Rikthehet filmi i famshëm ‘Willy Wonka’

Filmi do të dalë në kinematë amerikane me 15 Dhjetor

Pas aktorëve Gene Wilder dhe Johnny Depp, është Timothee Chalamet që luan në filmin e njohur “Willy Wonka”.

Traileri i filmit u publikua të martën, ku shfaqet aktori 27-vjeçar i filmave të tjerë si “Dune” dhe “Call Me by Your Name” ku luan personazhin e prodhuesit të famshëm të ëmbëlsirave.

Filmi është përshtatje e librit të vitit 1964 për fëmijë të autorit Roald Dahl.

Libri i Dahl-it tregoi historinë e Charlie Bucket, i cili fiton një biletë për të vizituar fabrikën e çokollatës së Wonka-s së bashku me 4 fëmijë të tjerë.

“Filmi tregon historinë e mrekullueshme të ‘Willy Wonka’… çfarë do të thotë çokollata për të dhe pse ai dëshiron kaq shumë të bëhet një prodhues i çokollatës,” thotë regjisori Paul King.

Duke folur për filmin ai shprehet se ka dashur ti qëndrojë besnik librit gjatë kohës edhe kur shkruante skenarin.

Filmi “Willy Wonka” del në kinematë amerikane më 15 Dhjetor./KultPlus.com

Vdes në moshën 90 vjeçare Leslie Bricusse, kantautori i Willy Wonka

Leslie Bricusse, njeriu që qëndron pas këngëve si Candyman dhe Pure Imagination nga filmi i suksesshëm Willy Wonka, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, transmeton KultPlus.

Lajmi u konfirmua nga shoku i tij Dame Joan Collins, i cili tha se ishte “një nga kompozitorët gjigantë të kohës sonë”.

Bricusse kishte një karrierë të bëshme duke shkruar shumë tekste të njohura, përfshirë Talk to the Animals nga Doctor Dolittle.

Ai gjithashtu shkroi tekstin e këngës Bond Goldfinger – së bashku me Anthony Newley – dhe You Only Live Twice.

Bashkëpunimet e tjera me Newley përfshinin Feeling Good, i bërë i famshëm nga Nina Simone.

Dame Joan tha: “Një nga kompozitorët gjigantë të kohës sonë, shkrimtari i Candyman, Goldfinger në mesin e shumë hiteve të tjera, dhe shoku im i madh Leslie Bricusse fatkeqësisht ka vdekur sot./KultPlus.com

Getty Images

Ja si duket ‘Willy Wonka’ i filmit të ri?!

Warner Bros do të nxjerrë filmin “Wonka” në 17 mars të vitit 2023, pas filmit të suksesshëm “Charlie dhe Fabrika e Çokollatave”, i cili do të fokusohet në kohën kur arkitekti i ëmbëlsirave, Willy Wonka ishte më i ri, para se të kishte perandorinë e tij të ëmbëlsirave.

Filmi ka qenë në zhvillim e sipër për rreth katër vjet dhe tani, ka edhe një emër konkret për rolin kryesor, Timothee Chalamet, transmeton KultPlus

Këtë fundjavë, aktori u dha fansave pamjen e parë të Willy Wonka-s, me kapelen klasike dhe një xhaketë kadife.

“Suspanca është e tmerrshme. Shpresoj që të zgjasë”, shkroi ai në Instagram, transmeton tutje KultPlus.

Paramount në vitin 1971 publikoi filmin orgjinal “Willy Wonka & the Chocolate Factory”, me protagonist Gene Wilder në rolin kryesor, bazuar tek novelisti Roald Dahl. Kurse në 2005-ën, Warner Bros shfaq versionin e filmit me protagonist Johnny Depp, film i cili grumbulloi rreth $475 milionë dollarë. / KultPlus.com

Johnny Depp as Willy Wonka (Warner Bros.)