Kumbaro: Liqeni i Xhemës në Valbonë, pamje magjike në dimër

Shqipëria ofron për turistët e huaj dhe vizitorët vendas atraksione mjaft interesante dhe gjatë sezonit dimëror.

Liqeni i Xhemës, në hyrje të Valbonës është një tjetër destinacion turistik, i cili ofron bukuri malore, ku ndërthuren bardhësia e dëborës me ngjyrat e kaltra të këtij liqeni e ku pamja që të ofrohet është mbresëlënëse.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka postuar sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, ku shprehet se, tani në dimër merr pamje magjike.

Liqeni i Xhemës është një liqen natyror i vendosur në hyrje të zonës së banuar të fshatit Valbonë, pjesë e Parkut Kombëtar të Valbonës. Ky atraksion është i arritshëm për çdo grupmoshë për ecje dhe eksplorim.

Në hyrje të luginës, buze rrugës nacionale e cila është e asfaltuar, për vizitorët ka tabela orientuese dhe mund të ndiqet shtegu në mënyrë autonome edhe pa ndihmën e një guide.

Shtegu kalon përmes pyllit të gjelbëruar në pranverë apo atij të artë në vjeshtë./ atsh/ KultPlus.com

Turisti humbi jetën në Valbonë, priten alpinistë nga Kosova për ta nxjerrë trupin

Një turist gjerman humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në alpet e Valbonës, pasi ra në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa helikopteri e ka të pamundur ndërhyrjen për të marrë trupin e pajetë. Mësohet se priten që të vijnë alpinistë nga Kosova që do të ndihmojnë në nxjerrjen e viktimës nga humnera.

Një grup prej katër turistësh të huaj po eksploronin alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën. Për pasojë njëri prej tyre ra në humnerë, pasi ka rrëshqitur në akull. /abcnews.al/ KultPlus.com