“Si i mori Balzaku dy vota në akademinë Franceze?”, rrëfimi i Viktor Hygo më 2 Mars 1887

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Dhjetor 2020

“Les Annales politiques et littéraires” kanë botuar, më 19 gusht 1900, në faqen n°10, dhe me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut francez Honoré de Balzac, rrëfimin e një gjeniu tjetër francez, atë të Victor Hugo-së, në lidhje me prapaskenat e sigurimit të dy votave për Balzakun në Akademinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Honoré de Balzac

Si i mori Honoré de Balzac dy vota kur u paraqit në Akademinë franceze

(Rrëfim i 2 marsit 1877)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Po kaloja me makinë në rrugën Faubourg-Saint-Honoré, kur, përpara Elysée-së, pashë z. de Balzac që më bënte shenjë të ndaloja. Doja të zbrisja, por ai më ndaloi dhe tha, duke më prekur duart e mia:

— Dëshiroja të vij t’ju takoj. Ju e dini se jam kandidat për t’u bërë pjesë e Akademisë?

— Jo.

— Epo ! po ju a them. Çfarë mendoni?

— Unë mendoj se keni ardhur tepër vonë. Ju do të keni vetëm votën time.

— Unë dua veçanërisht votën tuaj.

— A jeni mjaft i vendosur?

— Absolutisht.

Balzaku u largua. Zgjedhjet tashmë ishin pak a shumë vendosur; shumë emra letrar mbështesnin, për arsye politike, kandidaturën e z. Vatout. U përpoqa të bëja propagandë për Balzakun; por u përplasa kundër ideve fikse (të ngulitura) dhe nuk arrita asnjë sukses. U mërzita pak që një burrë si Balzaku të merrte vetëm një votë dhe mendova se nëse do t’i siguroja një të dytë, do të krijoja në mendjen e tij një dyshim të favorshëm për secilin nga kolegët e mi. Si ta arrija këtë votë ?

Në ditën e zgjedhjeve, isha ulur pranë Pongerville-sit të shquar, njeriu më i mirë dhe e pyeta në mënyrë të papritur :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Për kë votoni?

— Për Vatout, siç e dini.

— Unë di aq pak sa kam ardhur të ju kërkoj të votoni për Balzakun.

— E pamundur.

— Pse kjo?

— Sepse zarfi im është përgatitur i gjithi. Shikoni: Vatout.

— Oh! Kjo nuk prish punë.

Dhe, në dy gisht letër, me shkrimin tim më të bukur, shkruajta : Balzac.

— Dhe? më pyeti Pongerville.

— Epo, do ta shihni.

Përmbaruesi, i cili po mblidhte votat, na u afrua. Unë i dhashë një nga zarfat që kisha përgatitur. Pongerville nga ana e tij zgjati dorën për të hedhur emrin e Vatout në kuti; por një goditje miqësore në gishta e bëri letrën të bjerë për tokë. Ai e shikoi atë, dukej i pavendosur dhe, ndërsa unë i ofrova zarfin e dytë në të cilin ishte shkruar emri i Balzakut, ai buzëqeshi, e mori dhe e dërgoi me hir të mirë.

Dhe ja pra sesi Honoré de Balzac mori dy vota në Akademinë franceze!”

VICTOR HUGO/darsiani/ KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/si-i-mori-balzaku-dy-vota-ne-akademine-franceze-rrefimi-i-victor-hugo-me-2-mars-1887/?fbclid=IwAR1VLjL8DYP90IewesGkYn1YpWj3v4CorwnSV6k3zEd03oltghE05OZpYCw

“Kurrë mos e fyeni ju një grua që bie”

Viktor Hygo

Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!

Kush e di sa ka hequr, sa ka vuajtur urie!

Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërimë!   

 Virtytin kur ua tund mjerimi me tërbim,

Kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera

Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera!

Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin

Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,

Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,

Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, pasi ndahet!

Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!

Po uji i pastër gjindet dhe aty në llum të ndytë.

Dhe që kjo pikë loti nga pluhuri të dalë,

Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,

Mjafton,-sepse vetëm kështu çdo gjë që ditën ngrihet në fund te saj bie,-

Një rreze dielli a një rreze dashurie!

