janë bërë pjesë e karvanit në qendër të komunë.

Artistët shkodranë janë pritur nga Kryetari i Komunës Tuz, Liridon Gjelaj.

Në emër të bashkisë Shkodër, Nënkryetari Rudin Beka, vlerësoi këtë bashkëpunim mes dy qyteteve Tuzit dhe Shkodrës, ndërkohë që i ftoi ata në javën e ardhshme në festimet 3 ditore të karnavaleve në Shkodër.

Festa e karnavaleve në Komunën e Tuzit është kthyer në një traditë të përvitshme që ka nisur që nga viti 1996. Artistët kanë interpretuar në qendër të komunës duke tërhequr interesin e banorëve të zonës të cilët kanë marrë pjesë në këtë ngjarje festive. Në Shkodër, Karnavalet do të mbahen për 3 ditë me radhë ku përveç ekipit të Tuzit që do të marrë pjesë do të ketë shumë surpriza në datat 23-24-25 Shkurt./TopChannel/KultPlus.com

Statistikë osmane e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarë, Prizreni pa asnjë qytetar turk

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi. Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja. Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.