Vasfije Krasniqi thirrje për institucionet e Kosovës: Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Në cilësinë e ish deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe si njëra nga viktimat që denoncoi publikisht dhunën seksuale që paraqet formë të gjenocidit që Serbia zbatoi mbi popullin tonë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka marrë një kërkesë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës që ‘Lulëkuqja’ me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë, përcjell KultPlus.

“Pasi lexova me vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për domosdoshmërinë që të kemi një logo të vetëm që do të simbolizonte krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidare në njërën nga petalet e lulëkuqes, vendosa t’u bëj thirrje publike në emrin tim personal, dhe në emër të organizatës “Drejtësi Për Të Gjithë” që ta përkrahni këtë iniciativë dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli gjithëpërfshirës, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Zoti Albin Kurti.

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca

Të nderuar ish kolegë të mi, deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Në cilësinë e ish deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe si njëra nga viktimat që denoncoi publikisht dhunën seksuale që paraqet formë të gjenocidit që Serbia zbatoi mbi popullin tonë, kam marrë një kërkesë nga Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve.

Pasi lexova me vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për domosdoshmërinë që të kemi një logo të vetëm që do të simbolizonte krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidare në njërën nga petalet e lulëkuqes, vendosa t’u bëj thirrje publike në emrin tim personal, dhe në emër të organizatës “Drejtësi Për Të Gjithë” që ta përkrahni këtë iniciativë dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli gjithëpërfshirës, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Prishtinë, më 6 dhjetor 2022 ​​​​​

Me respekt

Vasfije Krasniqi Goodman. / KultPlus.com

Marsh në New York për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Vasfije Krasniqi – Goodman do të niset javën tjetër drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në marshin që do të organizohet më 28 tetor para Konsullatës së Serbisë në Nju Jork, për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Krasniqi – Goodman është gruaja e parë në Kosovë që treguar hapur se është dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në mars të këtij viti, ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, si anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka thënë se prioritet do ta ketë luftën për të drejtat e njeriut dhe viktimat e luftës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 21 tetor, ajo ka treguar se në marsh do të marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale nga Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, transmeton KultPlus.

“Marshi është iniciativë e këshilltarit të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Jemi duke bashkëpunuar që organizimi të dalë sa më mirë dhe viktimat të kërkojnë drejtësi para Konsullatës së Serbisë në Nju Jork”, ka thënë ajo.

Marshin e kanë përkrahur shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe artistë të fushave të ndryshme.

Së fundmi, me thirrjen (Marsh për drejtësinë e saj) #rallyforherjustice është parë në duar edhe artistja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Krasniqi – Goodman ka thënë se është gëzuar shumë kur e parë thirrjen e Lipës.

“Për mua është shumë diçka e madhe kur më përkrah një yll botëror si Dua Lipa dhe emocionohem kur flas për të”.

“Flas me viktimat çdo ditë”

Vasfije Krasniqi – Goodman është nderuar më 2018 me çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”, pas historisë që ka ndarë me botën për atë që ka përjetuar gjatë luftës.

Tani kur vetë është pjesë e institucioneve publike të Kosovës, ajo ka thënë gjatë intervistës se e gëzon fakti që viktimat kanë një zë që i përfaqëson dhe se asaj i drejtohen më lirshëm për t’i ndarë përjetimet e luftës.

“Unë flas me viktimat çdo ditë. Jam në kontakt të vazhdueshëm me to. Pavarësisht se a janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, apo viktima të ditëve të sotme. Ato e gjejnë mbështetjen tek unë dhe kanë besim të flasin lirshëm. Unë i kuptoj ato me çfarë ballafaqohen”, ka theksuar ajo.

Më 5 korrik të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq, për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky njëherësh ka qenë rasti i parë që dikush është dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Ajo ka thënë se është e shqetësuar me rastet e fundit të dhunimeve në Kosovë ndaj vajzave të mitura, duke përmendur edhe rastin e fundit, për të cilin autoritetet dyshojnë se një person ka dhunuar një 12-vjeçare.

Krasniqi – Goodman ka thënë se për përdhunuesit duhet të ketë dënime më të larta.

“Unë kam biseduar një ditë më parë me ministren e Drejtësisë (Albulena Haxhiu) që të ndryshohet neni që ka të bëjë me këto raste. Dënimi nuk është i mjaftueshëm. Dënimet janë shumë të ulëta për këto raste. Dhunuesit duhet ta dinë se mjaft është mjaft dhe duhen të marrin dënimin e merituar”.

Ajo ka thënë se e sheh të arsyeshme që autoritetet t’i publikojnë emrat dhe mbiemrat e dhunuesve.

“Në Kosovë zakonisht faji po mbetet te viktimat dhe jo te dhunuesit. Kur ata (dhunuesit) të dalin me emra dhe mbiemra dhe të turpërohen, besoj se do të ketë ndryshim shumë të madh”.

Sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, në luftën e fundit në Kosovë janë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë persona nga pjesëtarë të forcave serbe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, janë dhunuar më shumë se 20.000 gra, ndërkaq deri në prill të këtij viti janë dënuar vetëm rreth 160 kryerës të kësaj vepre penale.

Sa i përket Kroacisë, autoritetet ende nuk kanë dalë me shifra të sakta për këto viktima. /radioevropaelire/ KultPlus.com

QKRMT promovon libin ‘Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve’

Me rastin e shënimit të 22 Vjetorit të themelimit të saj, Qendra Kombëtare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës promovon librin “Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve” nga autorja Wiola Rebecka, përcjell KultPlus.

Libri përmbledhë rrëfime të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës nga pjesë të ndryshme të botës, përfshirë dhe Kosovën.

Gjithashtu, në kuadër të shënimit të përvjetorit, do të ndahet edhe çmimi tradicional “VasfijeCourage Award”, përmes të cilit nderohen persona apo institucione që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në avansimin e kauzës dhe të drejtave të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Promovimi do të mbahet më datë 13 tetor në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ”Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 16:00. / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi për koncertin e Bregoviqit: Kur në Kosovë serbët kryenin spastrim etnik, Bregoviq bënte thirrje të mos ndalej gjenocidi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar për koncertin që Goran Bregoviq pritet ta mbaj në Korçë, reagim ky të cilin KultPlus e sjell më poshtë.

Përse Korça ime!?