Marrë nga Peso Pem’za/ KultPlus.com

“Njeriu që fitoi betejën e Vaterlosë nuk ishte Napoleoni…”

Alain Badiou për Victor Hugo:

Le të shohim paraqitjen e betejës së Vaterlosë tek “Të mjerët”. Hugo-ja mbështet dy teza: Vaterloja ishte në të vërtetë një fitore e kundërrevolucionit sepse Napoleoni mishëronte pa dëshirën e vet, në sytë e Evropës reaksionare, fytyrën e fundit të Francës revolucionare. “Të mos shohim në Vaterlo veç atë që ndodhi në Vaterlo. Vetëm synimin e lirisë dhe pikë. Kundërrevolucioni ishte pavullnetshëm liberal, njësoj si, prej një fenomeni të ndërlidhur, Napoleon-i ishte pavullnetshëm revolucionar. Në 18 qershor 1815 u shfronësua Robespierre-i”. Domethënia e Napoleon-it duhet të shihet nga këndvështrimi i historisë së përgjithshme të popullit, dhe jo nga qëllimet e vetë Napoleon-it. Le të themi ca fjalë dhe për të famshmen fjalë të Cambronne-it: andej nga fundi i Vaterlosë, kur s’kishte mbetur më veçse garda e vjetër e rrethuar nga të gjitha anët, anglezët u kërkuan francezëve të dorëzohen – gjë së cilës Cambronne iu përgjigj duke thënë “Merde!” (Mut!). Këtë fjalë Historia e Zbukuruar e ka zëvendësuar me fjalinë “garda vdes por nuk dorëzohet”. Hugo-ja i rikthehet fjalës primitive dhe shkruan kështu për çka tha Cambronne-i: “Njeriu që fitoi betejën e Vaterlosë nuk ishte Napoleon-i i shpartalluar, as Wellington-i që përgjërohej në orën katër e dëshpërohej në orën pesë, e as Blücher-i që s’mori pjesë fare në betejë; njeriu që fitoi betejën e Vaterlosë ishte Cambronne-i. Ta hedhësh në erë me një fjalë të tillë rrufenë që po të vret, kjo është fitorja.” Kjo është pra metoda e Hugo-së! Të kërkosh në Histori pikën më minimale dhe më popullore e cila çon në fitoren historike të popullit përmes vetë shpartallimit dhe mposhtjes. Atë fjalë ai e quan “përbuzje titanike”: përbuzje e jetës, përbuzje e vdekjes, në emër të pozicionit të popullit, në rrënjosjen e tij të atypëratyshme, kundër kundërrevolucionit. Hugo-i vazhdon: “Këtë fjalë prej përbuzjeje titanike Cambronne-i nuk ia përplasi në fytyrë thjesht Evropës në emër të perandorisë franceze, kjo do të qe pak; ai ia përplasi në fytyrë këtë fjalë së shkuarës në emër të revolucionit. Kuptojmë dhe njohim te Cambronne-i shpirtin e moçëm të viganëve. Duket se përmes tij flet Danton-i, apo bubullin Kléber-i”. Shiheni metodën: merr episodin gjigantesk të betejës së Vaterlosë, ndërton një skenë historike epike, dhe në atë moment ia skalit në zemër, si të vërtetën e saj më intime, fjalën e Cambronne-it, simbol i ushtarit të panjohur të betejës – i cili idealisht, nga këndvështrimi i mendimit dhe i Historisë, është fitimtari i vërtetë.

Një tjetër shembull i famshëm është sigurisht Gavroche-i, fëmija i Parisit që ecën mbi barrikadë. Kjo lejon stilistikisht lojën mbi të vocrrën e viganen: fëmija i vogël ngarkohet me madhështinë e barrikadës – një kre i librit titullohet “Ku Gavroche-i vocërrak përfiton prej Napoleon-it të Madh”; një tjetër kre “Atomi vëllazërohet me uraganin”. Kur vdes Gavroche-i, Hugo-i e përshkruan si “ky i vogli shpirt i madh”. Gavroche-i është lidhja e atypëratyshme e së voglës me të madhen, në përfitim të së voglës. Është leksioni hugo-lian për revoltën: ajo që është e denjë për madhështi, rëndom e zakonisht konsiderohet si e vogël dhe e parëndësishme./ KultPlus.com

“Në këto shtëpi ku nuk hyje, në fakt kishe hyrë përditë, në këto pllaka të rrugës ke lënë një pjesë të trupit, të gjakut dhe të zemrës sate”

Shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo vazhdon të mbetet ndër shkrimtarët më me rëndësi në letërsinë botërore, madje ka shumë prej kritikëve e studiueseve të letërsisë që e konsiderojnë edhe si ‘Babai i romantizmit’, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell një fragment nga libri “Të mjerët” i Hygos.

