Ndërron jetë themeluesi i gruit UB40

Ish-këngëtari dhe anëtari themelues i grupit britanik  reggae pop, UB40, i cili u bë i famshëm në vitet ’80 me hitet si ”Red Red Wine” dhe ”Can’t Help Falling In Love” vdiq në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Terence Wilson, i njohur me emrin e tij skenik Astro, performoi me UB40 deri në vitin 2013, kur u largua nga grupi për të formuar një grup tjetër me të njëjtin emër.

“Ne jemi absolutisht të shkatërruar dhe të pikëlluar të njoftojmë se Astro ynë i dashur ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkroi në Twitter grupi i tij aktual UB40 me Ali Campbell dhe Astro.

“Bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa të”, shtoi ai.

Kënga ”Red Red Wine” e Neil Diamond u shit në mbi 100 milionë disqe./KultPlus.com

Vdes Brian Travers, kompozitori dhe saksofonisti i grupit UB40

Saksofonisti dhe kompozitori i UB40, Brian Travers, një nga anëtarët themelues të grupit reggae që kryesonte listat në Britaninë e Madhe, ka vdekur në moshën 62 vjeçare, transmeton KultPlus.

Shokët e tij të grupit thanë se ishin “të shkatërruar” nga lajmet për “shokun, vëllanë e tyre, anëtarin themelues të UB40 dhe legjendën muzikore”.

Ata thanë se ai kishte duruar një “betejë të gjatë dhe heroike me kancerin”.

Ata thanë se Travers kishe pasur një betejë të gjatë me kancerin.

Ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr dy tumore të tru në vitin 2019 dhe thuhet se kishte një operacion tjetër në fillim të këtij viti.

Travers ishte një pjesë kryesore e UB40 si saksofonist, aranzhues dhe tekstshkrues.

Grupi nga Birmingham, pati sukses të madh në vitin 1980 me ‘Food For Thought’, e më pas hitet si ‘I Think It’s Going to Rain Today’,’ One in Ten’ dhe ‘I Got You Babe’.

Në total, ata kanë regjistruar 28 albume kryesore, dhe kanë shitur 100 milionë albume në të gjithë botën./KultPlus.com