Dhëmbja jonë shkon përtej asaj që ne e vlerësojmë kombetare- nacionale primitive apo civilizuese, tek e fundit dhembja nuk i njeh këto emërtime, ajo shkaktohet nga dikush mbi dikend, së paku me qëllimin e shfryerjes së epsheve shtazarake e barbare e pastaj të tjera me radhë…

Korça ime, derisa në Kosovë forcat serbe po kryenin spastrim etnik, duke e përcjellur forma të ndryshme të keyerjes së krimeve, ishte pikërisht Goran Bregoviq i cili nuk bënte thirrje që të ndalej gjenocidi, por që të ndaleshin sulemt e NATO-së e pastaj ata (serbët) të mos ndalonin ndoshta deri tek Korça juaj-ime, sepse, kështu kishte ndodhur në të kaluaren, por që ne nuk e kemi harruar, jo pse unë-ne e përjetuam tani, por ata u kujdesen që ne të mos e harronim kurr.

Korça ime, çdo gjë ndoshta edhe mund të kompenzohet, thuhet se edhe jeta rilind bashk me kohën, por NDERI që humbet kurr nuk të kthehet, nder me të tillët nuk ka.

Bota demokratike nuk pranon njerëz me bindje të tilla, së paku ju mos e bëni nga dëshira, sepse, mjaft jemi duke bërë në për paqen.

Vasfije Krasniqi. / KultPlus.com

“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi. ka kërkuar që të publikohen emrat dhe mbiemrat e përdhunuesve në Kosovë. Në këtë mënyrë sipas saj, do të prandaloheshin rastet e ngjashme në të ardhmen.

“Ne duhet me qenë sa më të lirshëm me fol se dhuna nuk është që ndodh vetëm nëpër luftëra. Këto ndodhin për çdo ditë. Po ndodhin edhe në Kosovës, po ndodhin edhe më të miturat”, tha Krasniqi në emisionin “8à8 me Adelina Ismaili”

“Duhet me fol dhe unë jam e pajtimit që dhunuesit pa marrë parasysh ata të publikohen me emër e mbiemër se kush janë se çka po ndodh në Kosovë në ditët e sotme, me nxënës nëpër shkolla, me të fëmijë të vegjël dhe të mitur”, shtoi ajo.

“Unë mendoj se është e tmerrshme se për me parandalu diçka, atëher kur ti ja publikon emrin njërit e bllokon të dytin mos me vepru sepse dihet se del në publik dhe besoj se kjo do i zbraps pak ata”, theksoi ajo.

Ajo thotë se në Kuvend do të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës.

“Në rastin tim unë s’kam fitu drejtësi por do të luftoj për të tjerat dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam hy politikës”, tha Krasniqi./ KultPlus.com

Vasfije Krasniqi flet për herë të parë në Kuvend: Me votë dëshmuat se i mbroni viktimat e luftës

Deputetja Vasfije Krasniqi në fjalimin e saj të parë në Kuvendin e Kosovës ka falënderuar votuesit e saj, për të cilët tha se dëshmuan se janë mbrojtës të viktimave të dhunës seksuale të luftës.

“Ju faleminderit që më përkrahet, mbështetet dhe më dhanë votën. Përmes votës së tyre ata dëshmuan se janë të gatshëm të ndihmojnë dhe mbrojnë viktimat e dhunës seksuale”.

“Një hap i rëndësishëm është marrë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione duke iu shtuar edhe kategoria Personat e Dhunës Seksuale. Të bëhemi bashkë dhe të votojmë iniciativën nga Tinka Kurti”, ka thënë Krasniqi. / KultPlus.com

Osmani premton angazhimin e duhur që data 14 prill të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Pas takimit të sotshëm, me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me organizatat partnere, (QPDG, Medica Kosva dhe Medica Gjakova) dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, shkruan KultPlus.

Ajo është shprehur se 14 Prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme, duke përkujtuar kështu edhe barrën e deputetes Vasfije Krasniqi, e cila në vitin 1999 është rrëmbyer dhe dhunuar barbarisht nga forcat serbe. Kjo barrë sipas saj, nuk duhet të bartet e vetme por duhet të ndahet me të gjithë botën, duke luftuar së bashku për të kërkuar drejtësi.

Ndërsa, për sa i përket diskutimit rreth datës 14 Prill, presidentja ka pohuar që  nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, që kjo ditë të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke premtuar që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, të angazhohet për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme.

Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi.

Por, siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e drejtësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20.000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë.

Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohët si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj.

Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20.000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb! / KultPlus.com

Al Jazeera: Nga Teksasi në Kosovë, e mbijetuara e dhunimit kthehet si pjesë e qeverisë së re

Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ishte abuzuar nga policët serbë kur ishte adoleshente, tani po kërkon drejtësi nga ulësja e saj në kuvend.

Valerie Plesch, Al Jazeera

Më 2017, Vasfije Krasniqi-Goodman u shkroi një letër të hapur burrave që e sulmuan atë seksualisht dhe e publikoi atë në llogarinë e vet në Facebook.

Dhunuesit e saj, dy policë serbë, e rrëmbyen dhe e dhunuan kur ishte 16 vjeçe gjatë Luftës së Kosovës. Ndaj tyre u ngrit aktakuzë për krimin, por më pas u liruan nga akuza nga Gjykata Supreme e Kosovës më 2014.

Ajo kishte jetuar në Teksas të Shteteve të Bashkuara që nga përfundimi i luftës, por në vitin 2015 u kthye në Kosovë si e mbijetuara e parë e dhunimit gjatë luftës që e ndau rrëfimin e saj publikisht, në televizion kombëtar, pa e fshehur identitetin e vet.

Që atëherë, ajo është në një mision, duke ofruar mbrojtje për të mbijetuarit e dhunës në Kosovë dhe përreth botës, duke kërkuar drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në vendin e saj.

Deri më sot, asnjë autor i krimeve në Serbi ose Kosovë nuk është dërguar në burg për dhunim seksual.

Më herët këtë vit, ajo vendosi që të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kurrë nuk e kam parë veten si dikush që do të garojë për zyrë. Isha e lumtur që isha aktiviste. Isha e lumtur që e tregova rrëfimin tim, duke e përhapur fjalën e asaj që ndodhi në Kosovë gjatë luftës”, tha Krasniqi-Goodman, ish-agjente për sigurime.

Ajo dhe partia që iu bashkua, Lëvizja Vetëvendosje e krahut të majtë, fituan bindshëm me mbi 50 për qind të votave.

Krasniqi ishte në mesin e 10 personave me më së shumti përkrahje, duke marrë 61.885 vota.

Gjatë Luftës së Kosovës më 1998 dhe 1999, burime të ndryshme vlerësojnë se 20.000 gra e burra janë dhunuar seksualisht dhe janë torturuar nga policia serbe e ushtria jugosllave.

