Vigdís Finnbogadóttir, gruaja e parë në botë e zgjedhur presidente

Vigdís Finnbogadóttir shërbeu si Presidentja e katërt e Islandës nga 1 gusht 1980 deri më 1 gusht 1996. Ajo ishte femra e parë në botë që u zgjodh demokratikisht si presidente.  Me një presidencë prej saktësisht gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ajo gjithashtu mbetet kryetarja femër e zgjedhur më jetëgjatë e çdo vendi deri më tani. Aktualisht, ajo është një ambasadore e vullnetit të mirë të UNESCO-s, dhe një anëtare e Klubit të Madridit. Ajo është gjithashtu sot presidentja e vetme e Islandës.

Lëvizja e Grave Islandeze ka një histori të gjatë. Gjatë Vitit Ndërkombëtar të Grave në 1975 gratë Islandeze tërhoqën vëmendje të madhe kur organizuan një grevë të përgjithshme për të treguar sesa e rëndësishme ishte puna e nënvlerësuar e grave. 90 përqind e grave Islandeze hynë në grevë. Dhe në zgjedhjet presidenciale në 1980 lëvizja e grave u përqëndrua në zgjedhjen e një gruaje. Pas shumë bindjesh, Vigdís pranoi të garonte kundër tre kandidatëve meshkuj. Ajo ishte gruaja e parë në botë që u zgjodh presidente në një zgjedhje demokratike. Ajo u zgjodh  në një garë të ngushtë, me 33.6 përqind të votave kombëtare, ndërsa rivali i saj më i afërt mori 32.1 përqind. Ajo u bë shumë e popullarizuar dhe më pas u rizgjodh tre herë, pa kundërshtim në 1984, me 94.6 përqind të votave kundër një gruaje tjetër në 1988 dhe pa kundërshtim në 1992. Në 1996 ajo vendosi të mos kandidojë për rizgjedhje. Ajo kishte shërbimin më të gjatë si Presidente Islandeze (me katër mandate) derisa Ólafur Ragnar Grímsson u zgjodh për mandatin e tij të pestë në 2012.

Megjithëse presidenca Islandeze është kryesisht një pozitë ceremoniale,  Vigdís mori një rol aktiv si aktivist mjedisor dhe luftoi për gjuhën dhe kulturën Islandeze, duke vepruar si një ambasadore kulturore në promovimin e vendit. Ajo theksoi rolin e shteteve më të vogla dhe priti një samit thelbësor midis Presidentit të SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësit Sovjetik Mikhail Gorbachev në 1986. Ajo kishte si moton e saj: ‘Mos i lësh kurrë gratë’ dhe punoi posaçërisht për të promovuar edukimin e vajzave. Ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme për rolin e saj si modele për gratë e reja.

Në vitin 1993, vepra Mitt Folk, e porositur nga qeveria Britanike, nga kompozitori Oliver Kentish iu kushtua asaj si një dhuratë nga Mbretëria e Bashkuar në Islandë duke festuar 50 vjetorin e republikës./ KultPlus.com