“Për sa kohë që vete e vjen nëpër vendin tënd të lindjes, të duket se rrugët janë të rëndomta, se dritaret, pullazet e dyert nuk janë asgjë për ty, se muret janë të huaja, se pemët janë pemët e para që të zë syri, se shtëpitë ku ti nuk hyn, s’kanë të bëjnë me ty, se pllakat e rrugët ku ecën, janë gurë. Më vonë, kur nuk je më aty, atëherë e kupton se këto janë të dashurat e tua, se ke mall për këto pullaze, këto dritare e këto dyer, se këto mure janë bërë të domosdoshme, se këto pemë janë të dashurat e tua, se në këto shtëpi ku nuk hyje, në fakt kishe hyrë përditë, dhe se në këto pllaka të rrugës ke lënë një pjesë të trupit, të gjakut dhe të zemrës sate. Të gjitha këto vende, që njeriu s’i shikon më, që nuk do ti shikoj ndoshta kurrë ruan ninëzën në kujtesën e vet, marrin një hijeshi të dhimbshme, i rikthen ndërmend melankolinë e një fanitjeje; ia bënë tokën të shenjtë, të dukshme…”/ KultPlus.com

‘Mbajini mend ditët që luteshit për gjërat që tashmë i keni’

Shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo vazhdon të mbetet ndër shkrimtarët më me rëndësi në letërsinë botërore, madje ka shumë prej kritikëve e studiuesëve të letërsisë që e konsiderojnë edhe si ‘Babai i romantizmit’, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell një thënie shumë të njohur të Hygos që flet për mirënjohjen dhe durimin që vie si një gërshetimin me optimizmin për të ardhmen.

‘Mbajini mend ditët që luteshit për gjërat që tashmë i keni’ / KultPlus.com

Vizatimi “Nisja e Ballonës” e Viktor Hygo shitet për 37 500 euro

Një vizatim i pabotuar i Viktor Hygoit, “Nisja e Ballonës”, u shit sot për 37 500 euro në Paris, sa dyfishi i vlerësimit të tij më të lartë (18 000 euro), njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Stoheby’s”.

Ky vizatim i bukur nga autori i “Te mjeret”, i cili ka qenë edhe një projektues i talentuar, tregon një tullumbace me një shportë, që ngrihet mbi çatitë dhe këmbanaret e Parisit.

Ai dëshmon për luftën e vitit 1870 dhe periudhën shumë poshtëruese të rrethimit të Parisit nga Prusia.

“Nisja e Ballonës” është një homazh për ballonat e ndërtuara dhe të përdorura gjatë rrethimit, për të komunikuar jashtë qytetit.

Në mesin e atyre 67 ballonave që u ngritën në 1870-1871, ajo e 26 shtatorit 1870 mbarti broshura të shkruara nga Viktor Hygoi, të cilat u hodhën mbi frontin e armikut./ atsh / KultPlus.com

135 vite pa Viktor Hygon, shkrimtari francez që kapitalin e tij e la amanet për të varfërit


Viktor Hygoi, shuarja e një zemre që ndezi diellin flakatar të humanizmit.

Sot 135 vite më parë, më 22 maj 1885 ndali trokun e vet të drobitur nga vitet dhe dhimbjet, zemra 83-vjeçare, e Viktor Hygoit, babait të romantizmit dhe atit të kombit francez, dalëzotësit të paepur të të nëpërkëmburve, të varfërve, të gjithë atyre që i kishte ndëshkuar më shumë se fati, koha.

Bota e humanizmit me vdekjen e Viktor Hygo, ndahet me një emblem, me një shëmbëlltyrë të pashembullt dhe vetanake në udhëprirjen e njerëzimit përnga barazia, toleranca, drejtësia dhe besimi.