Turpi dhe stigmatizimi që e rrethojnë temën e dhunimit seksual gjatë luftës i parandalojnë të mbijetuarit që të flasin publikisht për atë që u ka ndodhur para 22 vjetëve.

Dhunimi si armë lufte, “aspak i diskutuar”

Vitin e kaluar, Krasniqi-Goodman mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, duke i kritikuar ashpër deputetët.

“Duhet të ndryshoni, sepse mjaft kemi duruar. Ne s’ju falim për atë që na keni bërë gjatë 20 vjetëve të fundit”, u tha ajo deputetëve të Kosovës më 9 mars 2020.

Pas sigurimit të një ulëseje në kuvend, Krasniqi-Goodman, tashmë 38-vjeçare, e la shtëpinë e saj në Teksas dhe u kthye në Kosovë.

Ajo shpreson se mund të sjellë disa ndryshime të nevojshme gjatë mandatit 4-vjeçar, kur është fjala për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Mendoj se gjëja e parë dhe më e rëndësishme është luftimi për drejtësi. Ne ende s’kemi asnjë autor të krimeve prapa grilave, kur bëhet fjalë për krimet e dhunimit seksual. Prandaj, ne duhet të shohim se si qeveria dhe institucionet mund ta shtyjnë Serbinë që t’i dorëzojë kriminelët”, tha Krasniqi-Goodman.

Ajo gjithashtu dëshiron që të sjellë më shumë ndryshime në pensionin mujor qeveritar prej 230 eurosh, për të cilin të mbijetuarit e dhunës seksuale mundën të aplikojnë në vitin 2018.

“Dua që ta ndryshoj atë, ku të mbijetuarit kanë më shumë përfitime sesa vetë pensioni. Dua që të ketë mbulim shëndetësor vetëm për të mbijetuarit, sepse shumica nga ne kemi nevojë për përkujdesje mjekësore goxha shpesh. Disa nga të mbijetuarit nuk munden financiarisht as të shkojnë te mjeku i kujdesit parësor shëndetësor”, shtoi ajo.

Sjellja e ndryshimeve dhe ngritja e vetëdijes për largimin e turpit dhe stigmatizimit në Kosovës e pasluftës kanë qenë të vështira.

Nazlie Bala, 53 vjeçe, aktiviste e njohur për të drejtat e grave, e cila është gjithashtu aktiviste politike si pjesë e Vetëvendosjes, e kupton mirë këtë.

Gjatë luftës, ajo mblodhi mijëra dëshmi nga të mbijetuarit e dhunës në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pasi lufta përfundoi më 1999 dhe kur Kosova filloi të rindërtohej, ajo thotë se shoqëria kosovare nuk ishte e gatshme ta pranonte të vërtetën rreth dhunimit seksual gjatë luftës.

“Adminsitrata e UNMIK-ut dhe politikanët vendas disi u përpoqën jo që ta fshehin, por ta varrosin atë në mënyrë që kjo çështje të mos ngrihej në diskutimet dhe debatet në Kosovë”, thotë ajo, duke shtuar se u nevojitën mbi 12 vjet që përfundimisht të adresohet çështja e dhunimeve seksuale. “Dhe çështja e dhunimeve seksuale të përdorura si mjet lufte – që Serbia e përdori gjatë luftës në Kosovë – nuk u prek ose nuk u diskutua fare”, tha ajo.

Më 2013, ajo filloi ta ngriste çështjen e dhunimit seksual gjatë luftës dhe publikisht e përkrahu atë e debatoi për të në televizion kombëtar se ligji ekzistues që i njeh dhe i dëmshpërblen viktimat civile dhe veteranët e luftës duhet të ndryshohet për t’i përfshirë edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta.

Bala mori kërcënime me vdekje për përkrahjen e saj ndaj të mbijetuarve dhe një herë gjeti një letër para derës së banesës, në të cilën shkruhej: “Mos e mbroj turpin, përndryshe do të të vrasim.”

Një javë më vonë, ajo u sulmua në mënyrë brutale nga dy sulmues të panjohur afër banesës së saj në Prishtinë.

Që nga koha kur Krasniqi-Goodman doli publikisht me rrëfimin e saj, shumë të mbijetuar e kanë kontaktuar atë për t’i ndarë rrëfimet e tyre. Disa prej tyre nuk i kanë treguar askujt për këtë pos asaj.

Ajo e di se të mbijetuarat dhe të mbijetuarit besojnë se ajo do të jetë një zë i fuqishëm në kuvend për krimet e luftës të kryera nga Serbia.

“Shpirti ynë nuk do të shërohet aspak pa drejtësi. Me drejtësi, ne së paku do të shërohemi sado pak, sepse drejtësia do të ndihmojë që të tjerët ta dinë të vërtetën”, tha në fund Vasfija. / Gazeta Express / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi-Goodman: Në kuvend për të kërkuar drejtësi

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, thotë se do të luftojë për drejtësi dhe thyerjen e stigmës ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi-Goodman, që është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, po ashtu flet edhe për përfshirjen eventuale të saj në procesin e dialogut me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Krasniqi-Goodman, që një kohë të gjatë jetoni në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe keni vendosur të ktheheni me familje në Kosovë. Pse?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Tash, pasi jam kyçur në politikë do të doja që të jetoja këtu me familjen, që të mos jem vetëm dhe për shkak se unë e urrej pak udhëtimin dhe më konvenon që ta kem familjen këtu, që të mos udhëtoj shpesh mes Kosovës dhe Amerikës.

Radio Evropa e Lirë: Pse vendoset të garoni për deputete?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Thënë të vërtetën, unë nuk e kam pasur kurrë as idenë apo dëshirën të garoj në politikë, po kur më erdhi oferta e parë nga partitë politike në Kosovë, të parën e refuzova, kur me erdhi e dyta vendosa që të bashkohem me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak që t’i shtyj kauzat e mija përpara, siç është puna e drejtësisë dhe si trajtohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: A keni pritur se do ta keni gjithë këtë mbështetje nga qytetarët ?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Kam pasur mbështetje të fortë, kam pasur mesazhe, telefonata, ku ta di. Më mbështetnin shumë. Siç e dini, unë nuk kam bërë fushatë, nuk kam pritur që do të kem përkrahje aq të madhe pa bërë fushatë. Për mua ka qenë pak e çuditshme.

