Ambasada Amerikane për dy pilotet shqiptare: Njihuni me pilotet që po bëjnë hapa drejt barazisë

Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, janë këto dy pilotet shqiptare që po lavdërohen nga Shtetet e Bashkuara, transmeton KultPlus.

Ato quhen, Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, janë dy pilotet që po konsiderohen storie sukesi në fushën e tyre ushtarake.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një shkrim për suksesin e tyre, duke i cilësuara si të parat në punën që bëjnë.

Postimi i plotë:

“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet në shkrimin e ambasadës. / KultPlus.com

Oficerja shqiptare nderohet nga Këshilli Amerikan i Emigracionit me çmimin e Trashëgimisë Amerikane

Oficerja shqiptare në Ushtrinë Amerikane, Valdeta Mehanja, është nderuar nga Këshilli Amerikan i Emigracionit me çmimin e Trashëgimisë Amerikane (“American Heritage Award”), me të cilin vlerësohen kontributet dhe arritjet e imigrantëve në SHBA, përcjellë KultPlus.

Valdeta u largua në një moshë të re nga Kosova dhe shërbeu për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Pas studimeve universitare në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle në Florida, ajo iu bashkua Ushtrisë Amerikane.

Mbështetja e emigrantëve ka qenë në fokus së iniciativave të saj, përkrah karrierës ushtarake. / KultPlus.com