Karroca e të varfërve me kurmin e tretur së gjalli të Hygoi u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Dy milion persona asistuan në ceremoninë e lamtumirës. Franca dhe bota mbarë do të ishte dëshmitare e një prej akteve më solemne të mirënjohjes, e denjë për zotër dhe etër. Ai ishte ati i shpirtrave të shërbyer prej njerëzores. Nga çdo cep i Francës kishin ardhur atë ditë për tu ndarë me zërin e zemrave të tyre. Ajo ishte dhe mbeti për shumë kohë një nga ceremonitë e lamtumirës më madhështorja që njerëzimi kishte parë.

 Viktor Hygoi iku për të mbetur jo vetëm në bibliotekë, në mëndje dhe në përjetime, por edhe në të tashmen, si i gjithkohëshëm.

Të 50.000 frangat që kishte kapital ai e la me amanet për të varfëritë.
I tillë ishte ai. E tillë, pikëlluese dhe e pazëvendësueshme ishte humbja e tij. Me ikjen ai la kryeveprën monumentale, la personazhet, Zhan Valzhanin, Anzholrasin, Gavroshin, Mirielin, Guinplenin, Kazimodon, Esmeraldën, të cilët gjallojnë në frymimin e përgjithmonshëm të penës së tij humaniste, shpirtit të tij të madh, zemrës që troket atëditë e sot në kalldrëmet e fateve të krisura, që zvarget hekakeqe edhe tash mbas 135 vitesh në baltën që përlyen ndërgjegjen e kohërave, për të qenë përherë një zë denoncues, një ndëshkim, një fshikull, një akuzë. / Albert Vataj / KultPlus.com

Hygo: Nëse nuk të duan, atëherë tregohu i zoti të harrosh

Të uroj…
Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan.
Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim. Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqij ose të parëndësishëm.
Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurt në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.
Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët. Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë. Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë. Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq. /KultPlus.com

‘Kush hap një shkollë, mbyll një burg’

Sot shënohet 133 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe, e cila u hap në vitin 1887 në Korçë, në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, shkruan KultPlus.

Arsimi është arma më e fuqishme dhe e vetmja rrugë drejt zhvillimit të shoqërisë

Sot për nder të ditës së mësuesit, KultPlus ju sjell thënien e njohur të shkrimtarit të njohur francez, Viktor Hygo.

‘Kush hap një shkollë, mbyll një burg’ / KultPlus.com

Ja se ç’më tha një grua

Poezi nga Viktor Hygo

Përktheu: Sotir Caci

Ja se ç’më tha një grua: – Ia mbatha në një qoshe.
Kisha vajzën në gji. E mjera vogëloshe
Qante, dhe kisha frikë mos dëgjohej ai zë.

Dy muaj s’i kish mbushur, nuk dinte ajo asgjë.
Si mizë, shpirt’ i mamit, aq mundej të vajtojë.
Me të puthura plasa t’ia mbyllja atë gojë.
Atë natë të zezë e shkuam kësisoj.

Prapa një porte mbudhë u fsheha të pushoj.
Ajo ckinjej pa reshtur: bobo! se ç’po më vdisë!
Donte të pinte, murga, po unë s’kisha sisë,
Shihja pushkët që ndrinin dhe lotët gërr! rrëke,
Po kërkonin tim shoq që ta vrisnin atje.

Kur, sa filloi të gdhihej, nën portën e tmeruar,
Çupa s’u ndie më. E zeza! kish mbaruar!
I vura dorën: ish e ftohtë, zotëri.
Tani le të më vrisnin, aq më bënte tani.

Me çupëzën në dorë, dolla: isha marrosur;
Dikush desh të më fliste, un’ ikja e brengosur,
Po rendja si e marrë as unë s’di se ku,
Me këto duar hapa një gropë, – ububu!

Atje rrëzë një peme te një vënd i vetmuar,
Dhe ëngjëllushkën time atyth e kam mbuluar.
Sa keq ta shtiesh në dhé loçkën e zëmrës, zot!

Edhe babaj, që ndodhej aty, qante me lot.

“Çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë”

Nga Viktor Hygo

….Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.

Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…. /KultPlus.com

Artisti Surrealist

Shkruan: Allison Meier
Përktheu:
 Veron Dobroshi

Victor Hugo krijoi artin vizual që ishte intuitiv, eksperimentues dhe i frymëzuar nga spiritualizmi. Me fjalë të tjera, asgjë si romani i tij Të Mjerët (Les Misérables). Autori francez Victor Hugo përfundoi romanin në fjalë, në të cilin shfaqen një mori e padrejtësive shoqërore, ndërsa ishte në internim politik në Ishujt Channel të Jersey dhe Guernsey midis viteve 1852 dhe 1870. Ajo që shumë vetë nuk e dinë është se ai gjithashtu krijoi qindra vizatime me bojë (ngjyrë). Libri i vitit 1862 është tani një klasik, i adaptuar në filma dhe është një nga pjesët muzikale më të njohura të shekullit XX; arti mbetet i paqartë. Megjithatë, në përdorimin e vizatimit automatik, dhe manipulimet e njollave të bojës, vepra e tij artistike parashikon lëvizjet avangarde që pasuan. Fotografitë duken sikur shpërndahen në formë të frikshme duke rrjedhë nga pjesa e pandërgjegjshme (pavetëdijshme); forma të anijeve të hedhura nga valët, një burrë i varur i pezulluar në një të larë boje prej lëkure dhe forma abstrakte të theksuara me gjurmët e gishtërinjve të vetë autorit. Shumë prej tyre u bënë duke lejuar që ngjyra të lëvizë impulsivisht. Karikaturat edhe më të gjalla përdornin elementet e fatit në krijimin e tyre.

“Ndër vizatimet e shumta, të larmishme dhe mjaft të trilluara të Hugo-s, janë disa panorama grafike karikaturale që, në shmangien e tyre të një imazhi të paracaktuar, janë pararojë të vizatimeve automatike të zhvilluara nga surrealistët,” shkruan historiani i artit Aimée Brown Price në “Art Journal”.

Hugo përdori të njëjtat materiale në art si në shkrim – bojë dhe një pendë, si pyka dhe pupla. Por, ndryshe nga romanet e tij të strukturuara në mënyrë të hollësishme, ku jeta e personazheve ndërpritet ndër vite kundër tabelës së historisë franceze, vizatimet e tij ishin një vend i eksperimentimit të lëngjeve. Ai vizatoi me dorën e tij jo dominante; ai spërkati modelet me bojë; inkorporoi përshtypjet apo mbresat nga dantella.

Historiani i artit Mignon Nixon vëren se vizatimet “në të cilat artisti manipulonte formacionet e shansit të ngjyrës duke ngjitur ose palosur fletët e njomura ose të shpërndara, eksperimentuan më lirshëm me mediumin që ishte edhe mbështetja teknike për shkrimin e tij poetik.” Nixon citon përshkrimin e Hugo-s për gjyshin e tij në punë:

Ai shpërndau në mënyrë të çuditshme ngjyrën, duke shtypur pendën e patës e cila grin dhe shpërndan gjurmët e ngjyrës. Pastaj ai e brumosi njollën e zezë që u bë një kështjellë, një pyll, një liqen i thellë ose një qiell i stuhishëm; ai me delikatesë e lagu shufrën e lapsit me buzët e tij dhe me të ia plasi një re nga e cila binte shi mbi letrën e lagur; ose ai e përdori atë për të treguar saktësisht mjegullat që errësojnë horizontin.

Eshtë joshëse të ngresh një paralele të drejtpërdrejtë nga arti i Hugo-s deri tek vizatimet automatike të Surrealistëve të viteve 1920. Sidoqoftë, në realitet, Hugo po i përgjigjej komunikimit të rrjedhshëm, që ishte pjesë e spiritualizmit të shekullit XIX. Autori ndoqi seanca gjatë kohës kur ishte në mërgim dhe mbajti në mënyrë aktive një ditar të ëndrrave. “Ishte mbi të gjitha në bazë të këtyre eksperimenteve teknike që André Breton më vonë e shpalli Hugo-n një nga pararendësit e surrealizmit,” shpjegon historiani i artit Stefanie Heraeus, siç është përkthyer nga Deborah Laurie Cohen, në Workshop Journal. “Në sfondin e përfshirjes intensive të Hugo-s me ëndrrat dhe interesimin e tij për sesionet, duket e arsyeshme të interpretohet dialogu i tij i kontrolluar me fat si një strategji pikturuese që synon të evokojë forcat e papara.”