Radio Evropa e Lirë: Para një viti, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, keni qenë kritike për shoqërinë kosovare edhe krejt ata që nuk i kanë ndihmuar gratë, që i stigmatizojnë ato. Keni menduar që një ditë do të zgjidheni si deputete?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Jo, asnjëherë nuk kam menduar. Ky ka qenë një vendim i shpejt, nuk ka qenë diçka që kam menduar se do të jem deputete. Tash që jam, shpresoj që të jem zë i fuqishëm për të mbijetuarat dhe të shtyj kauzën time përpara, siç thash edhe më herët dhe si një deputete të shoh gjërat nga brenda, për të parë se si po trajtohen viktimat.

Radio Evropa e Lirë: Si e more vendimin për të hyrë në politikë?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Normal që kam biseduar me familjen, si me familjen në Kosovës ashtu edhe me familjen në Amerikë sepse për mua është një diçka e re, unë nuk jam politikane, por meqë vendosa të hyj në listë, ka qenë në momentin e fundit. Mund të them që ka qenë pak para se të dorëzohen emrat –lista e deputetëve – kur kam vendosur. U kam thënë po, po hyj me listën tuaj dhe ashtu vendosa shpejt e shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Për çka do të angazhoheni si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Ju e dini, numër një për mua është drejtësia. Të ketë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së Kosovës, t’i shtyj përpara. Po ashtu edhe stigmën, për ta thyer stigmën sepse prapëseprapë në Kosovë viktimat janë shumë të stigmatizuara si nga familja, shoqëria e nga institucionet. E këto dyja janë qëllimet e mija pse unë dua të jem në parlament. Edhe për gjërat e tjera, për të gjitha viktimat e luftës sepse siç e dimë, nuk ka shumë serbë që janë dënuar për krimet që i kanë bërë në Kosovë, pa marr parasysh a janë për vrasjet, masakra, për dhunimet. Kështu që unë jam aty për të kërkuar drejtësi dhe për t’ia kujtuar edhe shtetit të Kosovës (që) të luftojë më shumë për drejtësi, por edhe Serbisë, t’ia rikujtoj për çdo ditë se çka ka ka bërë në Kosovë para 22 vjetësh… sepse i kemi harruar pak krimet e luftës.

Radio Evropa e Lirë: Në sallën e Kuvendi të Kosovë do të jenë të pranishëm edhe deputetë serbë. Si do të silleni me ta?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Shikoni, ka për të qenë diçka e vështirë për mua, meqë janë pala serbe dhe e dimë të gjithë se çka kanë bërë dhe kush i udhëheq ata. Sigurisht se ata udhëhiqen nga shteti i Serbisë. Por, kur punon me një institucion të përbashkët në Kosovë, duhet ta gjesh atë balancën dhe respekti është i dyanshëm, nuk është i njëanshëm. Ka për të qenë pak e vështirë, por varet se si do të sillen ata me mua, edhe unë sillem me ta si ta meritojnë.

Radio Evropa e Lirë: Keni pasur qëndrim se zëri ë viktimave të dhunës seksuale duhet të dëgjohet në procesin e dialogut me Serbinë. Mendoni ende kështu dhe cili do të jetë kontribut i juaj për këtë çështje?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Duhet të dëgjohet zëri. Me sa e di unë, dhuna nuk është përmendur kurrë në asnjë (proces) dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Është një diçka që duhet të përmendet. E tash, se a do të jem unë pjesë apo ajo, varet krejt prej dikujt tjetër, jo nga unë. Por, unë konkretisht nëse do të jem pjesëmarrëse aty, do t’ia përmend Serbisë krimet që ka bërë sepse unë jam dëshmitare e gjallë për krimet e Serbisë dhe ata duhet të ballafaqohen me të kaluarën dhe jo të mohojnë krimet që kanë bërë.

Radio Evropa e Lirë: Sa ka qenë e vështirë për ju të flisni publikisht për atë se çka ju ka ndodhur gjatë luftës?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Ka qenë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time kur ne e dimë se çfarë shoqërie kemi në Kosovë dhe si ballafaqohemi ne me një temë tabu.

Ka qenë e vështirë, por unë jam falënderuese që kam pasur përkrahjen e familjes, duke nisur nga vëllezërit, motrat, bashkëshorti, fëmijët edhe familjes më të gjerë. Por, prapëseprapë është një gjë e vështirë sepse po të ishte e lehtë do të dëgjohej zëri edhe i 20 mijë vetave të tjera. Por, nuk kemi shumë që flasin për shkak të stigmës, edhe familjes edhe rrethit se si i trajtojnë ato nëse flasin për krimin që kanë përjetuar.

Radio Evropa e Lirë: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga ai moment kur keni vendosur të flisni publikisht për të kaluarën tuaj?

Vasfije Krasniqi-Goodman: Jeta ime ka ndryshuar sepse nuk e kam atë jetën private siç e kam pasur përpara. Jam më e angazhuar, më aktiviste për të thyer stigmën për t’iu ndihmuar viktimave pa marr parasysh, sepse kemi viktima që më të vërtetë nuk kanë përkrahjen e askujt fare, as të familjes, të prindërve, vëllezërve apo të bashkëshortit.

Unë jam aty që sado pak t’ua lehtësoj jetën e përditshme, të më kenë mua aty që mund të flasin lirshëm, të mos jetë diçka që ato ta mbajnë në vete, po të më kenë mua për çdo ditë të flasim, sado pak t’ua lehtësoj vuajtjen./ REL/ KultPlus.com

QKRMT për Vasfijen: Jehona e të vërtetës së saj dridhi opinionin në botë, dhe sot ajo triumfoi si deputete

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka uruar Vasfije Krasniqi Goodman për suksesin e saj ku sot triumfoi si deputetet e Kuvendit të Kosovës, shkruan KultPlus.

QKRMT i uron Vasfijes sukses si deputete e Kuvendit të Kosovës në avansimin e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Fuqizimi i Vasfijes filloi nga një zë i padëgjuar në aktiviste të fuqishme për kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Jehona e të vërtetës së saj dridhi opinionin publik anë e mbanë botës dhe sot ajo triumfoi si deputete e Kuvendit të Kosovës. Me krenari përcjellim fuqizimin dhe sukseset e Vasfijes që vijnë si rezultat i punës së palodhshme dhe besimit që Vasfija ka në QKRMT. Vasfija është shembulli më i mirë i riintegrimit shoqëror, politik, ekonomik e kulturor”, shkruan nga QKRMT.

Tutje, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës  shprehet se rezultatet e vullnetit të qytetarëve me besimin që i dhanë Vasfijes dëshmuan për peshën e madhe dhe rëndësinë që të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë në shoqërinë kosovare.

