Unkkatili do të mbajë koncertin e fundit në karrierën e tij në Mitrovicë

Reperi i njohur, Unikkatili, është i pëlqyera nga gjenerata të shumta që e preferojnë muzikën hip-hop.

Ai është aktiv duke sjell vazhdimisht këngë, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Unikkatili do të rikthehet sërish në Kosovë brenda pak muajve, për të mbajtur siç është thënë koncertin e tij të fundit në trojet shqiptare.

Mitrovica do të jetë qyteti nikoqir i këtij koncerti, gjersa data e rezervuar është 27 korrik 2019.

Ky koncert mendohet se do të shënojë fundin e karrierës së rap-artistit sa i përket koncerteve.

Kujtojmë që vitin e kaluar, i njëjti mbajti një koncert gjigant në Durrës ku nuk mungoi prezenca e mijëra adhuruesve të muzikës së tij. /Telegrafi/ KultPlus.com

Unikatil me album të ri

Unikatil është një ndër reperat shqiptar i cili në të shumtën e rasteve sjell projekte pa videoklip.

Mirëpo ai në vitin 2019 pritet që të lansojë albumin e radhës. Prive nga burime pranë reperit ka arritur të mësojë që në vitin 2019 ai do të publikojë pas shumë vitesh albumin e tij të ri. Jo zyrtarisht, merret vesh se ky album do ketë 14-15 këngë të cilat nuk janë punuar së fundmi, por tash e disa vite. /KultPlus.com

Ledri Vula bëhet pjesë e filmit amerikan dedikuar shqiptarëve

Një produksion i ri amerikan ku në qendër të vëmendjes ka shqiptarët në Bronx të Amerikës pritet të dalë shumë shpejt.

Filmi me përmasa ndërkombëtare do të flasë për jetën “mafioze” të shqiptarëve në Amerikë dhe do të mbajë titullin “Albanian Gangster”.

Regjisori amerikan Methew A.Brown dhe aktori John Rezaj të ftuar në emisionin “SevenBizz” kanë folur rreth filmit dhe kanë zbuluar ndër të tjera se reperi shqiptar, që prej vitesh jeton në Amerikë, Unikkatil ka kontribuar me shtatë këngë për produksionin e filmit.

Gjithashtu reperi Ledri Vula do të dëgjohet në sfondin e filmit që pritet të shikohet në të gjitha kinematë botërore. /KultPlus.com

Unikkatili paralajmëron diçka të re

Reperi i mirënjohur shqiptar, Viktor Paloka i njohur si Unikkatili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook paralajmëron se së shpejti do të ketë diçka të re nga ai.

Qe një kohë të gjatë ai nuk ka publikuar ndonjë projekt të tij muzikor, transmeton Koha.net.

“Nuk po di a me ju kallxu do t’reja”, ka shkruar ai./KultPlus.com