Trashëgimia e Ulay, ikonës së artit konceptual

Frank Uve Lajsipen, i njohur si Ulay, njëri ndër pionierët e performansit artistik, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, në Lubjanë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai kishte eksperimentuar në sfera të ndryshme të artit vizual duke e përdorur polaroidin e tij të mirënjohur dhe duke insistuar në pjesëmarrjen e publikut gjatë performansave të tij.

Holandezi ishte partner shumëvjeçar intim dhe artistik i artistes së njohur Marina Abramovic, me të cilën kishin realizuar projekte të përbashkëta ku i sfidonin kufijtë e durueshmërisë njerëzore, prej vitit 1976 deri më 1988. / Klan Kosova / KultPlus.com

Ulaj dhe Abramovic ishin ndarë në vitin 1988 mbas performansit në Murin Kinez, pasi i kishin kaluar më shumë se 2.500 kilometra duke ecur drejt njëri-tjetrit nga këndet e kundërta. Punën e tyre të përbashkët e kishin dokumentuar në veprat “Relations Works”.

https://youtu.be/zaso0j9x098

Sërish ishin takuar gjatë performansit të saj “The Artist is Present”, në Muzeun e Artit Modern (MoMA), në New York, kur Ulay ishte shfaqur në galeri dhe ishte ulur para saj në tavolinë. Marina Abramovicit i ishin mbushur sytë me lot.

https://youtu.be/OS0Tg0IjCp4

Ajo ka deklaruar për të: “Ai ishte i jashtëzakonshëm si artist dhe si qenie njerëzore”.

Në vitin 2009, Ulay ishte zhvendosur nga Amsterdami në Lubjanë, ku edhe ka vdekur sot.

Ka vdekur artisti i njohur Ulay

Në moshën 76 vjeçare ka vdekur artisti Ulay i cili është njohur për projekte të shumta me artisten e njohur Marina Abramovic, shkruajnë mediet e huaja, përcjellë KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=QcaaVZrUC44&feature=emb_logo

Ulaj ka vdekur pas një beteje të ashpër me sëmundjen e kancerit.
Performancat e Abramovic dhe Ulay gjithmonë kanë qenë në fokus të medieve, duke përfshirë edhe performancën e tyre duke goditur njëi tjetrin, atë të harkut,  por edhe ajo e vitit 2010, ku Abramovic u takua me Ulay pas disa viteve, të cilët shpërthyen në lot, përderisa ishin edhe pjesë e instalacionit./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=117&v=OS0Tg0IjCp4&feature=emb_logo