“Jemi të bindur që zëri i deputetes Vasfije do të jetë i fuqishëm në mbështetje të kauzës së mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe arritjes së drejtësisë dhe me Vasfijen pjesë të proceseve vendim-marrëse në Kuvendin e Kosovës ndryshimet do të vazhdojnë të ndodhin.”

Vasfije Krasniqi ka siguruar plotë 60, 885 nga zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe rezulton si e pesta më e votuara nga Lëvizja Vetëvendosje. / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi i bashkohet iniciativës për ndihmë ndaj Ferdonije Qerkezit

Ferdonije Qerkezi e cila njihet ndryshe edhe si gruaja e qëndresës, e cila prej pasluftës jeton me dhimbjen e pesë anëtarëve të vrarë dhe të zhdukur, së fundi është goditë edhe nga vërshimet e ujit, ku pjesa e bodrumit ku ruante kujtimet e të dashurve të saj janë marë nga uji, shkruan KultPlus.

Dhe gjendja e krijuar në shtëpinë e saj ka bërë që të iniciohet grumbullimi i mjeteve për ti dalë në ndihmë Ferdonisë.

Shpend Lila dhe Valon Canhasi kanë iniciuar grumbullimin e mjeteve. E kësaj nisme i është bashkuar edhe Vasfije Krasniqi Goodman.

Këtë e ka bërë të ditur Shpend Lila nëpërmjet një postimi në Facebook ku dhe ka njoftuar se mjetet cash do të pranohen dhe regjistrohen në emrin e tij në Innovation Centre Kosovo.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Zemra mal. Vasfije Krasniqi Goodman viktime e luftes, ne ndihme per zonjen Ferdonije. Ky popull ka ❤ te madhe fort.

//

Te dashur, ESKALOI situata per te mire ne aksionin tone te perbashket per me i ndihmu zonjes Ferdonije Qerkezi. Meqe nuk kemi mrri mi hape llogari ne banke, e duhet me i ndihmu shpejt, mjetet cash do ti pranojme dhe regjistrojme ne emrin tim, ne adresen e punes Innovation Centre Kosovo, Rr. Rexhep Mala 28A ne Prishtine, prej neser (e merkure), deri te premten ne ora 12:00.

Transferet mund ti beni nga jasht ne Western Union, ne emrin tim, poashtu.

Lista e dhuruesve do te publikohet, me perjashtim te disave qe kane kerkesa tjera.

Dashni/ KultPlus.com

Zemra mal. Vasfije Krasniqi Goodman viktime e luftes, ne ndihme per zonjen Ferdonije. Ky popull ka ❤ te madhe…

Posted by Shpend J. Lila on Tuesday, January 12, 2021

Nuk mund ta heshtni Vasfijen

Shkruan Eurisa Rukovci

Sociologja feministe Shulamit Reinharz e përshkruan zërin si “ta kesh aftësinë, mjetet dhe të drejtën për ta shprehur veten, mendjen dhe vullnetin personal. Nëse një individ nuk i ka këto aftësi, mjete ose të drejta, ai ose ajo mbetet i heshtur”.

Ky konceptim nxjerr në pah strukturat e pushtetit shoqëror që privilegjojnë disa zëra ndërsa përjashtojnë të tjerët. Të flasësh dhe të dëgjosh do të thotë të kesh pushtet mbi jetën e dikujt. Të heshtësh do të thotë të të mohohet kjo forcë.

Dje Vasfije Krasniqi-Goodman u deklarua se individë të ndryshëm kanë tentuar ta heshtin rreth temës për të cilën ajo theu tabu dhe u bë zë i shumë grave. Për më tepër është deklaruar se individët po këshillohen të mos flasin me të.  Po tentohet të heshtet zëri i tyre që duan të flasin me të dhe kësisoj vetë zëri i saj dhe i kauzës së saj.

Stigmatizimi rreth çështjes së dhunës seksuale të luftës vazhdon të mbetet tabu në shoqërinë tonë, pavarësisht iniciativave të ndryshme që tentojnë ta ndryshojnë këtë realitet. Kur të mbijetuarit e përdhunimit seksual u ekspozohen gjykimeve që i fajësojnë të mbijetuarit, mund të ndodhë viktimizim i dytë ndaj tyre.

Reagimet si kjo që e ka përshkruar Vasfija kanë funksion heshtës dhe kanë funksion të viktimizimit të dytë të tyre.

Reagimet, që në kulturën tonë janë predominante, si fajësimi, mohimi i ndihmës apo këshillimi e shpesh herë edhe presioni që të mos flitet për këto përvoja, shkatërrojnë në mënyrë efektive secilën përpjekje për të kërkuar drejtësi.

Pavarësisht vëmendjes së shtuar të bashkësisë ndërkombëtare ndaj mosndëshkimit për krimet e dhunës seksuale, përgjegjësia mbetet e pakapshme. Në shumicën e vendeve, të mbijetuarit shpesh hezitojnë të raportojnë përvojat e tyre për shkak të stigmës, frikës nga hakmarrja ose refuzimit nga familjet ose komunitetet e tyre. Një realitet i tillë është edhe në Kosovë.

Si shoqëri duhet që kolektivisht të konsolidohemi që të mos kontribuojmë në riviktimizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe kjo nuk mund të bëhet duke i heshtur njerëzit që gjejnë forcën për folur rreth asaj që iu ka ndodhur.

Pa Marte Tunajn, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Sylejmanin, nuk do të munden të fuqizohen të mbijetuarit e tjerë të dhunës seksuale dhe nuk do ta kenë mundësinë të kalojnë metamorfozën prej të të qenit objekt i dhunës në pjesëmarrës aktivë të luftës për drejtësi.

Çdo tentativë që synon heshtjen e grave si Vasfija synon harresë kolektive të krimeve që janë bërë ndaj civilëve në Kosovë. /grazeta/ KultPlus.com

Krasniqi: Prej se kam folur në Kosovë për të mbijetuarit e pasluftës ata nuk guxojnë të flasin më me mua

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka deklaruar se të mbijetuarit e dhunës në Kosovë po keqtrajtohen, shkruan KultPlus.

Krasniqi – Goodman në një postim në Twitter ka shkruar për dhunën seksuale që kanë përjetuar gjatë luftës në Kosovë, e ka kuptuar se si janë keqtrajtuar të mbijetuarit e dhunës.

Ajo ka deklaruar se i është kërkuar të mos iu flasë disa njerëzve të caktuar, kurse sot të tjerëve po u kërkohet të mos i flasin asaj.