Përveç disa paraqitjeve në shtyp, arti i Hugo-s nuk u ekspozua gjatë kohës sa ishte gjallë. Siç deklaroi The Amator Art në vitin 1885, vetëm disa muaj pas vdekjes së Hugos: “Një ditë njëri nga admiruesit e Hugo-s padyshim që do të përgatisë një katalog të vizatimeve të mjeshtrit, dhe atëherë publiku do të jetë i befasuar se sa shumë kishte krijuar ai.”. filozofia. /KultPlus.com

Bertrand Russell mbi zilinë

“Pos brengave të mundshme, një nga shkaqet më njohura të palumturisë, është zilia. Zilia, do të thosha, është njëra ndër pasionet më të përgjithshme dhe më të thella të njeriut.

Ajo mund të hetohet lehtë te fëmijët para se të mbushin një vit dhe çdo pedagog kësaj duhet t’i kushtojë kujdesin më të hollë. Në shfaqjen më të vogël të afrisë ndaj një fëmije në dëm të tjetrit, hetohet menjëherë dhe nuk durohet. Kushdo që ka punë me fëmijë, duhet domosdo që kur ndan, të jetë i drejtë deri në fund, i përkryer, i ashpër dhe i pandryshueshëm.

Mirëpo fëmijët vetëm pak më tepër e zbulojnë lakminë dhe xhelozinë e tyre se sa të rriturit. Ky emocion është njësoj mbizotërues midis fëmijëve dhe të rriturve.

Midis damave mesatare të çmuara, zilia luan një rol jashtëzakonisht të madh. Nëse uleni në metro dhe ndodh që pranë vagonit të kalojë ndonjë grua e bukur e veshur mirë, shikojini sytë e grave të tjera. Do ta vëreni se secila prej tyre, me përjashtim të mundshëm të atyre që janë të veshura më mirë, e vështrojnë atë grua me shikim smirëzi dhe do të përpiqen të gjejnë diçka që është nënçmuese për të.

Dëshira për skandale është shprehje e kësaj smire të përgjithshme: edhe çfarëdo tregimi kundër gruas tjetër besohet menjëherë pa fakt bindës. Moralizimi i shumëfishtë i shërben po këtij qëllimi: u’a kanë zili atyre që bëjnë mëkat, kurse në të njejtën kohë e konsiderojnë se është virtyt të dënohen ato për mëkatet e tyre. Ky lloj i veçantë i virtytit është sigurisht shpërblim i vetvetes.

Saktësisht po kjo gjë, ndërkaq, mund të vëheret plotësisht edhe ndër burra, me përjashtim se gratë i konsiderojnë rivale të gjitha gratë e tjera, kurse burrat si rregull e kanë këtë ndjenjë vetëm ndaj burrave të profesionit të njejtë.” Filozofia.al / KultPlus.com

– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”

Fati tragjik i jetës së Viktor Hygosë, vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, fatkeqësi…

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldneës.net – bota.al

Viktor Hygo: Të uroj…

…Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…./ KultPlus.com

“Çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë”

Nga Viktor Hygo.

….Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.

Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…./KultPlus.com

Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri

Viktor Hygo është shquar për gjenialitetin e tij përmes fragmenteve e librave që ka lenë pas. “Të mjerët” eshte vepra e njohura të tij, shkruan KultPlus.

Këto janë disa nga thëniet e njohura të këtij autori gjenial:

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

“Asgjë nuk e bën njeriun më aventurier se sa gjepat e zbrazët.”

“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”
“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”

“Zoti, manifestimin e vetë tek njeriu, në shkallën e parë e bënë përmes jetës së univerzit, dhe në shkallën e dytë përmes mendimit të njeriut. Manifestimi i dytë nuk është më pak e shenjtë se i pari. I pari është emëruar Natyrë, i dyti Art.”

“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”

“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”

“Të mjerët” e Viktor Hygos përfundon në një kontenier të Shqipërisë (FOTO)

Dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit dhe u fol mjaft shumë për rëndësinë e librit në emancipim dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore. Por ndryshe nga kjo, ka disa ditë që po qarkullon një fotografi ku një nga librat më të njohur të një shkrimtari të rrallë siç është Viktor Hugo, ka përfunduar në një kontinier së bashku me shumë hedhurina të tjera.

“Të mjerët” është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit francez, Viktor Hygo, që është botuar në vitin 1862, shkruan KultPlus.

“Për të ardhur keq se si përfundon Viktor Hygo në Shqipërinë e mjerë nga njerëzit e mjerë nga mend e kokës…”, shkruhet në postimin e një faqe shqiptare. / KultPlus.com