“Që prej se kam folur në Kosovë, e kam kuptuar sesi të mbijetuarit keqtrajtohen. Neve na kërkojnë të mos u flasim disa njerëzve të caktuar dhe tani njerëzve po iu kërkojnë të mos më flasin mua”, ka shkruar Krasniqi-Goodman./ KultPlus.com

Krasniqi pas miratimit për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse: Kosovë, tani FSK-ja do ta rris nderin tënd

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa në mision paqeruajtës, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot, shkruan KultPlus.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Vasjfije Krasniqi Goodman e cila ka uruar për vendimin e marrë dhe ka thënë se FSK-ja do të rrisë nderin e Kosovës.

Gjithashtu ajo ka shkruar se po lutet për shërimin e qytetarëve që pësuan nga shpërthimi që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ferizaj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Kosova tani edhe aktivisht paqëndërtuese në botë!

Tanimë pas vendimit që mori Kuvendi i Kosovës, unë dua t’ju uroi të gjithë atyre që në të ardhmen do të angazhohen për të ofruar, siguruar apo mbrojtur paqën në botë shëndet dhe përfaqësim dinjitoz!

Ushtarë të dashur, bota ka nevoi për ushtar sikurse ju, ushtar që dhurojnë e ofrojnë paqe e dhembshuri, mos lejoni që dikush dikun të përdhunoi, të vras, e të bëj ç’farë të dëshiroj, shërbeni paqës dhe miqësisë.

Sot e përgjithmonë do të lutem për ju, sikurse që në këtë moment lutem për shërimi  e qytetarëve të cilët pësuan nga shpërthimi në Ferizaj.

Kosovë tani FSK-ja do ta rris nderin tënd!/ KultPlus.com

Krasniqi Goodman për Engel: Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse

Në vigjilje të largimit nga detyra të Eliot Engel në Kongresin Amerikan, Vasfije Krasniqi Goodman çmon kontributin e tij për Kosovën, shkruan KultPlus.

Krasniqi Goodman ka shpërndarë një fotografi me Engel, teksa ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse për kontributin e tij.

“Faleminderit Eliot Engel, Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse!”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman.

Eliot Engel u largua nga Capitol Hill pas 32 vjetësh në detyrë.

Engel, demokrat, e ka përfaqësuar një pjesë të Bronxit – një lagje e qytetit të New York-ut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare etnike – që nga 1989 dhe ishte udhëheqës në Kongres duke u angazhuar të ‘mblidhte’ mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një njeri të famshëm në shtetin e vogël të Ballkanit. Në anën tjetër, dashuria reciproke Kosovë-Engel e ka bërë këtë të fundit një figurë të urryer në Serbinë që ende nuk e pranon Kosovën si shtet dhe lobon kundër njohjes së saj nga bashkësia ndërkombëtare. / KultPlus.com

Pas përgjysmimit të dënimit për Darko Tasiqit për krime lufte, reagon Vasfije Krasniqi

Pas publikimit të lajmit se Gjykata e Apeliti ka përgjysmuar dënimin e Darko Tasiqit, i cili në qershor të këtij viti ishte dënuar me 22 vite për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit, ka reaguar Vasfije Krasniqi, shkruan KultPlus.

Krasniqi nëpëmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i turpshëm vendimi për përgjysmimin e këtij dënimi.

“Shameful. Si ju përgjysmohet dënimi një kremjneli?”, ka shkruar ajo.

 Në një njoftim për media, Apeli gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit. Tani është ndryshuar cilësimi juridik i veprës dhe vendimi mbi dënimin. Tani Tasiq do të vuajë dënimin prej 11 vjetësh burgim.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj. I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit më 11( njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim”, thuhet në njoftim të Apelit.

Tasiqi ishte dënuar më 22 qershor me 22 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit./ KultPlus.com



Vasfije Krasniqi i del në mbrojtje Saranda Bogujevcit: Edhe vet jam lënduar nga fjalimet e deputetëve

Vasfije Krasniqi Goodman përmes një shkrimi në twitter i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Saranda Bogujevcit, që thotë se u ofendua nga deklaratat e zv. kryeminsitrit të Kosovës, Driton Selmanaj.

Krasniqi Goodman thotë se edhe vet është lënduar nga fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Krasniqi-Goodman Ajo tha se kjo kategori e shoqërisë është lënduar edhe nga fjalimet e deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. 03/09/2020  E njëjta gjë, kategori e ndryshme”, shkruan Krasniqi Goodman.

Saranda Bogujevci është e mbijetuara gjatë masakrës së familjes Bogujevci në Podujevë gjaë lutës së fundit në Kosovë.

Bogujevci gjatë ditës së djeshme është ofenduar nga deklarata e Driton Selmanaj në emisonin Pressing./ KultPlus.com

Vasfije Krasniqit iu bë zemra mal mbrëmë kur e pa stadiumin e veshur me thirrjen “Bëhu zëri im”

E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat paramilitare serbe, Vasfije Krasniqi, është ndjerë e plotësuar mbrëmë kur i ka parë ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë-Moldavi, të veshura me thirrjen “bëhu zëri im”, në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Vasfije Krasniqi në një shkrim dërguar Gazetës Express thotë se thirrja “Bëhu zëri im” është mesazh i fuqishëm e cila e kthen vëmendjen tek të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Megjithëse mbrëmë është ndjerë e plotësuar, ajo përmend faktin sesi edhe 20 vite pas mungon akoma drejtësia.

Shkrimi i saj i plotë:

Fillimisht më lejoni të shpreh konsideraten time per te gjithe ata njerëz që në një formë apo një tjetër janë duke shprehur gatishëmrine e tyre për të perkrahur apo mbështur të mbijetuarat permes formave të ndryshme, por te shohësh rinin me një masazh aq të fuqishëm e i cili sigurisht se nuk do te mbetet pa u vëne re jo vetem ne Kosovë unë vërtetë ndjehem e mbushur, sepse tanime vemendja i eshte kthyer te mbijetuarave e kjo pa dyshim se mua me ben vertet krenare madje shume krenare kur shoh perkrahjen aq te fuqishme e shume domethenese. Sigurisht se une nga katu mundohem te percjell aktivitete te ndryshme qe behen ne Kosove por edhe me vendet tjera te botes dhe une dua te ju them se tashme populli im vendi im ka vene ne theks te dukshem te mbijetuarat dhe me halat e tille padyshim se Kosova do te del me nder e balle lart ne lidhje me mbeshtetjen qe eshte duke treguar.

Nuk mund te them se gjithcka eshte mire sepse kemi shume ngecje ne proceset ndoshta me te rendesishmet siq eshte drejtesia, por persa i perket stigmes tashme ajo eshte duke u luftuar me fuqishem se kurr, dhe kjo fale gjitha organizatave pa perjashtim, gjithe atyre aktivisteve burrave e grave, e per cka une besoi se cdo dite gjerat jane duke u permiresuar dhe per te mbijetuarat, apo ndoshta pse ne jemi te prirur te shohim le shume gjera pozitive, por nje gje eshte e sigurt se persa me perket mua dhe temen aktuale ne lidhje me gjithe ate madheshti mund te ju them se tashme ata djem apo ata gladiatore jan fitues ne zemren time dhe shume grave e burrave, une konkretisht shpreh mire njohjen time per federaten e futbollit, ambasaden e Britanis se bashkuar me KRCT qe kan mbeshtetur bashkeuotret si ata qe donti japin jehone zerit tone ata qe kan pergjegjesin ne fushe Dardanet, sigurisht se edhe une si te gjithe shqiptaret jam nje tifoze me shpirt per perfaqesuesen apo komtaren tone, dardan per mua ju jeni fitues, shendet e suksese. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Vasfije Krasniqi: Tmerri që përjetova, jo që nuk harrohet kurrë por më përcjellë çdo ditë

Nga Vasfije Krasniqi

U, bënë dy vite, që kur unë e ndava rrëfimin tim me ju e për ju, sikurse u bën 21 vite që nga koha kur jeta ime u shkëput përfundimisht nga një ëndërr e bukur e plotë me ngjyra. E, pastaj këto gjatë gjithë këtyre viteve kam përjetuar gjëra të ndryshme, por kam arritur të krijoj familje e që jam shumë e lumtur për këtë!

E di që kam “gëzuar”, “hidhëruar e mërzitur” shumë njërëz por kështu e ka jeta. Jeta ime, e cila u godit fort, fuqishëm e tmerrshem nga barbaria që vetëm “njeriu” mund të bëj. Tmerri që përjetova, jo që nuk harrohet kurr, por ai tmerr më percjell çdo ditë e çdokund. Ehh, jeta e till.

Ndonse për këto dy vite ju më keni dhënë fuqi dhe motiv për të bërë të pamundurën për DHËMBJEN tonë por ende jemi larg shumë larg, por me siguri që një ditë do të arrijmë ta mundim Atë.

Faleminderit familja ime, dhe të gjithëve padallim!
Për ju Buqja.
VKG. / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi dhuron pako ushqimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi-Goodman, ka shpërndarë pako ushqimore për të mbijetuarat e tjera në Kosovë.

Kjo ishte edhe donacioni i parë nga Fondacioni “Vasfije’s Initiative”, njofton Klan Kosova.

Duke falënderuar të gjithë kontributdhënësit, vëllai i Vasfijes Nafi Krasniqi, njoftoi se vlera e përgjithshme është 5 mijë dollarë.

Statusi i plotë:

Njoftim! Sot kam përfunduar shpërndarjen e donacionit të dhuruar nga Buqja, i dedikuar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale. Kjo ishte mbështetja e parë nga Fondacioni i Vasfije’s Initiative. Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar, vlera e përgjithëshme 5 000$.

Shpërndarja është bërë si në vijim:

DPG-Prishtinë, 3-ipërfituese,

QKRMT-Prishtinë, 8-të përfituese,

QPDG-Drenas, 14-të përfituese (pako ushqimore),

Medika Kosova-Gjakovë, 7-të përfituese,

Medika Gjakova-Gjakovë, 7-të përfituese,

LIVCZHK-Fushë Kosovë, 6-të përfituese,

FNLK-Prishtinë, 6-të përfituese,

PEA-Gjilan, 6-të përfituese,

Ne falenderojmë të gjitha qendrat për bashkëpunim!
#Thankyoumyqueen!!!

Reagon Vasfije Krasniqi pas emërimit të Goran Rakiq si zëvendëskryeministër: Turp

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila kishte rrëfyer publikisht tmerrin që i kishte ndodhur 20 vite më parë, Vasfije Krasniqi Goodman përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të turpshëm vendimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti për ta emëruar në postin e zëvëndëskryeministrit Goran Rakiq , nga Lista Serbe.

Krasniqi-Goodman ia ka bashkangjitur postimit një postim të Avdullah Hotit para dy viteve i cili i njëjti kishte kritikuar Kuvendin, duke e quajtur Listën Serbe “ instrument i Beogradit”. / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi i drejtohet Baton Haxhiut: Sa të jemi ne gjallë, ti nuk do të falësh gjakun e vuajtjet tona

Deklarata e fundit e Baton Haxhiut që të amnistohen krimet e luftës, së fundi ka ngjallë reagime të shumta, shkruan KultPlus.

Një reagim kundër Baton Haxhiut sapo e ka publikuar Vasfije Krasniqi Goodman. Ajo ka përzgjedhë një fotografi shumë të ndjeshme, ku shihet bashkë me Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur më të afërmit e saj në luftën e fundit.

Kësaj fotografie, Vasfije Krasniqi i ka bashkëngjitë edhe statusin e saj “Sa të jemi ne gjallë ti të falësh gjakun e vujtjet tona Jo”, dhe e njëjta ka bashkëngjitë edhe nja fotografi të Haxhiut./KultPlus.com  

Julie Ward: Falë punës së Alketës është thyer heshtja për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dje u dëgjuan dy zëra të fuqishëm që pesë vitet e fundit nuk janë ndalur së luftuari për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës, Vasfije Krasniqi -Goodman foli para deputetëve të Kuvendit, e në anën tjetër artistja Alketa Xhafa Mripa në Parlamentin britanik në Londër mbajti një fjalim për çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës para shfaqjes së dokumentarit mbi veprën artistike “Mendoj për ty” e realizuar pesë vite më parë në Prishtinë. Të dyja kanë thirrur për drejtësi duke adresuar luftën ndaj stigmatizimit të viktimave dhe duke theksuar që krimet e luftës duhet të merren seriozisht, shkruan KultPlus.

Artistja Alketa Xhafa Mripa e cila ka shkuar në Londër si një refugjatë pasi që ishte larguar nga Kosova gjatë luftës së fundit, ka treguar çdoherë se përmes artit të saj përpiqet që të vë në pah çështjet si emigracioni, refugjatët, dhunimet gjatë luftës e të tjera. Ajo vazhdon të mos qëndroj indiferente ndaj padrejtësive, duke i vënë synim vetes që të vë sa më shumë në pah këto çështje përmes artit.

Kështu veproi edhe ditën e djeshme, Xhafa- Mripa ku përvec fjalimit ajo foli edhe përmes dokumentarit “Mendoj për ty”. Përmes kësaj vepre, Xhafa-Mripa ngriti vëmendjen për drejtësi, luftën ndaj stigmatizimit të viktimave si dhe bëri thirrje që krimet e luftës të trajtohen më me seriozitet dhe urgjencë.

Të pranishëm në këtë prezantim në Parlamentin Britanik ishin deputet, shoqëri civile, aktivist të ndryshëm të çështjes së gruas, miq të Kosovës si dhe Liridona Hertica, si përfaqësuese nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.

Alketa Xhafa Mripa ka thënë për KultPlus se dëshmia e fuqishme e Vasfije Krasniqi – Goodman dje para deputetëve në Kuvendin e Kosovës bëri që historia të përsëritet e përsëritet. Por, gjithashtu ajo shprehet e lumtur për gratë prezentë dje në Parlamentin britanik.

“Ishte një kënaqësi të shihje Julie Ward një poete dhe politikane e cila ishte e motivuar të dilte për zgjedhjet në Parlamentin Evropian për shkak të mashtrimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel global. Ajo bëri fushatën me One Billion Rising dhe u bashkua me Komitetin për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore dhe delegacionin për marrëdhëniet me Kosovën. Gjithashtu takim personal me Margaret Oëen, një avokat për të drejtat e njeriut. Ajo themeloi organizatat e para ndërkombëtare që adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut, dhe tani është drejtoresha e WPD, Widows for Peace via Democracy”.

Por, pas përfundimit të kësaj ngjarje, instalacioni “Mendoj për ty” e inspiroi Julie Ward për të shkruar një analizë të thuktë. Në këtë analizë, Ward e vlerëson artisten kosovare si shumë të kujdesshme në punën e saj dhe pohon që dhuna seksuale në konflikt vazhdon, por falë punës së Alketës është thyer heshtja.

KultPlus ju sjell analizën e plotë të Julie Ward për instalacionin “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa Mripa:

“Këto akte të papërshkrueshme të dhunës janë kryer në kohë lufte, në formë përdhunimi seksual të viktimave para anëtarëve të familjes, duke përfshirë burrat dhe fëmijët.

Fatkeqësisht dhuna seksuale është pjesë e vazhdimit të dhunës në baza gjinore nga burrat, dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë shenjë që kjo të ndalohet.

Gjatë luftës në ish-Jugosllavi ishin rreth 50.000 gra dhe vajza që u dhunuan nga policia serbe. Dekada më vonë, ky komunitet po lufton me stigmën e turpit ndërsa dhunuesit janë ende të pa dënuar nga drejtësia.

Artistja kosovare Alketa Xhafa-Mripa u shqetësua pasi që e pa një intervistë televizive me një të mbijetuar anonime. Dhe ajo vendosi që në vitin 2015 ta krijojë një instalacion arti si mjet ndërgjegjësimi dhe solidariteti me viktimat.

“Thinking about you”, përfshinë bashkimin e rreth 5.000 fustaneve të shtrirë në fushën e stadiumit të futbollit në Prishtinë. Këto veshje u dhanë nga gra dhe vajza kosovare, si dhe nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga dhe ylli i popit Rita Ora.

Pesë vjet më vonë, unë dhe Alketa me grupin e komunitetit të rinisë shqiptare kundër dhunës me qendër në Londër, shikuam dokumentarin e Fitim Shalës. Ne jemi një grup në kuadër të së cilit kemi artistë, politikanë, akademikë, avokatë, gazetarë, aktivistë të komunitetit, një ish-oficer policie dhe anëtarë të diasporës kosovare.

I njoh disa gra në këtë film, i kam takuar gjatë vizitave të mia në Kosovë si anëtare e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën. Ato veshje janë zgjedhur me shumë kujdes, dhe janë veshje që kanë një histori për pronarët e tyre, si fjala vjen, ato janë veshur për ndonjë ditëlindje apo ndonjë ditë tjetër të veçantë. Këto veshje u bënë trupat e grave, të lakuara, të shtruara në tavolina mes lotësh mirënjohjeje.

Në këtë vepër arti, artistja është shumë e kujdesshme. Procesi i këtyre veshjeve që filloi 5 vjet më parë kishte qëllim shërimin kolektiv përmes angazhimit publik me objekte simbolike.

Viktimat e përdhunimit të luftës së fundit në Kosovë tashmë flasin edhe përtej kufijve të vendit të tyre. Dhuna seksuale në konflikt vazhdon, por falë punës së Alketës është thyer heshtja.” / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi shpërthen në lot: Duhet me ju ardh turp gjithë shoqërisë kosovare

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman, është përlotur në fjalimin që po mban para Parlamentin e Kosovës. Krasniqi shpërtheu në lot teksa po fliste se shumë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, përballen me mospërkrahje familjare, e ofendime.

Ajo gjithashtu tha që duhet pasur kujdes së si flitet edhe në foltoren e Kuvendit sepse shpesh këto gra janë ofenduar nga aty.

“Por ndjehem shumë keq kur e di që familjarë nuk i mbrojnë e nuk i përkrahin, ju thonë fjalë që unë këtu nuk mund t’i përmendi ato fjalë se me çka ballafaqohen ato. Edhe pse prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lënduar neve viktimave shumë”, tha Krasniqi teksa shpërtheu në lot.

Shoqëria jonë na stigmatizon, na bënë të ndihemi vajza jo të mira, motra jo të mira, gra e nana jo të mira. Po ku ishit ju para 21 viteve, a ishit nëpër tavana ku ju dhunua gruaja në dhomë. Ku e morët guximin që me e lanë atë grua me fëmijë, me braktisë. Ku ishin ata djem që e lanë nanën. Ku ishit ju ku u dhunua vajza 7 vjeçare. E tash çka po bëni për me na lehtësu jetën. Duhet me i ardh turp gjithë shoqërisë kosovare. Na po duam veç drejtësi, mbrojtje e mbështetje sepse ajo që na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës e ju nuk ishit aty për të na mbrojtur”, tha ndër të tjera Vasfija në seancën e sotme.

Krejt për fund ajo kërkoi nga Qeveria e Kosovës që rastet e luftës të merren me seriozitet, duke premtuar që do të luftoj që gratë të tjera të gjejnë drejtësi në këtë rrugëtim. / KultPlus.com